Tag: Edith Harxhi

  • Larg duart nga Kosova, Alexander Vuçiç!

    Larg duart nga Kosova, Alexander Vucic! Dje dhe sot, përveç djegies dhe dhunimit të disa institucioneve në Zubin Potok, Serbia ka dërguar tanke dhe avionë luftarak në Jarinë.

    Burime nga Kosova thonë që mbrëmë helikopterë ushtarak të Serbisë kanë hyrë edhe në territorin e Kosovës. Qeveria e Kosovës tashmë duhet të reagojë si qeveri e një shteti të pavarur dhe të ruajë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës. Nuk është më as 1990-ta, as ‘98-ta dhe as 2004-a.


    Provokimet Serbe duhet të marrin fund dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të kuptojë që Ballkani është në rrezik dhe Serbia nuk ka ndryshuar as pas 20 vjetësh.
    Kush prek Kosovën ka prekur Shqipërinë!

    Shkruan: Edith Harxhi

  • Kush është Edith Harxhi, gruaja që me shumë gjasa do t’i marrë vendin Bashës?

    Kush është Edith Harxhi, gruaja që me shumë gjasa do t’i marrë vendin Bashës?

    Edith Harxhi është zyrtarisht rivalja e dytë e Lulzim Bashës për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, në zgjedhjet që do të zhvillohen më 13 qershor.

    Por kush është zonja Harxhi? Ajo ka studiuar në Universitetin e Edinburgut, Britani e Madhe dhe është diplomuar me Bachelor of Arts në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

    Edith Harxhi drejton organizatën “think tank” të pavarur “Albanian Policy Center”, e cila merret me hartimin e politikave, analizave dhe kërkimeve mbi çështjet ndërkombëtare, politikën e jashtme dhe qeverisjen shqiptare, sigurinë dhe marrëdhëniet midis vendeve të Evropës Juglindore dhe marrëdhëniet e tyre evropiane dhe trans-Atlantike.

    Në vitet 2005-2013, ajo ka shërbyer si zëvendësministre e Jashtme. Ndërsa mbante këtë post, ajo ishte përgjegjësi për diplomacinë shumëpalëshe dhe marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare, si me NATO-n dhe procesin e integrimit. Gjithashtu, ishte përqendruar edhe në marrëdhëniet e Shqipërisë me shtetet e tjera të Europës Juglindore dhe shqiptarët e rajonit. Harxhi ka qenë e dërguara speciale e qeverisë shqiptare në shumë kryeqytete të botës dhe organizata ndërkombëtare me qëllim që të lobonte për pavarësinë e Kosovës.

    Nga viti 2003 deri në vitin 2005 ajo ka punuar si këshilltare ndërkombëtare e UNDP-së, duke këshilluar Kryeministrin e Kosovës për çështjet e sigurisë dhe krijimin e Zyrës së Sigurisë Publike. Ajo gjithashtu shërbeu në Zyrën e UNMIK-ut për Çështje Gjinore dhe bashkëhartoi në partneritet me grupet e grave nga parlamenti dhe shoqëria civile, Ligjin e parë të Barazisë Gjinore të Kosovës.

    Zonja Harxhi flet rrjedhshëm anglisht, turqisht, italisht, si dhe frëngjisht.

    Teksa shpalli kandidaturën për kryetarin e Partisë Demokratike, Harxhi u shpreh: “Duhet të jetë një garë e hapur, transparente dhe e barabartë. Deri tani nuk është një garë e tillë. Shpresojmë shumë që PD-ja të rikthehet në vlerat që ka pasur, të konkurrencës së barabartë dhe të transparencës”, tha zonja Harxhi. “Ky është një moment mjaft i vështirë për Shqipërinë, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Dhe mendojmë që ajo që ofroj unë dhe ne si grup është një reformim i thellë i PD-së mbi idealet e vitit 1990-91, PD ka nevojë për një fillim të ri sa më parë”.

    Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike do të mbahen më 13 qershor.