Tag: Enver Hoxhaj

  • Enver Hoxhaj: Rusia e goditi tre herë Kosovën javën e kaluar, ne dështuam në kundërgoditje

    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një reagimi ka thënë se Kosova po dështon ta kundrgodasë Rusinë përkundër të gjitha deklaratave sulmuese të fundit të bërë ndaj kësaj të fundit ndaj Kosovës.

    Sipas tij, Kosova është vija e parë e fushatës agresive ruse në Ballkan, ku vetëm gjatë javës së kaluar tri herë Kosova u godit direkt.

    “Në fillim të javës Putini akuzoi NATO-n për bombardimin e Serbisë. Por, mori përgjigje nga Kancelari Scholz i cili i tha se NATO ndali gjenocidin serb në Kosovë!

    Në fund të javës së kaluar, Lavrovi, akuzoi Shqipërinë dhe Kosovën që po rekrutojnë mercenarë për luftën në Ukrainë! Në fund, edhe një eurodeputete franceze pro ruse gënjeu gjithashtu diçka edhe kundër Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj.

    Postimi i plotë:

    Rusia është gati ta fillojë edhe një luftë tjetër kundër Ukrainës. Kosova është vija e parë e fushatës agresive ruse në Ballkan, ku vetëm gjatë javës së kaluar tri herë Kosova u godit direkt!Në fillim të javës Putini akuzoi NATO-n për bombardimin e Serbisë. Por, mori përgjigje nga Kancelari Scholz i cili i tha se NATO ndali gjenocidin serb në Kosovë! Në fund të javës së kaluar, Lavrovi, akuzoi Shqipërinë dhe Kosovën që po rekrutojnë mercenarë për luftën në Ukrainë! Në fund, edhe një eurodeputete franceze pro ruse gënjeu gjithashtu diçka edhe kundër Kosovës!

    Kjo tregon që Kosova veçse është pjesë e betejës propagandistike të luftës në Ukrainë! Këtu goditet Kosova, por edhe partnerët tanë perëndimor!

    Një goditje e strukturuar ndaj Kosovës e asesi një rast i izoluar, por, ky nuk është fundi!

    Para luftës kundër Gjeorgjisë në 2008, aneksimit të Krimesë në 2014, referendumeve për pavarësi të Katalonisë dhe të Skocisë më vonë e zgjedhjeve parlamentare apo presidenciale në disa vende të BE-së, vet Putini dhe diplomatë rusë përmes dezinformimit dhe lloj-lloj gënjeshtrje kanë goditur Kosovën!Në të kaluarën, çdoherë qëllimshëm dhe në mënyrë të menduar mirë kemi reaguar kundër propagandës ruse në mënyrë zyrtare, duke dërguar dokumente strategjike në pjesë të ndryshme të botës për t’i shpërfaqë gënjeshtrat e tyre në mediat botërore!

    Shpesh brenda ditës është mbledhë edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të koordinuar qëndrimet dhe veprimet në nivel shteti!

    Qeveria e Kosovës po dështon të kundërgodasin Rusinë sepse nuk mjafton një postim në “Twitter” si reagim ad-hoc e as një deklaratë për mediat tona për të na bindur se po ndodhë diçka! Goditja ruse e javës së fundit ka mundur ta përcaktojë numrin aq të vogël të takimeve dhe nivelin e ultë gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih!

    Por, ndoshta krerët shtetërorë që ishin atje nuk e kuptojnë as kah po ju vjen!Për të përballuar këtë kampanjë të dezinformimit, duhet reagim shtetëror dhe betejë të cilën duhet bërë çdo ditë për ta çmontuar dhe dekonstruktuar gënjeshtrën ruse!

    Nëse përshkallëzohet kriza atje, Rusia dhe Serbia do të jenë edhe më agresive në Ballkan dhe veçanarisht kundër Kosovës në çdo forum ndërkombëtar e në shumë media perëndimore dhe më gjerë! Këshilli i Sigurisë Kombëtare është adresa më e duhur për një gjë të tillë, i cili të paktën për opinion publik, që kur ka filluar kriza e Ukrainës dhe goditjet ruse kundër Kosovës nuk është takuar asnjëherë! E Serbia e ka mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të mbështet rusët në betejën e tyre kundër Kosovës ose për të qenë vetë platformë ruse në Ballkan kundër nesh.

