Tag: Franca

  • “Airbus A380” kryen fluturim testues me vaj kuzhine në vend të kerozinës

    “Airbus A380” kryen fluturim testues me vaj kuzhine në vend të kerozinës

    Franca testoi aeroplanin “Airbus A380” ku për disa orë, fluturoi mbi Toulouse dhe Nice, i mbushur me vaj kuzhine në vend të kerozinës.

    Testi u krye të mërkurën, raportoi CNN. Sipas mediumit amerikan, A380-shi pati motor të tipit Rolls-Royce Trent 900.

    Ai u nis nga Aeroporti Blagnac, derisa fluturimi i dytë në drejtim të Nices u testua për mënyrën e ngritjes dhe uljes.

    Kompania “TotalEnergies” e furnizoi A380-shin me estere të stërpërpunuara dhe acide yndyrore që nuk përmbajnë aromë dhe sulfur.

    “Rritja e përdorimit të SAF-it (derivate shumëpërpunuara) mbetet një rrugë kyç për rritjen e ambicieve të industrisë për emetimet e karbonit deri në vitin 2050”, tha kompania e Airbusit.

    Ajo pretendon se aeroplanët që fluturojnë me SAF mund të reduktojnë mes 53% dhe 71% emetimet e karbonit për të përmbushur këtë qëllim.

    Airbus planifikon të sjellë në treg avionin e parë në botë me emetime zero deri në vitin 2035.