Tag: Dua Lipa

  • Presidentja Osmani i ndau Dua Lipës titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës

    Presidentja Osmani i ndau Dua Lipës titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës

    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në Presidencë këngëtarën tonë me famë botërore, Dua Lipa, të cilës i ka ndarë titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës.

    “Sot, Dua Lipës, i ndava titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, sepse ajo vazhdon ta nderojë vendin tonë në çdo hap e çdo paraqitje. E falenderova, në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për gjithçka që ka bërë dhe po bënë që zëri ynë të dëgjohet kudo në botë.

    Dua dhe Anda kishin kënaqësinë e veçantë ta takojnë super yllin tonë, ikonën e pop muzikës, e cila është shndërruar në inspirim e model për vajzat anekënd botës”, shkroi Osmani në Facebook.

    Presidentja theksoi se “ajo po e shfrytëzon zërin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, jo vetëm për t’i ofruar botës këngë që lënë gjurmë, por edhe për ta prezantuar imazhin më të mirë të Kosovës kudo në botë” dhe shtoi se “sot, për shkak të Duas, nuk ka njeri që nuk e njeh Kosovën, të cilën edhe kësaj radhe e ka bërë kryeqendër të kulturës botërore, nëpërmjet festivalit Sunny Hill”.

    “Prandaj sot në Presidencë, së bashku me Prindonin dhe vajzat tona, kishim kënaqësinë që ta presim Duan së bashku me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, për t’i falënderuar për këtë kontribut të madh për imazhin e Kosovës në botë si dhe për ta përsëritur mesazhin tonë të përbashkët për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, i cili njëherit është edhe moto e edicionit të sivjetëm të festivalit Sunny Hill.

    Faleminderit Dua e mirëserdhe në shtëpi”, shkroi Osmani!

  • Nga Gigi Hadid te Bebe Rexha, kështu reaguan të famshmet për videon e Dua Lipës duke vallëzuar me këngë shqipe

    Nga Gigi Hadid te Bebe Rexha, kështu reaguan të famshmet për videon e Dua Lipës duke vallëzuar me këngë shqipe

    Dua Lipa po vazhdon të qëndrojë në Shqipëri së bashku me të dashurin dhe familjen e saj nga ku vazhdimisht po publikon pamje duke promovuar në masë të madhe bregdetin shqiptar.

    Së fundmi përmes një video ajo tregoi se po shijon çdo qast të qëndrimit në Shqipëri ku u shfaq duke kërcyer me gotë mbi kokë e shami në dorë.

    Kjo video u bë virale dhe u pëlqye shumë nga publiku, por të gjithë i kishim sytë te cilët nga yjet botërorë do reagonte në këtë postim dhe ndër to ishte edhe shqiptarja tjetër me famë botërore Bebe Rexha.

    Bebe jo vetëm që e pëlqeu si video, por edhe komentoi disa zemra, duke marrë më pas shumë komente nga fansat që të vijë edhe ajo në Shqipëri për pushime si dhe duan shumë një bashkëpunim mes dyshes.

    Videon e kanë pëlqyer shumë artistë me famë botërore si Chiara Ferragni, Gigi Hadid, shqiptarja tjetër me famë botërore AVA Max, Georgina Rodriguez, Naomi Campbell, kjo e fundit i komentoi edhe disa zemra Duas po në këtë postim.

  • Dua: Protestuesit pro Trumpit janë terroristë

    Dua: Protestuesit pro Trumpit janë terroristë

    Situata në SHBA ka dal jashtë kontrollit pasi që protestuesit pro-Trump sulmuan ndërtesën e Kapitolit.

    Dua Lipa ka reaguar me postime në rrjete sociale në kritika drejtuar ish presidentit amerikan.

    Ajo i quan terrorist protestuesit që kanë shkaktuar trazira duke u lënduar një numër personash, madje edhe policia.

    Ndryshe, mbështetësit e Donald Trump hynë në ndërtesën e Kongresit, që u detyrua të ndërpriste urgjentisht një seancë të jashtëzakonshme që synonte të vërtetonte fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.