Tag: Faton Peci

  • “Isa Mustafa më mirë do të ishe ndi nën kryetarllekun e Thaçit, por ç’të bëjmë, s’është më!”

    “Isa Mustafa më mirë do të ishe ndi nën kryetarllekun e Thaçit, por ç’të bëjmë, s’është më!”

    Këshilltari i UD. së detyrës së Presidentit, Faton Peci, i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, shkruan Gazeta Blic.

    Peci ka thënë se ambicia e Isa Mustafës për tu bërë President ka shkatërruar një parti me traditë siç është LDK-ja.

    Tutje Peci ka thënë se Mustafa më mirë do të ishte ndje nën kryetarllëkun e ish-presidentit Thaçi, por ka thënë se ai nuk është më tani.

    “E kuptoj ndjesinë tënde. Më mirë do të ishe ndi nën kryetarllëkun e ish-presidentit Thaçi, por ç’të bëjmë, nuk është më.Sa për ta kthjelluar kujtesën tuaj, institucionin e presidencës e ka mbrojtur zonja Osmani, teksa ti ke synuar dhe ëndërron ta marrësh postin e presidentit me pazare politike”

    Postimi i plotë:

    Tashmë është e ditur se ambicia e sëmurë për ta marrë postin e presidentit ka bërë që z.Mustafa t’i polarizojë skajshmërisht partitë dhe ta shkatërroj një parti me traditë (LDK), vetëm për të qenë president.

    Për fatin e mirë të Kosovës janë qytetarët ata që do të vendosin me votën e tyre se kush do të jetë president e kush kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Koha e skemave të manipulimit, diferencimit dhe marrjes së pozicioneve përmes devijimit të vullnetit qytetar tashmë ka marrë fund. Prandaj, mendimi juaj dhe pesha juaj politike për ta përcaktuar se kush do të jetë president dhe kryeministër i takon së kaluarës. E kuptoj ndjesinë tënde. Më mirë do të ishe ndi nën kryetarllëkun e ish-presidentit Thaçi, por ç’të bëjmë, nuk është më.

    Sa për ta kthjelluar kujtesën tuaj, institucionin e presidencës e ka mbrojtur zonja Osmani, teksa ti ke synuar dhe ëndërron ta marrësh postin e presidentit me pazare politike.
    Zonja Osmani e ka mbrojtur integritetin e një institucioni të pavarur për të cilin ju dhe të tjerët duan ta shkatërrojnë me themel.

    Isë, ora politike të është ndalur. Kohë të tjera po vijnë. Kosova nuk është pazar dhe postet nuk janë në shitje. Zonja Osmani është përfaqësuese e denj në krye të shtetit. Ajo guxon, nuk ka dosje, ka vendosmëri e konsistencë. E ardhmja u takon vetëm atyre që kanë parime e guxojnë!

  • Këshilltari i Osmanit: Kemi pranuar sms se Eulexi do ta bastisë Presidencën derisa po ktheheshim nga vizita te varri i Rugovës

    Këshilltari i Osmanit: Kemi pranuar sms se Eulexi do ta bastisë Presidencën derisa po ktheheshim nga vizita te varri i Rugovës

    Faton Peci, këshilltari i ushtrueses së detyrës së Presidentit, Vjosa Osmanit ka thënë se kishte pranuar një mesazh nga sekretari Driton Gashi se Eulexi do ta bastiste Zyrën e Presidentit.

    Peci tha se këtë mesazh e kishte pranuar derisa po ktheheshin nga Velania bashkë me Osmanin ku kishin shkuar për nderime te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

    “Me datën 6 kemi pasë një agjendë të ngarkuar, fillimisht ka qenë nderime te varri i presidentit Rugova dhe rrugës derisa po ktheheshmi kam pranuar një sms prej sekretarit Driton Gash i cili më njofton se Eulexi do t;i bastisë zyret e Presidences, e kam te shkruar në sms. Ne jemi spostu në zyrën e kryetares së Kuvendit i kemi anulu disa takime në ndërkohë derisa ne po diskutonim,presidentja më bën me dije se unë jam personi përgjegjës në Presidencë dhe unë shkoj për të pa cilat janë zhvillimet në Presidencë dhe a po realizohet aksioni i Eulexit. Momentin kur jam futur në Kabinet zotri Gashi ka qenë me telefon në dorë afër sefit duke tentu që ta hapë kasafortën”, tha Peci në Rubikon.null

    “Rastin e kemi denoncu në Polici. Me fjalë të tjera e kam zënë në flagrance duke e sulmu institucionin e parë të RKS presidencën. Është zënje në flagrancë sepse ata e kanë sulmu institucioni. Unë i kam pyet me autorizim të kujt po e ndërrmerni një veprim të tillë, ai ka deklaru se nuk leojn që këto dokumente më ran ë dorë të Eulexit. Kam kontaktu ud ajo tha se nuk ka info pastaj më ka konfirmu që në kontakt me Eulexin nuk do të ketë bastisje”, shtoi Peci.