  • Hoxhaj: Entiteti territorial dhe autonomia për serbët e Kosovës janë dy rreziqet nga dialogu

    Hoxhaj: Entiteti territorial dhe autonomia për serbët e Kosovës janë dy rreziqet nga dialogu

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se qëndrimi i PDK-së, për dialogun është se Kosova duhet tjetër aty ku është edhe Amerika. Ai gjatë një diskutimi virtual me Kongresin Pashqiptar Amerikan ka thënë se Qeveria e Kosovës është ende pa një platformë për këtë proces.

    Ndër të tjera Hoxhaj, theksoi se PDK-ja e mirëpret një platformë të tillë të qeverisë në Kuvendin e Kosovës.

    “Duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, unë ritheksova qëndrimin e PDK-së se Kosova duhet të jetë aty ku është Amerika. Fatkeqësisht, Qeveria e Kosovës, si përgjegjëse për dialogun, sot është pa një platformë që ngërthen në vete parimet, qëllimet, afatet kohore dhe vijat e kuqe të dialogut. PDK pret një platformë të tillë në Kuvendin e Kosovës, si vendin e vetëm ku duhet të flitet dhe të merren vendime në lidhje me këtë çështje”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

    Më tutje Hoxhaj tha se komunitetit shqiptar në Amerikë u ka folur edhe për dy rreziqet që ka në vetvete procesi i dialogut.

    “E para, Kosova rrezikon të mbetet si një entitet territorial duke humbur kapacitetin e mirëfilltë për të qenë akter i barabartë si shtetet tjera – nëse Qeveria e Kosovës nuk e ka seriozisht anëtarësimin e saj në OKB. Kjo do të ishte humbje e një rasti historik për ta përmbyllur shtetndërtimin e Kosovës. Dhe, rreziku i dytë që paraqitet është autonomia për serbët e Kosovës dhe statusin e ekstraterritorialitetit për Kosovën, që do të shkatërronte përbrenda shtetësinë tonë. Kjo do të forconte pozitën e shtetit serb në Kosovë, ngjashëm si në Bosnje”, ka shkruar më tutje ai.

    Postimi i plotë:

    Edhe pse virtual, me Kongresin Panshqiptar Amerikan (KPA) patëm një diskutim shumë të ngrohtë dhe tejet përmbajtësor. Themeluesit dhe anëtarët e këtij kongresi i falënderova për angazhimin serioz dhe konrekt për shqiptarët gjithandej, posaçërisht për Kosovën dhe çështjen tonë. Përkundër sfidave të tyre, faktori shqiptar vazhdon të mbetet ndër më të rëndësishmit në Ballkan.

    Duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, unë ritheksova qëndrimin e PDK-së se Kosova duhet të jetë aty ku është Amerika. Fatkeqësisht, Qeveria e Kosovës, si përgjegjëse për dialogun, sot është pa një platformë që ngërthen në vete parimet, qëllimet, afatet kohore dhe vijat e kuqe të dialogut. PDK pret një platformë të tillë në Kuvendin e Kosovës, si vendin e vetëm ku duhet të flitet dhe të merren vendime në lidhje me këtë çështje.

    Me Kongresin Panshqiptar diskutuam edhe për rreziqet që ka në vetëvete ky proces i dialogut.

    E para, Kosova rrezikon të mbetet si një entitet territorial duke humbur kapacitetin e mirëfilltë për të qenë akter i barabartë si shtetet tjera – nëse Qeveria e Kosovës nuk e ka seriozisht anëtarësimin e saj në OKB. Kjo do të ishte humbje e një rasti historik për ta përmbyllur shtetndërtimin e Kosovës.

    Dhe, rreziku i dytë që paraqitet është autonomia për serbët e Kosovës dhe statusin e ekstraterritorialitetit për Kosovën, që do të shkatërronte përbrenda shtetësinë tonë. Kjo do të forconte pozitën e shtetit serb në Kosovë, ngjashëm si në Bosnje.

