Tag: Festa e Birrës

  • “Kam gabuar”, tërhiqet edhe Shemi, nuk merr pjesë në Festivalin e Birrës në Korçë

    “Kam gabuar”, tërhiqet edhe Shemi, nuk merr pjesë në Festivalin e Birrës në Korçë

    Shemsi Krasniqi nga grupi “Ilirët” është tërhequr nga pjesëmarrja në Festivalin e Birrës në Korçë.

    Shemi teksa ka bërë të ditur lajmin, ka thënë se ka menduar që ky koncert ka kontoacion artistik, por se ka gabuar.

    “Unë kam menduar se kjo ka lidhje me artin, por po e shoh se nuk ka fare. Këtu kam gabuar pak, se unë jam artist, nuk merrem me politikë. Kjo ka marrë konotacion politik dhe për këtë arsye kam vendosur që të mos marr pjesë”, ka thënë ai.

    Festivali i Birrës në Korçë organizuar po nga Bashkia e Korçës do të mbahet me datat 18-22 gusht, ku përveç emrave shqiptar do ketë edhe nga ata të huaj.

    VIDEO

  • Ky është i vetmi këngëtar nga Kosova që do të marrë pjesë në Festën e Birrës në Korçë

    Ky është i vetmi këngëtar nga Kosova që do të marrë pjesë në Festën e Birrës në Korçë

    Festivali i Birrës në Korçë organizuar po nga Bashkia e Korçës do të mbahet me datat 18-22 gusht, ku përveç emrave shqiptar do ketë edhe nga ata të huaj.

    Goran Bregoviq ishte emri i cili ngjalli debat në publik, ku edhe vetë artistët reaguan që kjo ngjarje të bojkotohet nga publiku shqiptar.

    Në një prononcim për Gazetën Online Reporteri, nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, Benila Themeli fillimisht foli për artistët të cilët u tërhoqën nga pjesëmarrja.

    “Artistët nga Kosova janë tërhequr nga pjesëmarrja e tyre. Kishim Dafina Zeqirin, Capital T, grupin “NA”, por që u tërhoqën. Edhe Dren Abazi, por ai për arsyet e tij personale”, deklaroi nënkryetarja e Bashkisë Korçë.

    Sapo Ndodhi:

    6-vjeçarja u zhduk nga shtëpia në mes të natës, nuk do ta besoni ku e gjen…

    Tutje, ajo bëri me dije se vetëm këngëtari Shemsi Krasniqi nga grupi “Ilirët”, i njohur si Shemi, është i vetmi nga Kosova që do të performojë para publikut në Korçë.

    “Kemi Shemin nga “Ilirët”, pasi ai është i vetmi nga Kosova i cili do të performojë në Festën e Birrës, do të thotë vetëm këta emra kishim nga Kosova, por që vetëm Shemi ka pranuar. Ndërsa do ketë një bandë nga brazili, një greke si dhe emra të tjerë shqiptarë”, përfundoi Themeli.

    Tanimë ka filluar shitja e biletave ka filluar për këtë event, çmimi i të cilave është 8 euro.

  • “Me urdhër nga Rama, koncerti i Bregovic do mbahet”, Endri Prifti nxjerr prapaskenat

    “Me urdhër nga Rama, koncerti i Bregovic do mbahet”, Endri Prifti nxjerr prapaskenat

    Për koncertin e Goran Bregovic në Korçë ka reaguar më në fund edhe një nga artistët ikonë të këtij qyteti – Endri Prifti.

    Këngëtari i mirënjohur ka publikuar një video të gjatë në Facebook ku ka folur mbi ngjarjen.

    Ai i ka rënë pak tërthorazi por ka shprehur bindjen se koncerti do të mbahet dhe kjo jo pa arsye.

    Sipas tij, shënjestrimi i Bashkisë së Korçës është gabim. Kjo sepse, Bashkia nuk i ka as mundësitë financiare e as teknike për të sjellë Bregovicin. Gjithçka lihet të kuptohet se është insistim i Kryeministrit Rama.

    Prifti për ta ilustruar këtë ka marrë shembull një ngjarje në pandemi kur ka interpretuar nëpër lagje për të argëtuar qytetarët e karantinuar nëpër shtëpi ku Bashkia nuk ka mundur të financojë në vlerë prej 100,000 lekësh (825 euro).

    “E di sa kushton ky Bregovic. Llogariteni vetë. Do të vijë të këndojë me 30 veta live, orkestër. Ai është shumë i famshëm. Ku e gjeti Raçka [kryetari i Bashkisë së Korçës] buxhetin? Thirrini mendjes. Kjo është bërë me urdhër nga lart nga babai, babai juaj [Edi Rama], jo babai im. Ai ka dhënë urdhër. Ju i kërkoni Raçkës, anulojeni koncertin. Mbildheni mendjen. Do ta bëjë ai koncertin. Ku janë analistët të diskutojnë se çfarë fshihet?” – shprehet mes tjerash Prifti.

