Tag: Energjia Elektrike

  • Prej sot KOSTT-i operon i pavarur nga Serbia

    Prej sot KOSTT-i operon i pavarur nga Serbia

    Prej sot KOSTT-i operon i pavarur, duke hapur kështu një histori të re si zonë rregulluese brenda bllokut Shqipëri-Kosovë.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah  Hoti, pavarësimin energjetik të Kosovës e vlerësoi si një sukses të madh për vendin.

    “Kjo është një arritje e madhe, e cila ka ndodhur, pasi që KOSTT-i ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara me marrëveshje dhe tani po operon i pavarur”,  tha kryeministri Hoti, ku shtoi se, nga sot është vënë në funksion edhe linja e re me Shqipërinë.

    Ai nënvizoi se mbështetja e Qeverisë së Kosovës për sektorin energjetik, do të jetë maksimale, ngaqë stabiliteti energjetik është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit, për rritje të investimeve të brendshme dhe atyre të jashtme, si edhe në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

    Këto komente kryeministri Hoti i bëri gjatë vizitës në  KOSTT, ku ishte i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi.

  • Rriten çmimet në energji në tre muajt e fundit

    Rriten çmimet në energji në tre muajt e fundit

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë të vitit 2020.

    Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit shënoi rritje për 0.5% në këtë tremujor, krahasuar me tre mujorin e dytë të 2020. Rritje më të madhe kishte: energjia 2.6%, transporti 2.5%, materialet 0.7%, kurse makineritë e tjera 0.3%.

    Rritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me uljen e çmimeve te pagat (-0.8%) dhe kostot e tjera (-0.7%) .

    Ndërkaq, krahasuar tre mujorin e tretë me të njëjtën periudhë të vitit 2019, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pësoi rënie për (-0.4%). Rënia e indeksit kryesisht u vërejt te kategorit: pagat (-3.8%); energjia (-0.5%); dhe kostot e tjera (-0.3%).

    Ndërsa, ngritje pati te: makineritë (1.5%), transporti (0.9%), dhe materialet (0.2%).