Tag: Duda Balje

  • Balje: Haradinaj ishte boss, Hoti ishte i mirë e Kurti është më strikt

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka dhënë komentin e saj lidhur me bashkëpunimin që ka pasur me ish-kryeministrat dhe me kryeministrin aktual, Albin Kurtin.

    Në emisionin “Oxygen”, Balje ka dhënë komente për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, për të cilin ka thënë se “ka qenë boss”, për Hoti që ka thënë se ishte i mirë, kurse për Kurtin tha se është më strikt.

    “Ramushi ka qenë boss. Albini është shumë më strikt. Avdullah Hoti ka qenë shumë i butë, shumë i mirë, i kuptueshëm”, ka deklaruar Balje në këtë emision.

    Tutje, në këtë intervistë, Balje flet edhe për viktimat e dhunimit në Kosovë, e edhe për rastet kur dhunues janë policët.

    Ndër të tjera, moderatori i emisionit u tall pak edhe në lidhje me shpenzimet e deputetes Balje për udhëtime brenda Kosovës, e cila u rendit e dyta në këtë listë me rreth 25 mijë euro të shpenzuara nga viti 2011, kur është miratuar rregullorja për privilegjet e deputetëve. Ai i tha se “po t’i shtoj edhe 5 euro për benzinë se më duket e ke lënë kerrin dhezë”. /

  • Policia arreston kreun e Kllokotit një ditë pasi Duda Balje denoncoi dallavere me vota

    Policia arreston kreun e Kllokotit një ditë pasi Duda Balje denoncoi dallavere me vota

    Prokuroria Speciale ka njoftuar sot se është arrestuar Kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanovic, nën dyshimet për dallavere me vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Arrestimi i tij vjen veç një ditë pasi që deputetja Duda Balje përmes një shkrimi në Facebook tha se partisë së saj iu janë humbur disa vota pikërisht në Kllokot.

    Ajo ka bërë të ditur se partia e saj në fakt kishte 147 vota në Kllokot e kjo është vërtetuar pas rinumërimit të urdhëruar nga PZAP-ja.

  • Duda Balje: Lista Serbe po synon të marrë 2/3 në Kuvend, kjo është e rrezikshme

    Duda Balje: Lista Serbe po synon të marrë 2/3 në Kuvend, kjo është e rrezikshme

    Kryetarja e Listës së Bashkimit Socialdemokrat, Duda Balje, ka thënë se janë bërë gati për fushatë dhe zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.

    “Gati jemi për zgjedhje, kemi bërë punë edhe për logjistikë edhe listën e kemi gati – sot po presim shortin për renditjen dhe të fillojmë fushatën”.

    Balje në Sytë 7 në Klan Kosova foli edhe rreth problemeve që kanë me Listën Serbe rreth përfaqësimit të minoriteteve brenda Kuvendit të Kosovës.

    “Lista serbe donë vota për vete, por kanë vendin e rezervuar dhe deri tash nuk kanë pasur konkurrencë e për këtë për ta ka qenë e lehtë të fitojnë 10 vende brenda Kuvendit. Pas deklarimit të ish-ministrit Rakiq ne kemi nis të dyshojmë se ata janë të interesuar edhe për më shumë ulëse”.

    “Ata tashmë kanë filluar iniciativën e re të boshnjakëve dhe romëve në Mitrovicë dhe Graçanicë – kjo ende mbetet vetëm dyshim pasi nuk jemi të sigurt, por ne mund të shohim një plan sepse ata moti janë duke bashkëpunuar me vendin e goranëve brenda Parlamentit dhe tash ndoshta janë të interesuar për të siguruar edhe një vend boshnjakëve dhe romëve”.

    Tutje Balje tregoi se Lista Serbe ka synim të marrë 2/3 brenda Kuvendit të Kosovës dhe kjo gjë është e rrezikshme.

    “Mendoj se qëllim është të kenë 2/3 e komuniteteve brenda Kuvendit dhe kjo tregon fuqi”, tha Balje.

    “Kjo gjë është e rrezikshme pasi nëse mund të mbërrijnë 2/3-tat atëherë disa ligje të fuqishme nuk mundesh me i votu me Kushtetutë pa pasur 2 të 3-tat. Mendoj se ky plan është duke u realizu dhe kjo për ta është e lehtë pasi pas zgjedhjeve kanë pasur 10 mijë vota shtesë dhe nëse prap ndodh e njëjta ata mund të shpërndajnë shumë lehtë ato 10 mijë vota në iniciativa që vet kanë formuar dhe të realizojnë planin e tyre”, tha Balje.

    Balje tregoi se nuk di nëse Lista Serbe do të ketë ndonjë bashkëpunim me ndonjë subjekt politik kosovarë.

    “Unë nuk e di nëse do të kenë ndonjë bashkëpunim me ndonjë parti kosovare, por në një emision televiziv kam dëgjuar se ata do të kenë bashkëpunime. Mbase ata kanë bërë ndonjë marrëveshje”.