    Ai është deklaruar i bindur se qoftë nevoja edhe me ushtri, koncerti i Bregovic do të zhvillohet.

    “Do ta bëjë ai, do t’iu tregoj edhe dhunën edhe shtetin policor. Do t’iu vë një ushtar, një nga këta që do ta dërgoni. Ca t’ju them unë juve? Ju merreni me lopën [Bregovic]! E dërgon babai juaj të bëjë mu dhe ju thoni pse bën mu. Të merrem unë me lopët?”, vazhdon tutje Prifti.

    Endri Prifti: VIDEO

    https://fb.watch/7fnjGxZFZv/

  • Ky është pronari i birrës Korça, i cili ftoi Goran Bregoviç në Shqipëri

    Ky është pronari i birrës Korça, i cili ftoi Goran Bregoviç në Shqipëri

    Irfan Hysenbelliu është pronari i birrës Korça, është personi i cili ftoi në festivalin “Festa e Birrës”, këngëtarin boshnjak, Goran Bregovic. Hysenbelliu është poashtu pronar edhe i hotelit “Prestige” në Durrës, hotel ky që frekuentohet nga shumë kosovarë. Nënpronësi Hysenbelliu ka edhe televizionin “Ora News”.

    Pjesëmarrja e Bregovicit në këtë koncert shqiptar, ka ngjallur reagime të shumta të emrave të njohur të estradës shqiptare por edhe figurave të tjera. Madje, nuk kanë munguar edhe thirrje për bojkotim të birrës Korça.

    Goran Bregovic ani pse është boshnjak i lindur nga një baba kroat dhe një nënë serbe, në identitetin e tij etnik shprehet serb dhe mendohet se me muzikën e tij ka frymëzuar krimet serbe të kryera në Kosovë.

    Ky i fundit nuk është hera e parë që ftohet për të qenë në Shqipëri, pasi i njëjti është dekoruar me Çelësin e Tiranës në vitin 2006 nga kryetari i asaj kohe, kryeministri i tanishëm Edi Rama.

    Ndërkohë, nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, Benila Terova u shpreh se gjithçka është e mbyllur dhe Goran Bregoviq do të performojë në Festën së Birrës në Korçë, festë kjo që do të mbahet për katër ditë nga 18 deri më 22 gusht.

  • Tifozat “Kuq e Zi” kërcënojnë Korçën nëse mbahet koncerti i Bregoviqit

    Tifozat “Kuq e Zi” kërcënojnë Korçën nëse mbahet koncerti i Bregoviqit

    Tifozat “Kuq e Zi” kërcënojnë Korçën nëse mbahet koncerti i Bregoviqit

    Tifozat Kuq e Zi, kanë kërkuar që Bashkia e Korçës të moslejojë mbajtjen e koncertit të këngëtarit serb, Goran Bregoviq, shkruan Gazeta Blic.

    Ata kanë arsyetuar këtë reagim të tyre, duke thënë se përveç masakrave të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës, këngëtaret shqiptare nuk lejohen të dëgjohen në Serbi.

    Në fund të reagimit nga Tifozat “Kuq e Zi”, thuhet se ky është reagimi i fundit.

    Reagimi i plotë:

    REAGIM

    Tifozat Kuq e Zi, përmes kësaj thirrje, ftojnë Bashkinë e Korçës të tërhiqet nga agjenda e planifikuar për festivalin e birrës.

    Ne deri sot kemi marrë shumë kërkesa nga anëtarët tona nga gjitha trevat që të ndalojmë me trupat tanë paraqitjen e këngëtarit serb që motivonte paramilitarët serb me këngët e tij për të bërë masakra mbi popullatën civile në shumë qytete të Kosovës.

    Afro 2000 varreza janë të hapura pa varre në Kosovë sepse kriminelet i zhduken edhe trupat. Mbi 12.000 viktima lufte. Serbia asnjëherë nuk kërkoi falje. Pyesim Bashkinë e Korçës a ka mundur ndonjë artist shqiptar të performoj në ndonjë festival në Serbi? Përgjigja e vetme është JO.

    Për më tepër radiot në Serbi ndalojnë transmetimin e këngëve të Dua Lipës e Rita Ores vetëm se ato janë shqiptare. Prandaj para këtij racizmi shtetëror që i’u bëhet shqiptarëve nuk do ti mbyllim sytë. Në mënyrë që festivali të mbahet dhe të mos përfundoj ashtu si nuk duhet, ne edhe njëherë po e përserisim:

    TËRHIQENI Bregoviçin nga festivali i Korçës.

