Tag: Donld Trump

  • Demokratët, gati me ngritje të  akuzave për shkarkimin e Trumpit

    Demokratët, gati me ngritje të akuzave për shkarkimin e Trumpit

    Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët po shpejton procesin për fillimin e procedurës së shkarkimit të presidentit, Donald Trump.

    Ata pritet që të hënën (11 janar) të paraqesin legjislacionin nëpëmjet të cilit do të kërkohet ngritja zyrtarisht e akuzave për shkarkimin e Trumpit. Presidentit Trump çdo ditë e më shumë po i ngushtohet rrethi, pasi disa republikanë të lartë janë distancuar nga ai, dhe Twitter ka hequr përgjithmonë llogarinë e tij në këtë rrjet social, për shkak të rolit të tij në nxitjen e një sulmi vdekjeprurës të një turme kundër Kongresit, të mërkurën.

    Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve do të prezantojnë artikujt zyrtarë të procedurës së shkarkimit më 11 janar, tha ligjvënësi, Ted Lieu në Twitter. Demokrati nga Kalifornia, i cili ndihmoi në hartimin e akuzave, tha më 9 janar se artikujt kishin marrë përkrahjen e 180 ligjvënësve, shumica dërmuese e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, kërcënoi më 8 Janar se Kongresi do të veprojnë nëse zëvendëspresidenti, Mike Pence, dhe kabineti nuk zbatojnë amendamentin e 25-të të Kushtetutës, për të hequr Trumpin, ose nëse presidenti refuzon të japë dorëheqjen.null

    “Nëse presidenti nuk e lë detyrën menjëherë dhe me dëshirë, Kongresi do të veprojë”, tha Pelosi në një deklaratë, pas një takimi të demokratëve që zgjati rreth 3 orë.

    Largimi i Trumpit nga detyra do të ishte jashtëzakonisht e vështirë, pasi mandati i tij përfundon shumë shpejt. Edhe nëse Kongresi lëviz përpara me akuzat e shkarkimit, javën e ardhshme, të 100 senatorët do të duhet të bien dakord të rikthehen nga pushimi para 19 janarit, për të mbajtur gjyqin.

    Udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McConnell dërgoi një qarkore për senatorët e tij republikanë më 9 janar, duke sugjeruar se çdo gjyq nuk do të fillonte derisa Trump të dilte nga zyra më 20 janar. Një vendim për shkarkim i Senatit kërkon dy të tretat e votave.null

    Demokratët do të kontrollojnë Senatin e ri me një shumicë të pakët 50-50 dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris ka të drejtën e votës.

    Nëse zhvillohet procedura në Kongres, dhe Trump shkarkohet, atëherë atij do t’i ndalohet të kandidojë përsëri për president. Ai ka dhënë sinjale se mund të kandidojë sërish. Një draft i dokumentit të akuzave për shkarkim të përgatitur nga demokratët akuzojnë presidentin për “nxitje të kryengritjes” për inkurajimin e mbështetësve të tij për të sulmuar me dhunë Kongresin. Artikujt gjithashtu akuzojnë Trumpin për pengimin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.

    Ndërkohë, një përplasje mes republikanëve ka shkuar në favor të procesit të shkarkimit të Trumpit, i cili është braktisur nga disa ndihmës dhe dy anëtarë të Kabinetit këtë javë, për sulmit të mbështetësve të tij ndaj Kongresit. Izolimi u thellua pasi Twitter ndaloi përgjithmonë llogarinë e Trumpit “për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”.

    Vendimi i pashembullt nga Twitter, më 8 janar, privon zyrtarin më të lartë të zgjedhur në Shtetet e Bashkuara nga një rrjet social, për t’iu drejtuar drejtpërdrejt 88.7 milionë ndjekësve të tij.

    Senatori republikan, Pat Toomey i Pensilvanisë i tha Fox News më 9 janar se Trump kishte “kryer vepra” por nuk pranoi të angazhohej për të votuar në favor të largimit të Trumpit. Senatori, Ben Sasse nga Nebraska, një kritik i shpeshtë i Trumpit, i tha CBS News se ai “patjetër do të konsideronte” shkarkimin e Trumpit, sepse presidenti “nuk e përfilli betimin e tij”. Senatorja kryesore republikane, Lisa Murkowski, nga Alaska i tha Anchorage Daily News se Trump thjesht “duhet të shkarkohet”.

    Aleatët e Trumpit, përfshirë senatorin, Lindsey Graham dhe udhëheqësin e republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, u kanë kërkuar demokratëve të mos vazhdojnë me procedurën e shkarkimit për të shmangur një “ndarje të mëtejshme”.

