Tag: Fc Ballkani

  • Kjo është shuma që përfiton Ballkani në rast të kalimit në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve

    Kjo është shuma që përfiton Ballkani në rast të kalimit në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve

    Kampioni i Kosovës, Ballkani do ta synojë sot të sigurojë biletën drejt raundit të dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

    Pasi që ndeshjen e parë si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri” e fitoi me rezultat solid 2:0, Ballkani sot luan ndeshjen e kthimit me Ludogorets, me synimin e vetëm të kualifikimit tutje në këtë garë.

    Në rast kualifikimi në turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, klubi nga Suhareka do të mbushë arkat e saj.

    Vetëm me pjesëmarrjen në Champions League, Ballkani ka arkëtuar 280 mijë euro.

    Nëse kalon në turin e dytë, ‘Xhebrailat’ do të marrin 380 mijë euro shtesë, që do të thotë se shuma totale e fitimeve do të arrijë vlerën e 660 mijë eurove.

    Ndeshja e kthimit për raundin e parë kualifikues ndaj bullgarëve të Ludogorets do të luhet sot me fillim nga ora 20:00.

  • Ilir Daja thotë se nuk do të mbrohen ndaj Ludogorestit pavarësisht rezultatit nga ndeshja e parë

    Ilir Daja thotë se nuk do të mbrohen ndaj Ludogorestit pavarësisht rezultatit nga ndeshja e parë

    Ballkani do të zhvillojë nesër (e mërkure) ndeshjen e dytë në kuadër të rrethit të parë kualifikues për në fazën e Ligës së Kampionëve.

    Kampioni i Kosovës e fitoi përballjen e parë me rezultat 2-0 ndaj Ludogoretstit, ndërsa synon që të nxjerr rezultat pozitiv edhe nga ky takim për të kaluar tutje.

    Në konferencë për media, trajneri Ilir Daja ka thënë se do të mundohen ta ruajnë rezultatin.

    “E kishim studiuar kundërshtarin duke e respektuar maksimalisht, pasi bëmë futboll goxha të mirë në gjitha aspektet”, ka thënë fillimisht strategu i Ballkanit.

    “Bëmë lojën tonë që rezultoi me sukses. Ne nuk do të mbrohemi edhe pse kemi fituar 2:0. Do të punojmë edhe në fazën e mbrojtjes edhe sulmit, pasi mendojmë se Ludogoretsi nesër do ta filloj më furishëm takimin për shkak se është minus dy gola”.

    “Do ta bëjmë mbrojtjen, por ashtu siç e kemi bërë në Prishtinë”, ka shtuar më tej Daja.

    Ndeshja Ludogorets – Ballkani zhvillohet të mërkurën nga ora 20:00.