    Kjo është thirrja e fundit!

  • Kush e ftoi Bregoviqin në Korçë?

    Kush e ftoi Bregoviqin në Korçë?


    Ftesa për muzikantin serb, Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë ka sjellë reagime të shumta

    Administratori i Birra Korça, Dhimitri Zonja i pyetur sot lidhur me Festën e Birrës dhe pjesëmarrjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në këtë aktivitet ka sqaruar për televizionin News24 se i gjithë aktiviteti organizohet nga Bashkia e Korçës dhe është pikërisht ajo që vendos dhe për të ftuarit.

    “Këto ditë ka pasur disa spekulime dashakeqe lidhur me ftesën që i është bere këngëtarit serb Goran Bregoviç për të qenë pjesëmarrës në festën e përvitshme të birrës në qytetin e Korçës. Ne e dimë se festa e birrës në Korçë identifikohet si festa e Birrës Korça që është simbol i qytetit, por ky aktivitet nuk organizohet prej nesh. Është bashkia Korçë që vendos për gjithçka që ka të bëjë me festën, përfshirë edhe listën e të ftuarve.

    Ne jemi një nga subjektet pjesëmarrëse që kemi obligim përfaqësimin sa më dinjitoz të produkteve tona që i kanë sjellë Korçës këtë festë”, deklaroi administratori i Birra Korça.

  • “CANCEL ATË OSE UNË DO TË NXIS FANSAT..”, Noizy reagon kundër ardhjes së këngëtarit serb në Festivalin e Birrës në Korçë

    “CANCEL ATË OSE UNË DO TË NXIS FANSAT..”, Noizy reagon kundër ardhjes së këngëtarit serb në Festivalin e Birrës në Korçë

    Këngëtari Rigels Rajku Noizy ka reaguar kundër ardhjes së këngëtarit serb, Goran Bregoviq, në Festivalin e Birrës në Korcë.

    Këngëtari serb, që dikur iu këndonte ushtarëve vrasës serbë për masakrat që bënin kundër shqiptarëve të Kosovës, është i ftuar si mysafir special në festivalin që mbahet cdo vit në qytetin e Korcës në Shqipëri.

    Në vazhdën e këngëtarëve dhe fytyrave publike që kanë reaguar kundër ardhjes së tij tani është futur edhe Noizy.

    Ai madje ka kërcënuar me dhunë nëse Bregoviq vjen e këndon në Shqipëri.

    “Anulojeni atë ose do të nxis fansat, ashtu sic nxiti ai në luftën e Kosovës, shishe birra kokës çuna e dini vet ju”, ka shkruaj ai në Insta Story.

    “Shishe bosh jo plot se harrova” ka vazhduar ai tutje.

    Ai ka thënë se më përpara është dashur të performojë Dua Lipa, që po kalon pushimet në jugun e Shqipërisë, se sa këngëtari serb.

    “Dua Lipa ësht këtej… plus e njeh e gjithë bota… thirreni atë”, përfundoi Rajko

  • “Ca kosovarë i kanë lënë serbët kot gjallë”, Vesa Luma reagon e shokuar pas mesazhit të ndjekësit nga Shqipëria

    “Ca kosovarë i kanë lënë serbët kot gjallë”, Vesa Luma reagon e shokuar pas mesazhit të ndjekësit nga Shqipëria

    Këngëtarja Vesa Luma është shokuar nga një mesazh që i ka mbërritur në Instagram.

    Gjithçka nisi nga një njoftim për Festën e Birrës në Korçë, ku mes pjesëmarrësve thuhej se do të ishte dhe këngëtari serb Goran Bregovic.

    Shumë shqiptarë të Kosovës, të cilët e konsiderojnë Goran Bregovic si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës. Vesa Luma, duke mos e besuar lajmin shkroi në një postim: “Jam e bindur që është një dezinformatë”.

    Mirëpo më pas ajo ka marrë një mesazh nga një ndjekës nga Shqipëria që e ka shokuar. Ai shkruan se shqiptarët e Kosovës duhet ta harrojnë luftën dhe tashmë të bëjnë paqe me serbët.

    “Pse mos të jetë i ftuar, ju kosovarët kanë ngel me paranoja, pas luftës vjen paqja. Ju edhe pse lufta ka mbaru ju zien gjaku për urrejtje, aman se ca kosovarë që kam njohur i kanë lënë serbët kot gjallë”, shkruan ndjekësi.

    Vesa e ka ndarë këtë mesazh me të gjithë dhe përkrah shkruan: “Si ka mundësi që më vijnë qindra mesazhe si kjo… a është e mundur? Jam totalisht në shok…”.