    Prandaj, duke parë sfidat, rreziqet dhe paaftësinë e Qeverisë së Kosovës për t’u ballafaquar seriozisht me këtë çështje, si kryetar i PDK-së kërkova edhe nga Kongresi Panshqiptar lobimin e mëtejshëm në Ëashington, si adresën historike në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

    Në fund, me Kongresin Panshqiptar Amerikan u dakorduam që të vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit dypalësh drejt dy qëllimeve: Përfundimit të shtetësisë së Kosovës dhe afrimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

  • PDK-ja kërkon president konsensual

    PDK-ja kërkon president konsensual

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do të lejojë që i gjithë pushteti të kontrollohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti, ka thënë sot u.d. i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

    Në një konferencë për media, Hoxhaj ka deklaruar se PDK-ja nuk ka votë për Vjosa Osmanin, kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente.

    Sipas Hoxhajt, votimi i Vjosa Osmanit për presidente do ta vendoste Kosovën “në një pozicion shumë të rrezikshëm”.null

    “Zonja Osmani nuk ka platformë. Unë nuk e di se cili është qëndrimi i saj për temat rajonale, për temat e brendshme, për temat e jashtme, çka do duhej ta dëgjonim një gjë të tillë. Së fundmi, zgjedhja e saj si presidente do ta vendoste Kosovën në një pozicion shumë të rrezikshëm, ku de jure dhe de facto pushteti do të koncentrohej në duar të një njeriu, të Albin Kurtit”, ka thënë ai.

    Hoxhaj ka thënë se do të ishte i rrezikshëm kontrollimi i të gjitha pushteteve kryesore nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

    Kreu i PDK-së është shprehur se partia të cilën momentalisht e udhëheq ai, është pro votimit të një kandidati konsensual. Ka thënë se Vjosa Osmani nuk e përmbush këtë kriter.

    “Prandaj, PDK-ja është kundër një sistemi një partiak që ta udhëheq vendin dhe ne jemi për një kandidat konsensual i cili do t’i kontribuojë shtetit dhe të gjithë shoqërisë së Kosovës”, ka deklaruar Hoxhaj.

  • Enver Hoxhaj deklarohet pas takimit me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

    Enver Hoxhaj deklarohet pas takimit me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

    Enver Hoxhaj ka dalë para medieve pasi ka përfunduar takimi me liderin e VV-së, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

    Ai ka thënë se kanë pasur biseda konstruktive e parimore

    “Kishim një takim shumë të mirë me Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, jemi të lumtur që propozimi jonë u pranua që të dialogojmë me fituesin ne si opozitë”.

    “Biseda ka qenë konstruktive dhe parimore”.

    “Qasja jonë është se para se të folët për president, të flitet për parime”.

    “Ne kemi nevojë për unitet tek populli dhe bashkon politikën dhe ruan partenertitetin ndërkombëtar”.

    “Pas 10 vitesh takimi i parë dhe një komunikimi normal mes Qeverisë së ardhshme dhe opozitës”.

    Enver Hoxhaj e quan “shumë të mirë” takimin me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

    Kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur pas takimit që pati në Kuvend të Kosovës me kreun e LVV-së, Albin Kurtin dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmanin.

    “Kishim një takim shumë të mirë me kryetarin e LVV-së dhe me zonjën Osmani nga koalicioni fitues i këtyre zgjedhjeve, ishte një takim pas kërkesës sonë që PDK që procesi i formimit të institucioneve mund të ndodhë vetëm me një dialog të brendshëm në mes të opozitës dhe atyre që kanë fituar këto zgjedhje.

    Qasja jonë ka qenë konstruktive dhe parimore. Ne kemi pas kërkesa dhe cështje të qarta që i kemi ngritë. Së pari ne mendojmë që në procesin e krijimit të institucioneve edhe ëpr presidentin duhet të flitet për parime para se të flitet për personin”, ka thënë ai.

    Hoxhaj në këtë takim ishte me sekretarin e partisë, Uran Ismailin.

    Kurti dhe Osmani kanë ftuar në takim kreun e PDK-së, AAK-së dhe LDK-së. Sot të dy do të takohen edhe me Ramush Haradinajn, derisa takimi me kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhikun, sipas këtij të fundit, mund të shtyhet për të premten.