Tag: Eulex

  • Këshilltari i Osmanit: Kemi pranuar sms se Eulexi do ta bastisë Presidencën derisa po ktheheshim nga vizita te varri i Rugovës

    Këshilltari i Osmanit: Kemi pranuar sms se Eulexi do ta bastisë Presidencën derisa po ktheheshim nga vizita te varri i Rugovës

    Faton Peci, këshilltari i ushtrueses së detyrës së Presidentit, Vjosa Osmanit ka thënë se kishte pranuar një mesazh nga sekretari Driton Gashi se Eulexi do ta bastiste Zyrën e Presidentit.

    Peci tha se këtë mesazh e kishte pranuar derisa po ktheheshin nga Velania bashkë me Osmanin ku kishin shkuar për nderime te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

    “Me datën 6 kemi pasë një agjendë të ngarkuar, fillimisht ka qenë nderime te varri i presidentit Rugova dhe rrugës derisa po ktheheshmi kam pranuar një sms prej sekretarit Driton Gash i cili më njofton se Eulexi do t;i bastisë zyret e Presidences, e kam te shkruar në sms. Ne jemi spostu në zyrën e kryetares së Kuvendit i kemi anulu disa takime në ndërkohë derisa ne po diskutonim,presidentja më bën me dije se unë jam personi përgjegjës në Presidencë dhe unë shkoj për të pa cilat janë zhvillimet në Presidencë dhe a po realizohet aksioni i Eulexit. Momentin kur jam futur në Kabinet zotri Gashi ka qenë me telefon në dorë afër sefit duke tentu që ta hapë kasafortën”, tha Peci në Rubikon.null

    “Rastin e kemi denoncu në Polici. Me fjalë të tjera e kam zënë në flagrance duke e sulmu institucionin e parë të RKS presidencën. Është zënje në flagrancë sepse ata e kanë sulmu institucioni. Unë i kam pyet me autorizim të kujt po e ndërrmerni një veprim të tillë, ai ka deklaru se nuk leojn që këto dokumente më ran ë dorë të Eulexit. Kam kontaktu ud ajo tha se nuk ka info pastaj më ka konfirmu që në kontakt me Eulexin nuk do të ketë bastisje”, shtoi Peci.

  • Malcolm Simmons: U hetova nga persona të EULEX’it që unë i kisha akuzuar për veprime të gabuara

    Malcolm Simmons: U hetova nga persona të EULEX’it që unë i kisha akuzuar për veprime të gabuara

    Ish-presidenti i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, i ka hedhur poshtë akuzat e EULEX-it, ndërsa thotë se hetimi i Bashkimit Evropian ndaj tij ishte veçse një hakmarrje, shkruan Gazeta Express.

    Gazeta Express ka publikuar dje letrën që Simmons e ka dërguar në Kuvend të Kosovës. Në këtë letër Simmons tregon për punën që ka bërë në EULEX, emërimin e tij dhe thotë se gjatë mandatit të tij ka qenë i njoftuar për këto shkelje.

    Por, sot Simmons tregon qartë arsyet pse EULEX’i u hakmor ndaj tij. Ai pretendon se i gjithë hetimi ndaj tij ishte një mashtrim. Ekipi të cilin e hetonte Simmonsin, sipas tij, përbëhej nga anëtarë ishin të akuzuar pikërisht nga Simmons.

    “Bashkimi Evropian filloi një hetim disiplinor kundër meje, pasi kishte marrë ca kopje të email-eve të mia private, të cilat zbuluan se isha një sinjalizues. Mënyra se si këto emaile u morën ishte e paligjshme, kjo ndodhi nga një gjykatës i EULEX’it, që është misioni për sundimin e ligjit i Bashkimit Evropian.

    Hetimi disiplinor ndaj meje ishte bërë si hakmarrje për faktin se isha sinjalizues.

    EULEX’i i referohet këtij hetimi si i pavarur, drejtuar nga një gjykatës, ku akuzohem për veprime jo të duhura. I gjithë ky hetim ishte një mashtrim.  
    Ekipi i cili bëri hetimin, u emërua nga persona që unë i kisha akuzuar për veprime të gabuara”, ka thënë Simmons.

    Tutje, ai ka treguar në detaje se si ka ndodhur ecuria e hetimit ndaj tij. Simmons tha se kërkoi hetim të pavarur nga Mogherini dhe ambasadorët e PCS’së në Bruksel, megjithatë pa sukses.

    “Hetimi u drejtua nga persona të cilët përcollën emailet e mia private. Më tej, ekipi i këtij hetimi, raportoi tek njerëzit që unë kisha akuzuar. Padyshim që ky nuk ishte një hetim i pavarur dhe kurrë nuk kishte për qëllim, të ishte i pavarur. Mogherinit si dhe ambasadorëve të PSC akredituar në Bruksel, ku kërkoja një hetim të pavarur. Nga përfaqësuesja e Lartë nuk mora përgjigje. As nga ambasadorët e vendeve të BE’së në Bruksel.

    Gjykatës i cili drejtoi këtë hetim, kishte në dispozicion e-mailat e mi privatë, të hakuar.

    Ky hetim ishte me të vërtetë i mangët. Personat që unë akuzova për veprime të gabuara, të cilët merrnin email-et e mia private, iu referuan akuzave të mia si akuza të mangëta dhe i drejtuan në bord disiplinor.

    Bordi disiplinor u emërua nga vetë personat që unë kisha akuzuar për sjellje të rënda dhe përfshinte persona që ishin nën hierarkinë e personave që unë kisha kauzuar për sjellje të keqe dhe u raportonin atyre.
    Ky hetim ishte i njëanshëm dhe gjetjet e tyre, ishit të sajuara nga ata që kisha akuzuar.

    E theksoj, ky nuk është hetim i pavarur dhe i paanshëm dhe as që ishte menduar të ishte i tillë. Unë isha figurë që duhej ndëshkuar sepse kërkoja sundimin e ligjit në Kosovë”, tha Simmons për Kanal10.
    Simmons gjithashtu pretendon se të gjitha këto të janë të dokumentuara dhe do t’i ofrojë në ndonjë hetim të pavarur nëse do të ndodhë në të ardhmën.

    “Çështjet të cilave po u referohem më sipër, janë të dokumentuara plotësisht, dhe do t’i vendos ato si prova para cdo hetimi të pavarur.
    Bashkimi Evropian refuzoi të kryejë një hetim të pavarur në lidhje me aksesin e paligjshëm, në email’et e mia private, përkundër kërkesës së vazhdueshme nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

    Tribunali i Punësimit në Mbretërinë e Bashkuar hodhi poshtë çështjen kundër të paditurve në Bashkimin Evropian, jo se gjykata nuk kishte ndonjë çështje për tu përgjigjur nga BE, por se zbuloi që nuk pati asnjë juridiksion për të dëgjuar akuzat.
    Unë e mirëpres faktin që parlamenti i Kosovës tani po shqyrton kërkesën time, për të kryer një hetim mbi sundimin e ligjit në Kosovë dhe mezi pres që të gjitha këto çështje të jenë temë e një diskutimi të hapur publik”, shtoi Simmons.