Tag: Donal Veshaj

  • “Më dëgjo dhe më helmo” – Bora zbulon si u pajtua me Donaldin

    “Më dëgjo dhe më helmo” – Bora zbulon si u pajtua me Donaldin

    Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë padyshim një ndër çiftet më të komentuara të momentit.

    Ata u rikthyen sërish bashkë pas shkëputjes që patën dhe gjithë ngjarjeve që pasuan në Big Brother Vip. Bora dhe Donaldi ishin sot për herë të parë bashkë publikisht në “Më lër të flas”, ku zbuluan shumë të vërteta rreth raportit të tyre.

    Pasi doli nga BBV, Donaldi tregoi se i shkroi Semit për ta afruar me Borën por pasi nuk funksionoi, ai i shkroi vetë me mesazhin “Dua të të shkruaj po nuk di çfarë të them”.

    Romeo: E di që kjo është shumë personale, por do doja të dija sesi e rregulluar raportin tuaj, çfarë ndodhi

    Bora: Prit njëherë, kush tha që u rregullua (qesh)

    Donaldi: Nisi me shumë, telefonata ndaj semit, se më vinte zor t’i shkruaja, nuk dija çfarë t’i shkruaja

    Bora: Doje dhe nuk dije?

    Romeo: I pari që ka barë hapin është Donaldi apo jo?

    Bora: Po

    Donaldi: Takova 4-5 herë Semin. Shumë e lodhshme, o Zot I madh sa më ka lodhur. Shumë punë, dersa thotë shkruaji vet se më plase, mesazhi i parë..

    Bora: Dua të të shkruaj po nuk di çfarë të them

    Donaldi: Kjo më tha direk të dua o zot çfarë mashkulli je (qesh).

    Bora: Më kërkoi për të takuar, un nuk doja. Ti thoje më tako të më dëgjosh, pastaj më helmosh.

    Donaldi: Para disa ditësh po shihnim këto bisedat, kur kam parë që i kam thëne më helmo, skandaloze (qesh). Kjo ka qenë domethënë

    Bora: Momenti i parë po.. Është bërë një telenovelë e gjithë kjo histori dhe është tepruar. Unë nuk kam dhën ndonjëherë material. Ka qenë periudhë shumë e vështirë për ne të dy. Gjithçka duhej në privatësi ne na kishte munguar dhe akoma vazhdon të na mungojë. Çdo lloj lëvizje ishte në sy të të gjithëve dhe kjo e ka vështirësuar situatën, Ka pasur raste që e kishim si armik njëri tjetrin.

    Romeo: Një fjalë e vjetër popullore thotë armikun duaje…/Top Channel

  • “Lëkundet” miqësia mes Fifi dhe Donaldit pas stories së mbrëmëshme në emisionin “Më lërë të flas”

    “Lëkundet” miqësia mes Fifi dhe Donaldit pas stories së mbrëmëshme në emisionin “Më lërë të flas”

    Mbrëmë u transmetua episoda e parë e emisionit “Më lërë të flas” nga binjakët më të famshëm për momentin, Donald e Romeo Veshaj.

    Romeo dhe Donaldi në këtë episod patën si mysafir të ftuar këngëtarin Mozzik dhe Lori Hoxhan, njëra nga producentët e “Top-Channel”, shkruan lajmi.net.

    Donaldi kishte realizuar një storie brenda shtëpisë së “BBV” bashkë me rep-artistin Mozzik ku ia tregonte ambientet e shtëpisë.

    Teksa ia tregonte objektin ai i foli edhe për vendin ku është rrezuar këngëtarja Fifi, duke vënë edhe disa gjethe aty.

    “Këtu u rrëzua Fifi”, tregoi Donaldi dhe vendoste gjethe.

    E kjo storie duket se ka acaruar keq artisten nga Kosova, Fifi e cila paralajmëroi padi ndaj Donaldit.

    “Sapo më erdhi një lajm që unë mundem me pa diçka që kam refuzuar ta shoh prej momentit që kam dalë nga “Big Brother” për arsye që gjithë e dinë pse kam dalë. Kam refuzuar ta shoh si skenë”, tregoj ajo

    “Dhe unë nëse shoh sot atë lule në tokë që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po u them përgatituni me gjyqin“, vazhdoi tutje Fifi.

    Për më shumë shikoni videon:

    https://youtu.be/wrYrFpzeBlQ

    Ndryshe Fifi dhe Donaldi kishin një miqësi të mirë dhe ajo e përkrahu Donaldin në finale.

  • “I keni bërë shumë presion Donaldit”, Arbana Osmani jep përgjigjen epike

    “I keni bërë shumë presion Donaldit”, Arbana Osmani jep përgjigjen epike

    “Big Brother” u rikthye këtë vit, pas shumë kohësh pauzë, në një edicion me personazhe të famshëm, e që i ka kaluar pritshmëritë sa i përket shikueshmërisë.

    Madje, për këtë reality show, si asnjëherë më parë kanë qarkulluar edhe “teori konspirative” të shumta.

    Moderatorja e “Big Brother”, Arbana Osmani i është përgjigjur disave prej tyre, dhe pyetjeve të ndjekësve në Instagram.

    Ndër të tjera, një ndjekës ka shkruar se Donaldit i bëjnë aq shumë presion sa ka rënë 15 kg. Arbana i është përgjigjur, por sigurisht me humor, duke mos i marrë aspak seriozisht.

    “Aman ma gjeni atë që i ka bërë presion, të vijë të më bëjë dhe mua, të humbas dhe unë ca kile”, ka shkruar ajo.