Tag: Enver Hoxha

  • Hoxhaj insiston: VV-ja duhet t’i bëjë ftesë serioze PDK-së për rrëzimin e Qeverisë Hoti

    Hoxhaj insiston: VV-ja duhet t’i bëjë ftesë serioze PDK-së për rrëzimin e Qeverisë Hoti

    Ushtruesi i detyrës si kryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se VV-ja e ka ngritur mocionin për mosbesim dhe ajo duhet të jetë serioze e t’i bëjë ftesë PDK-së.

    “Vetëvendosja nëse është e interesuar që t’i japë fund kësaj Qeverie, duhet të na bëjë ftesë serioze. VV-ja e ka nisur mocionin, le të bëjnë ftesë dhe takohemi. Po ta kishte nisur PDK-ja mocionin do ta kishte ftuar Vetëvendosjen, qëndrimi ynëi është i kristaltë”, ka vlerësuar Hoxhaj.

    Hoxhaj ka thënë se PDK-ja është e gatshme për t’u marrë vesh me Isa Mustafën.

    “Mendoj se me zotin Hoti, nuk kem nevojë fare për takim. Vetëm me zotin Mustafa për ne është partner. Ne jemi opozitë ata janë Qeveri. Qasja jonë është e qartë, ne duam që vendi të mos mbetet pa kreun shtetëror, që Kosova të ketë president dhe jemi të gatshëm të japim votat tona, por presidenti duhet të zgjedhet nga Partia Demokratike e Kosovës. Kjo nuk nënkupton raport të ri me Qeverinë, por vetëm sjellje shtetërore”, u shpreh ai para medias.

  • Hoxhaj “shuplakë” Haradinajt: Po të shkojmë në zgjedhje AAK merr vetëm gjashtë për qind

    Hoxhaj “shuplakë” Haradinajt: Po të shkojmë në zgjedhje AAK merr vetëm gjashtë për qind

    Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se Gjykata Speciale e ka goditur PDK-në nga jashtë kurse Ramush Haradinaj nga brenda.

    Hoxhaj thotë se pas akuzave të Speciales, Haradinaj reagoi duke shpallur kandidaturën për president.

    Ai thotë se Haradinaj po u bën shantazh partive në vend që ta bëjnë president atë.

    Specialja e ka goditur PDK-në nga jasht, e Haradinaj është i vetmi që po na godet nga brenda. Haradinaj reagoi nga të parët prej akuzave, ai shpalli kandidaturën për president. Haradinaj tre ditë pas arrestimit të kryetarit Veseli na kërrcënoi se nëse nuk ka zgjidhje për presidentin do shkojmë në zgjedhje. Haradinaj po bën shantazh drejt partive në vend por edhe PDK-së, po të kishte seriozitet do ta nderonte PDK-në duke pritur PDK-në dhe ta mbështeste një kandidat të PDK-së“, deklaroi Hoxhaj në Klan Kosova.