Tag: Enver Maloku

  • Pamje të rralla nga dita kur u vra Enver Maloku 22 vite më parë (Video)

    Pamje të rralla nga dita kur u vra Enver Maloku 22 vite më parë (Video)

    Sot bëhen 22 vjet nga vrasja e veprimtarit të LDK-së, Enver Maloku.

    Enver Maloku i cili ishte kreu i Qendrës Informative të Kosovës, u vra më 11 janar 1999, në një kohë kur situata ishte mjaft e rënduar nga lufta.
    Pak metra prej banesës së tij në përdhes të një blloku banesash në Breg të Diellit, në sytë e gruas dhe të fëmijëve, atentatorët e vranë Enver Malokun, i cili ndërroi jetë pak minuta më vonë në spitalin e Prishtinës.

    Mediat e huaja e kishin përcjellë me interes edhe funeralin e veprimtarit të LDK-së, i cili ka mërita të mëdha në informimin e publikut në një kohë mjaft të vështirë për Kosovën, shkruan Magazina.

    Pas vrasjes së Malokut rreth 70 gazetarë kishin marshuar në rrugët e Prishtinës.

    Pamje nga funerali i Enver Malokut:

  • “Dy dekada pa zëdhënësin e lirisë!”

    “Dy dekada pa zëdhënësin e lirisë!”

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntinë Maloku, ka kujtuar veprimtarin Xhemail Mustafa, në 20 vjetorin e vrasjes së tij, shkruan Gazeta Blic.

    Në një fotografi të publikuar nga Maloku, Xhemail Mustafa, shihet i shoqëruar nga veprimtari tjetër i vrarë, Enver Maloku.

    “2 dekada pa zëdhënësin e lirisë!”, ka shkruar Maloku.