Tag: Familjarët

  • Familja nga Kosova që u shua në aksidentin tragjik në “Rrugën e Kombit” ishin nisur për në Zvicer

    Familja nga Kosova që u shua në aksidentin tragjik në “Rrugën e Kombit” ishin nisur për në Zvicer

    Një ngjarje tragjike ishte ajo çfarë ndodhi për familjen Avdiaj nga Kosova.

    Blerim Avdiaj 49-vjeç së bashku me bashkëshorten Anjezën dhe fëmijët po udhëtonin drejt Shqipërisë në momentin kur u përplasën me një mjet të tonazhit të rëndë.

    Nga familja Avdiaj ka mundur të shpëtoje më e vogla Violeta e cila është vetëm 3 vjeçe por ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një kthesë.

    Dhe nuk ka mundur ta shohë kamionin që vinte në drejtim të tij kur dhe ndodhi përplasja tragjike. Drejtuesi i kamionit po nga Kosova, është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje.
    Mësohet se familja ishte nisur nga Kosova për në Rinas pasi do udhëtonin për në Zvicër.

    Ndërsa policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti mjaft të rëndë.

  • Familjarët e Nazlije Sherifit nga Mitrovica, paratë e mbledhura për shërimin e saj, i japin për bamirsi

    Familjarët e Nazlije Sherifit nga Mitrovica, paratë e mbledhura për shërimin e saj, i japin për bamirsi

    Ditë më parë vdiq mitrovicasja Nazlije Sherifi, vajza për të cilën u grumbulluan mjete financiarë për t’ia siguruar transplantimin e veshkës.

    Ajo priste ta bënte transplantimin e veshkës, dhe për këtë fillimisht u kërkuan 200mijë euro, mirëpo pasi u paraqit një vullnetar për dhurim të veshkës mbledhja e fondeve u ndalua.

    Shuma totale që ishte mbledhur ishte 56.442 euro, shkruan Jepi zë.

    Vëllai i saj Ilir Sherifi ka deklaruar se shuma në fjalë do të dhurohet për njerëz të tjerë që kanë nevojë.

    Postimi i plotë nga Ilir Sherifi:

    DEKLARATË PËR OPINION
    Sot me datën 09.01.2021, Familja e Nazlije Sherifit dhe më prezencën e Hoxhës Rexhep Lushta,dhe Lindrit Misini njoftojnë opinion se shuma e cila është mbledhur për shërimin e Nazlijes, por që nuk pati fatin që këto mjete të shpenzohen për shërimin e saj, është vendos që këto mjete do të shkojnë gjithashtu për bamirësi dhe për shërim të atyre që kanë nevojë nga qyteti i Mitrovicës
    Ju informojmë se shuma totale e mbledhur është 56.442.32€uro, prej këtyre janë hargjuar 2.983.40 €uro, dhe totali I mbetur ëhstë 53.458.92.
    Kjo shumë është vendosur që t’I dhurohen për shërim këtyre personave:
    1. Xhylazim Istrefi 36.458.92
    Gjithashtu për këto 2 raste falenderojmë Djemtë e Mitrovicës me në krye Lindrit Misini i cili na informojë për nevojën e rasteve në fjalë:
    2. Esra Muhamed Kërveshi , 10.000 €
    3. Iliriana Smajli 7.000 €
    Pas përfundimit të procedurave të shërimit të personave të lartcekur, shuma e cila do të mbetet gjithashtu do të shkojë për bëmirësi.
    Familja Sherifi shpreh falënderimin dhe konsideratën e thellë për të gjithë ata që me kontributet e tyre u solidarizuan në këto ditë të vështira për ne dhe e lusim Allahun që t’I shpërblej të gjithë për cdo kontribut të tyre.
    Lutemi gjithashtu që Shpirtin e Nazlijes Allahu ta mëshiroj dhe ta shpërblej me Xhenetin Firdeus.
    Në emër të familjes Sherifi
    Adile dhe Ilir Sherifi

    https://www.facebook.com/100001547824453/posts/3715716398489918/?app=fbl