    “Nëse kryetarja Pelosi nis këtë çështje në ditët e fundit të presidencës së Trumpit, do të bëjë më shumë dëm sesa dobi”, tha Graham në Twitter, më 8 Janar.

    “Presidenti ka edhe 12 ditë në detyrë dhe një proces shkarkimi ndaj tij vetëm sa do ta ndajë vendin tonë më shumë”, tha McCarthy në një deklaratë më 8 janar.

    “Ne duhet të punojmë së bashku për të ulur temperaturën dhe bashkuar vendin, për të zgjidhur sfidat e Amerikës”, tha ai.

    Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, tha më 8 janar se Trump nuk është “i aftë të shërbejë” si udhëheqës i Shteteve të Bashkuara, por tha se i takon Kongresit të vendosë për këtë çështje.

    Sidoqoftë, Biden la të kuptohej se ai mund të mos preferonte një proces potencialisht të çrregullt dhe përçarës të shkarkimit, pasi ai përqendrohet në unitet për të trajtuar pandeminë e koronavirusit dhe një ekonomi të goditur, që do të ketë nevojë për mbështetjen e republikanëve.

    “Është e rëndësishme ta heqësh atë nga zyra. Mënyra më e shpejtë për të ndodhur kjo është kur të betohemi më 20 janar”, u tha Biden gazetarëve.

    Zhvillimet e shpejta rreth procesit të shkarkimit të tij, erdhën pasi Trump më 6 janar nxiti mijëra ndjekës për të marshuar në Kongres, në kohën kur ligjvënësit ishin mbledhur për të certifikuar fitoren e Bidenit në zgjedhje.

    Trump për javë të tëra bëri pretendime të pabazuara se zgjedhjet ishin vjedhur.

    Mbështetësit e tij hyn me dhunë në Kongres, duke detyruar evakuimin e ligjvënësve të të dyja dhomave. Nga trazirat vdiqën pesë persona, përfshirë një polic.

    Krahas thirrjeve në rritje për largimin e tij nga detyra, Trump dënoi dhunën vdekjeprurëse në Kongres dhe sinjalizoi se ai kishte hequr dorë nga shpresa për të qëndruar në pushtet. Në një video të publikuar më 7 janar, presidenti republikan në ikje bëri thirrje për pajtim dhe premtoi një tranzicion të qetë dhe të rregullt të pushtetit në administratën e Biden.

    Trump adresoi gjithashtu dhunën që rezultoi në vdekjen e katër protestuesve dhe një oficeri policie, duke e quajtur atë një “sulm të neveritshëm” që ndot vendin e demokracisë amerikane dhe e la atë “të zemëruar”.

    Edhe pse Trump tha se nuk do të merrte pjesë në inaugurimin e Bidenit, zëvëndëspresidenti, Mike Pence ka thënë se ai do të marrë pjesë në ceremoni./rel

  • Bllok në të gjitha anët, Trumpi hap rrjetin e vet social

    Bllok në të gjitha anët, Trumpi hap rrjetin e vet social

    Presidenti amerikan, Donald Trump, po planifikon të hapë një rrjet të ri social, pas bllokadës që i është bërë në të gjitha anët.

    Rrjetet sociale Facebook, Instagram e Twitter, pezulluan llogaritë e Trumpit pasi përmes rrjeteve sociale nxiti kaosin në Kongresin Amerikan të mërkurën. Si pasojë e protestave të dhunshme të protestuesve pro-Trump, pesë persona humbën jetën.

    Pas postimeve të njëpasnjëshme, rrjetet më të mëdha sociale njoftuan se kanë bllokuar llogaritë e Trumpit për të parandaluar nxitjet e reja të dhunës para se Joe Biden të inaugurohet president më 20 janar.

    “E kam parashikuar këtë shumë më herët. Kemi negociuar me disa uebfaqe të tjera dhe do të kemi në njoftim të madh së shpejti, derisa po shohim mundësitë e krijimit të një platforme tonën në të ardhmen e afërt. Nuk do të heshtim”, ka shkruar ai në llogarinë e presidentit të SHBA-së në Twitter pak para se t’i bllokohej edhe kjo llogari zyrtare.

    Mesazhi ishte shfaqur në Twitter për pak minuta para se gjiganti teknologjik të fshinte përmbajtjen dhe të mbyllte gjithçka.

  • Frika nga “Çmenduria Trump” demokratët po provojnë t’ia heqin kodet nukleare nga duart

    Frika nga “Çmenduria Trump” demokratët po provojnë t’ia heqin kodet nukleare nga duart

    Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA, Nancy Pelosi, i’u është drejtuar me një letër kongresistëve demokratë ku ka kërkuar që të krijojnë një shumicë në Kongres për t’ia pamundësuar presidentit Donald Trump përdorimin e kodeve nukleare edhe për ditët që i kanë mbetur në krye të shtetit më të fuqishëm në botë.

    “Parandalimi i një Presidenti të sëmurë mendërisht nga Përdorimi i Kodeve Bërthamore: Këtë mëngjes, unë fola me Kryetarin e Shefave të Shtabit Mark Milley për të diskutuar masat paraprake në dispozicion për parandalimin e një presidenti të paqëndrueshëm të fillojë ndërhyrje ushtarake ose të ketë çasje në kodet nukleare dhe urdhërimin e një sulmi bërthamor. Gjendja e këtij presidenti të sëmurë mendërisht nuk do të mund të ishte më e rrezikshme dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbrojtur popullin amerikan nga sulmi i tij i pabaraspeshuar ndaj vendit tonë dhe demokracisë sonë.”, thuhet në letrën e Nancy Pelosit drejtuar kolegëve të saj.

    Pelosi ka kërkuar nga zëvendëspresidenti Mike Pence që të vihet në lëvizje dhe të aktivizojë Amendamentin e 25-të të Kushtetutës me anë të të cilit Trump do të shpallej si i paaftë për të udhëhequr me postin e presidentit dhe në vend të tij do të vinte zëvendëspresidenti Pence, por që ky i fundit ende nuk është përgjigjur në kërkesat e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve.

  • Sa i vërtetë është arrestimi për Donald Trump pas presidencës?

    Sa i vërtetë është arrestimi për Donald Trump pas presidencës?


    Donald Trump do të ecë nëpër oborrin e Shtëpisë së Bardhë për herë të fundit më 20 janarit.

    Mandati do t’i përfundojë, por ka mundësi të ballafaqohet me ndjekje penale për veprimet e kryera para marrjes së detyrës. Por, a mund të shpëtojë ai?

    Për katër vitet e fundit, Trump është mbrojtur nga çdo formë e ndjekjes penale përmes një memorandumi nga Ministria e Drejtësisë, e cila i jep presidentit aktual një lloj imuniteti.

    Por në momentin që largohet nga Shtëpia e Bardhë dhe helikopteri “humbet në re”, ky rregull do të pushojë së zbatuari.

    Sipas The Guardian, Prokurori i Qarkut në Neë York, Cyrus Vancepo heton në mënyrë aktive marrëdhëniet e biznesit të republikanit para dhe gjatë presidencës. Vance në mënyrë të përsëritur theksoi se vuri re “sjellje të gjerë dhe afatgjatë kriminale në organizatën e Trumpit”, transmeton Telegrafi.

    Vlen të përmendet se një hetim i madh tashmë ka përfunduar në të cilin ish-avokati i Trumpit, Michael Cohen u dënua. Gjatë gjyqit, ai pranoi se Trumpi e bleu “heshtjen”e tij.

    Ai gjithashtu tha se ishte Trump që e bindi të merrej me gjëra të tilla. Kjo çështje është mbyllur zyrtarisht, por mund të hetohet përsëri pasi Trump të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

    E gjithë kjo mund të jetë një detyrë e madhe për administratën e presidentit në ardhje, Joe Bidenit. Përveç kësaj, lind një pyetje e rëndësishme: A duhet të hetohet Trumpi dhe a mund të ndiqet penalisht për shkelje të ligjit para dhe gjatë presidencës?

    Duket se gjithçka do të vendoset nga pasardhësi i tij, Biden. Por nëse presidenti i ri nuk e kursen Trumpin, do të jetë një precedent në Shtetet e Bashkuara, sepse deri më tani asnjë president nuk i ka bërë diçka të tillë paraardhësit të tij.

    Edhe kur ata patën mundësinë të dënonin paraardhësin e tyre, ata vendosën të mos e bënin këtë sepse nuk dëshironin të përqendroheshin në të metat e tyre, por në krijimin e një të ardhmeje më të shëndetshme./TCH

  • Donald Trump i shkruan Vjosa Osmanit

    Donald Trump i shkruan Vjosa Osmanit

    Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump i ka dërguar një kartolinë u.d së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për të ja uruar festat e fundivitit.

    Osmani përmes një postimi në Tëitter e ka falënderuar Trumpin për urimin dhe i ka dërguar urime të gjithë amerikanëve duke i dëshiruar shëndet, prosperitet dhe Krishtlindje dhe fundvit të këndshëm.

    “Faleminderit për urimin zotëri President, Donald Trump. Unë i dëshiroj të gjithë amerikanëve shëndet, prosperitet dhe Krishtlindje dhe Vit të Ri të këndshëm. Shpresoj që 2021 të jetë një pikë kthese pozitive në sfidat e përbashkëta me të cilat përballen shoqëritë tona”, ka shkruar Osmani.