Tag: Familja Jashari

  • 24 vjet nga rënia heroike e Jasharëve


    Sot bëhen 24 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari në Prekaz.

    Në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi u rrethua nga forca të shumta ushtarake dhe policore serbe. Më 5 mars fillon sulmi ndaj tyre e që zgjatë deri më 7 mars nga ku vetëm një e mbijetuar del nga ajo masakër.

    55 njerëz mbetën të vrarë në Prekaz ato ditë, 22 prej të cilëve nga familja e ngushtë e komandantit Adem Jashari, ndërsa mes datave 5-6 mbijeton djali i Rifat Jasharit, Bashkimi, e sulmit deri në fund arrin t’i shpëtojë vetëm Besarta, vajza e Hamëz Jasharit.

    Me rënien e Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën me çka i hapi shtigjet e lirisë. Jo rastësisht , në Prekaz, në lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, pavarësi e demokraci, e pikërisht në këto tri ditë vëmendja e kombit shqiptar kthehet nga Prekazi.

    Në nder të rënies heroike të Adem Jasharit dhe familjes së tij, si çdo vit edhe sot organizohen aktivitete, nisur nga ceremonia në FSK dhe bëhen homazhe në Prekaz.

    “Koha Ditore” ruan në arkivin e saj fotografi që fotoreporteri Alban Bujari i ka shkrepur në atë kohë – nga periudha e nisjes së luftimeve mes forcave serbe dhe luftëtarëve të UÇK-së, pamje të kufomave të djegura, deri te varrosja e viktimave.

  • Kosovarja në Zvicër me temë diplome për historinë e familjes Jashari

    Rrefimi i Kosovares ne Zvicerr qe i preku zvicerianet, ”Teme diplome e merr historine e familjes Jashari

    lindur në Zvicër, dy vite pas mbarimit të Iuf.tës në Kosovë, Elmedina Buja, kuptohet që nuk mund të dinte menjëherë për historinë më të fres.kët të vendlindjes së prindërve të saj.

    Teksa ajo rritej, dhe gjatë vizitave të rregullta në Kosovë, filloi të kuptonte se disa gjëra nuk shko.nin, nuk ishte njëjtë me vendin ku ishte lin.dur dhe rritej.

    Shihte shumë shtëpi të djegura dhe të shkatë.rruara nga Iufta e fundit, numër të madh të skamnorëve nëpër rrugë.

    Të gjitha këto vetëm sa e shto.nin kureshtjen e saj se çfarë kishte ndo.dhur me të vërtetë në këtë vend, pse nuk është njëjtë si në Zvicër.

    E lënduar nga ajo që shihte, pyetjet që u shtro.nte prindërve të vet, ishin të pafund. Me insistimin e saj, prindërit i kishin shpje.guar gjerë e gjatë për gjithçka kishte ndo.dhur në Kosovë, në vitet kur ajo ende nuk kishte lindur. Me po të njëjtat pyetje ishte për.ballur edhe gjyshi i saj, i cili kishte përjetuar edhe Iuf.tën e Dytë Botërore.

    Para 4 vitesh, gjatë vizitës së saj në Kosovë, së bashku me prindërit, vendosin të vizitojnë Kompleksin memorial të Jasharajve, në Prekaz.

    Tema e diplomës
    Nga ajo që kishte parë dhe dë.gjuar për atë çfarë kishte ndodhur në atë vend e me Familjen Jashari, pyetjet e Elmedinës, tashmë kishin marrë një drej.tim tjetër.

    Ajo i kishte vënë vetes përpara qëllimin që heroi.zmin, tragjedinë dhe sakrificën e Familjes Jashari, ta nda.jë edhe me opinionin zviceran. Pasi që vijonte mësimet në gjimnaz, me orientim për Ekonomi dhe Drejtësi, Elme.dina edhe kishte vendosur që tema e maturës, të ishte pikërisht “Familja Ja.shari“.

    Biseda me dëshmitarë
    E vetëdijshme për ba.rrën që po merrte, për të rrëfyer një të vërtetë të madhe, si dhe me për.krahjen e madhe të nënës së saj, ajo fi.lloi të punonte në temën që kishte një domethënie të madhe e të rëndë.sishme për të.

    Duke qenë se ishte një temë e ndjeshme për të, Elmedina i kushtoi një kujdes të veçantë saktë.sisë së fakteve në atë që do të shkruante për Fami.ljen Jashari.

    Për të bërë një punim çfarë ajo dës.hironte, Elmedina, merr rrugën për në Prekaz, ku dhe kishte aranzhuar disa takime-intervista me disa nga pro.tagonistët e kësaj ngjarjeje.

  • Kurti: Asnjë person nuk u gjykua për sulmin shtetëror të Serbisë ndaj familjes Jashari

    Kurti: Asnjë person nuk u gjykua për sulmin shtetëror të Serbisë ndaj familjes Jashari

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me Ushtruesen e  Detyrës së Presidentes , Vjosa Osmani, mëngjesin e sotëm kanë vizituar Prekazin, për të shënuar ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Kurti pas homazheve në Prekaz ka folur para mediave duke numëruar personat të cilët ranë në Prekaz për lirinë e Kosovës.

    “Tre breza, gjithsej 59 veta, para 23 vjetëve u flijuan në Prekazin historik për lirinë e Kosovës. Baca Shaban dhe nëna Zahide nga 74 vjeç, daja Osman 54 vjeç, deri te Kushtimi 13 vjeç, Igballja 11 vjeç e Blerina, vajza e Hamzës 7 vjeç u sakrifikuan për çlirim, për pavarësi, për bashkim, për popullin e kombin tonë”, u shpreh Kurti.

    Kurti ka thënë se për këtë sulm shtetëror të Serbisë ndaj familjes Jashari askush nuk është gjykuar.

    “Nuk ka pasur asnjë gjykim për këtë krim shtetëror të Serbisë që dikush të dënohet. Drejtësia është vonuar sepse ajo as nuk ka filluar, prandaj ne si shtet duhet të angazhohemi që kjo të ndryshoj”, ka thënë Kurti.

    Homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz gjatë paradites së sotme do të ketë edhe nga krerë institucionesh, politikanë por edhe qytetarë, për të shënuar ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës