Tag: Ferizaj

  • Protestë para fillimit të seancës gjyqësore për vrasjen e Marigona Osmanit

    Pak para fillimit të seancës ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, disa gra janë mbledhur para objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku kanë zhvilluar një aksion.

    Qytetaret kanë vendosur disa pankarta para objektit të gjykatës, ku shihen pjesë të shkëputura nga aktakuza ndaj Krivaqës dhe Sejdiut, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Në objekt është vendosur edhe një mbishkrim “Ne nuk harrojmë!”, në shenjë proteste ndaj këtij rasti dhe rasteve të tjera të vrasjeve.

  • Një burrë nga Ferizaji plagoset me thikë nga gruaja

    Një burrë nga Ferizaji plagoset me thikë nga gruaja

    Viktima kishte pranuar ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, më pas i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa dyshuara është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe më urdhër të prokurorit është dërguar në mabjtje.

    Me datën 07.02.2022 rreth orës 08:00 ,policia nga Qendra Emergjente në Ferizaj ka pranuar një informacion se është duke u trajtuar një person i lënduar.

    Policët e rendit dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj i kanë marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë për ta hetuar këtë ngjarje, e më pas në rast janë kyçur edhe hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve .

    Ngjarja kishte ndodhur në rrugën ‘’Besim Ndrecaj’’ në Ferizaj, kur personi Q.B ( F/K) e moshës 29 vjeçare kishte sulmuar me një mjetë të mprehtë ( thikë) bashkëshortin e saj me inicialet B.K (M/K) i moshës 32 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore.

    Personi i lënduar me inicialet B.K, pasi kishte pranuar ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësorë, ndërsa dyshuara është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj .

    Pasi është intervistuar nga hetuesit rajonal, në prezencë të avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është iniciuar rasti ‘’Vrasje e mbetur në tentative’’, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje 48 orë, për procedura te mëtejme hetimore.

  • Arrestohet Dardan Krivaqa, i dyshuari për ushtrim të dhunës dhe vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj

    Arrestohet Dardan Krivaqa, i dyshuari për ushtrim të dhunës dhe vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj

    Dardan Krivaqa, i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj është arrestuar në një fshat në afërsi të Ferizajt.

    Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, gjatë protestës që po mbahej para stacionit të tyre në Ferizaj.

    Major Mehmet Hajdini ka bërë të ditur se Krivaqa është arrestuar në një fshat në Ferizaj, teksa tha se pas pak ai pritet të dërgohet në stacionin policor të Ferizajt.

    “Para 2-3 minuta e kam marrë konfirmimin se rreth 5 minuta para është arrestuar i dyshuari Dardan Krivaqa, në rrethinë të Ferizajt. Njësitet policore janë duke e sjellur të dyshuarin në objektin e Policisë”, tha Hajdini.

    Arrestimin e Dardan Krivaqës e konfirmoi edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj.

    “Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj,  sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë. 

  • Qytetarja nga Ferizaj për njërin nga të dyshuarit: Nëse sistemi i drejtësisë do të funksiononte si duhej, kjo vrasje nuk do të ndodhte

    Qytetarja nga Ferizaj për njërin nga të dyshuarit: Nëse sistemi i drejtësisë do të funksiononte si duhej, kjo vrasje nuk do të ndodhte

    Donika Gashi, një qytetare nga komuna e Ferizajt shkruan se njërin nga të dyshuarit për vrasjen e 18-vjecares në Ferizaj, e që ende ndodhet në arrati e kishte pasur në shkollë, e se thotë se e kujton prej atëherë si djal problematik.

    Gashi në Facebook shkruan se Dardan Krivaqa, që ndodhet në arrati, është njoftë në Ferizaj si djalë problematik, e se thotë se shumica ia kanë pasur frikën.

    “Ky ka pas sjellje agresive gjithmonë dhe me aq sa di ka kryer vepra penale që nga shkolla fillore. Kjo e bënë edhe më të rëndë vrasjen e 18-vjeçares, pasi një krim i tillë do mund të parandalohej nëse sistemi i drejtësisë do të funksiononte si duhej”, thotë ajo.

  • Avokati refuzon ta mbrojë të dyshuarin për vdekjen e 18 vjeçarës në Ferizaj

    Avokati refuzon ta mbrojë të dyshuarin për vdekjen e 18 vjeçarës në Ferizaj

    Avokati Avni Hysiqi , ka refuzuar ta mbrojë të dyshuarin me inicialet A.S, i kapur nga Policia si i dyshuar për rastin e vdekjes së vajzës 18 vjeçare, të cilën në shoqëri me një person tjetër, e kishin dërguar ditën e djeshme pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

    Të arrestuarin A.S., avokati të cilit i është caktuar detyra zyrtare, nuk ka pranuar ta mbroj, me arsyetimin se rasti është shumë i ndjeshëm.

    “Nuk po du mu deklaru kurgja lidhur me rastin sepse është shumë ndjeshëm. Ai nuk ka deklaruar asgjë vetëm ka thënë se i kam dëgju disa bërtima. Bile unë as nuk do ta mbroj fare, pasi rasti është shumë i ndjeshëm. Nuk do ta pranoj këtë rast, le ta gjen një avokat tjetër se unë as që merrem me të”, ka thënë avokati Avni Hysiqi, i caktuar si mbrojtës sipas detyrës zyrtare për të dyshuarin A.S.


  • Vajza që u dërgua pa shenja jete në spitalin e Ferizajt ishte 18-vjeçe, policia zbulon vendin e krimit

    Vajza që u dërgua pa shenja jete në spitalin e Ferizajt ishte 18-vjeçe, policia zbulon vendin e krimit

    Një 32-vjeçar dhe një 29-vjeçar janë dy të dyshuarit kryesor për vdekjen e M.O, 18-vjeçare, që u dërgua pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nën pranga ka përfunduar A.S, mashkull kosovar, i moshës 32-vjeçare që është intervistuar nga policia, e me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

    Megjithatë, në kërkim mbetet ende D.K, 29-vjeçar.

    “Policia kanë arritur që të arrestojnë njërin , të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32 , i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Rasti, sipas njoftimit të policisë ka ndodhur të dielën, rreth orës 15:08 minuta, ku viktima ishte dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.

    Dy të dyshuarit ndërkaq ikën në drejtim të panjohur.

    “Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar rastin ‘’Hetim mbi vdekjen’’, ka nisur hetimin e rastit që ka ndodhur, sot rreth orës 15:08 , ku një person e gjinisë femër, ishte sjellë pa shenja jete nga dy persona të dyshuar, në Qendrën Emergjente në Ferizaj, të cilët pastaj ishin larguar në drejtim të panjohur”, thotë policia tutje.

    Identiteti i të dyshuarve është bërë i ditur nga kamerat e sigurisë, ku është gjetur gjithashtu edhe vendi i krimit.

    “Në lidhje me këtë, hetuesit rajonal, pasi kanë grumbulluar disa informacione në terren , kanë siguruar prova materiale, përmes kamerave të sigurisë dhe deklarata, ku kanë gjetur edhe vendin e krimit, që është kryer në një objekt banesorë të një rruge në Ferizaj, si dhe kanë identifikuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje”, bëhet e ditur.

    “Pas kësaj, policia kanë arritur që të arrestojnë njërin , të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32 , i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar”, thuhet tutje.

    Viktima, sipas policisë, është M.O, 18-vjeçare ndërsa trupi i pajetë i së njëjtës është dërguar për obduksion.

    “Ndërkaq, trupi i pajetë dyshohet të jetë i personit , me inicialet M.O (F/K) e moshës 18 vjeçare , e cila është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion. Rasti është cilësuar ‘’Vrasje e rëndë’’ dhe mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore”, thotë policia.

    Fotografitë e tyre dje janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës.

    Po ashtu mësohet se vetura me të cilën u dërgua viktima në spital është Audi A8 me ngjyrë të zezë dhe ka targa të Zvicrës.

  • Axha i familjes Ramadani me lotë në sy: “Kjo derë u shua përgjithmonë”

    Axha i familjes Ramadani me lotë në sy: “Kjo derë u shua përgjithmonë”

    Sali Ramadani, axha i katër anëtarëve të familjes që humbën jetën dje në aksidentin që ndodhi në koshare të Ferizajt, deklaroi i emocionuar se kjo familje u shua dhe se dera e shtëpisë së tyre është mbyllur përgjithmonë.

    Për Klan Kosova ai po ashtu u shpreh se janë në bisedime për ta falur personin që e shkaktoi aksidentin, duke thënë se janë të interesuar për të bërë mirë dhe se ai nuk ka faj, siç tha që i ka vrarë, por se as viktimat nuk kanë asnjë faj.

    “Boll zor se e ka tranu familjen, se katër pula me i qit poshtë, e lërë më katër njerëz. Mirëpo ka ndodhur, çka të bëjmë”.

    “Kemi bërë bisedime dhe ishalla bëhet mirë. Nuk jemi të interesuar t’i bëjmë keq se prej së keqes nuk ka asgjë të mirë. Mendojmë me bë mirë, kemi bërë bisedime. Ai zotëri s’ka faj që na ka mbyt, por edhe ne s’kemi faj, ndodhin këto gjëra”.

    “S’ka më fëmijë të tjerë të kësaj familjeje. Kjo derë u mbyll”, deklaroi i përlotur Ramadani, transmeton Klan Kosova.

  • Labinot Tahiri: Dy të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj kanë dalur nga koma

    Labinot Tahiri: Dy të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj kanë dalur nga koma

    Këngëtari kosovar, Labinot Tahiri, ka treguar se dy personat e lënduar nga shpërthimi në Ferizaj, Fidan Gashi dhe Enver Xhokli kanë dalë nga gjendja e koma-s dhe se tashmë janë me vetëdije të plotë.

    Tahiri i cili ishte angazhuar me fondacionin e tij për mbledhjen e fondeve thotë se lajmin ia kanë dhënë familjarët e të dyve.

    Njoftimi i plotë:

    Lajm i mirë!

    E dashur diasporë dhe ju shqiptarë nga do që jeni , dhe që keni kontribur aq shumë për Fidan Gashin dhe Enver Xhoklin, po ua tregoj lajmin e mirë për gjendjen e tyre shêndetsore!

    Sapo u informova nga familjet e tyre, ku këta dy shpirta janë zgjuar nga koma dhe janë me vetëdie të plotë, po ashtu po trajtohen shumë mirë.null

    Zoti i madh bëri edhe një mrekulli!
    Uroj që edhe 4 personat e tjerë të cilët po trajtohen në Turqi, të janë shêndosh e mirë.

    Vazhdojmë me misione të mdha në kujdesin 100% ndaj qytetarëve dhe vendit të shejtë Kosovë e Shqipërisë.

    LABI🤝❤️🤝

  • Shpërthimi në Ferizaj, një nga të lënduarit zgjohet nga intubimi

    Shpërthimi në Ferizaj, një nga të lënduarit zgjohet nga intubimi

    Gjatë këtij viti në restorantit “Steak House”, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Si shkak i këtij shpërthimi mbi 40 persona pësuan lëndime.

    Një nga të lënduarit më rëndë ishte Edon Bekteshi, që për momentin gjendet në Turqi për trajtim të mëtutjeshëm.

    Afërdita Hoxha përmes një postimi në Facebook ka dhënë lajme të mira ku ka njoftuar se Edoni është zgjuar dhe është larguar nga intubimi.

    Në postimin e saj, Hoxha ka treguar që Edoni ka biseduar me gruan e tij dhe e ka kuptuar që është në Stamboll.

  • Gjithçka u shkatërrua, gjendja brenda depos afër lokalit ku ndodhi shpërthimi në Ferizaj

    Gjithçka u shkatërrua, gjendja brenda depos afër lokalit ku ndodhi shpërthimi në Ferizaj

    Shpërthimi i ditës së djeshme në Ferizaj përveç që la shumë të plagosur, shkaktoi edhe dëme të shumta materiale.

    Në një depo afër lokalit ku shpërtheu bombola e gazit u shkatërrua pothuajse gjithçka. Në pamjet e siguara nga Gazeta Express shihet se si janë djegur rrobat që gjindeshin në këtë depo.

    Kjo depo ishte ngjitur kuzhinës së lokalit ku ka shpërthyer bombola. Katër vajza që punonin në këtë depo janë lënduar rëndë.

    null

    Nga shpërthimi i një bombole gazi, në një qendër tregtare në Ferizaj, 42  persona kanë mbetur të lënduar prej të cilëve 14 po trajtohen në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare, 4 prej tyre në trajtim intensiv nga plagët e marra.