Tag: Fondi Sovran

  • Qeveria merr vendim të mos shiten asetet e AKP-së që do të kalojnë në Fondin Sovran

    Qeveria merr vendim të mos shiten asetet e AKP-së që do të kalojnë në Fondin Sovran

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndryshuar vendimin sa i përket Agjencisë Kosovare të Privatizimit që e ishte marrë më 1 korrik 2020 nga qeveria Hoti.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëzoi që AKP-ja të mos i vendos në shitje asetet që janë të identifikuara për të kaluar në fondin sovran.

    “Ky vendim është me qëllim të përmbushjes së obligimeve të AKP-së”, tha para kabinetit qeveritar kryeministri Kurti.

    Qeveria e Kosovës më 1 korrik kishte marrë vendim që të themelohet një grup punues me AKP-në për draftimin e Strategjisë për Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërorë në harmoni me programin qeverisës me qëllim të përmbylljes së procesit të privatizimit të pronave.

    Qeveria i kishte kërkuar AKP-së që të mos bëjë shpallje të asnjë vale të re të privatizimit deri sa të miratohet Strategjia.