Tag: Fushë Kosovë

  • Punëtori bie nga 3.5 metra lartësi në Fushë Kosovë

    Një punëtor ka rënë nga lartësia 3.5 metra teksa po punonte në një konstruksion metali në Fushë Kosovë.


    Viktima është duke u trajtuar ne QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    ASGJËSIM , DËMTIM OSE HEQJE E PAISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNES /Fushë Kosovë 08.05.2022-17:30. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke punuar në një konstruksion metali, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi prej 3.5 metra me ç’rast ka pësuar lëndime . Viktima është duke u trajtuar ne QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës.

  • Detaje të reja nga Policia për shpërthimin në Fushë Kosovë

    Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në Fushë Kosovë,

    Lajmin e ka konfirmuar zyra për informim e policisë për rajonin e Prishtinës.

    “Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “Shefki Kuleta”në Fushë Kosovë”. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, thuhet në përgjigjen e policisë.

    Tutje policia ka bërë të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar.

    “Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse”, kanë deklaruar nga policia.

  • Dyshohet për një shpërthim në Fushë Kosovë

    Një shpërthim dyshohet se ka ndodhur në lagjen “Dardania” të Fushë Kosovës.

    Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky rast.

    Policia po qëndron ne vendin e ngjarje për të hetuar rastin

  • Gruaja dhe djali i saj i mitur sulmohen fizikisht nga kunati i saj në Fushë-Kosovë

    Gruaja dhe djali i saj i mitur sulmohen fizikisht nga kunati i saj në Fushë-Kosovë

    Një grua nga Fushë-Kosova ka raportuar në Polici se nga kunati i saj janë sulmuar fizikisht ajo dhe djali i sajë i moshës 8 vjeçare.

    Ankuesja është dërguar për tretman mjekësor. Sipas raportit mjekësor lëndimet janë të natyrës së lehtë.

    I dyshuari është arrestuar me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

  • Momenti kur lypësja në Fushë Kosovë, ia dorëzon “bossit” paratë e mbledhura

    Momenti kur lypësja në Fushë Kosovë, ia dorëzon “bossit” paratë e mbledhura

    Shihet thuajse çdo ditë në rrugë të Prishtinës dhe të Fushë Kosovës duke kërkuar lëmoshë. Por, një grua nga Prishtina dje është incizuar duke ia dorëzuar një burri paratë që i kishte mbledhur nga qytetarët.

    Gruaja që ndal qytetarët në rrugë për t’u kërkuar para,  në një video që ka siguruar Indeksonline shihet në shoqërinë e një burri, të cilat ia dha paratë që kishte mbledhur.

    Kjo grua shihet zakonisht në gjendje të çrregullt, e  shoqëruar edhe me persona të tjerë, fëmijë të vegjël e me problemeve fizike e mendore, dhe qëndron çdoherë në rrugët kryesore të kryeqytetit por edhe Fushë Kosovës, duke ndalur kështu çdo veturë, e duke iu kërkuar para personave brenda tyre.

    Klikoni KËTUpër ta parë videon.

  • Fushë Kosova merr vendim për mbylljen e shkollave për sot dhe nesër- DOKUMENT

    Fushë Kosova merr vendim për mbylljen e shkollave për sot dhe nesër- DOKUMENT

    Sot dhe nesër në shkollat e komunës së Fushë-Kosovës nuk do të mbahet mësimi.

    Këtë e ka konfirmuar drejtori i Arsimit në këtë Komunë, Adnan Bullatovci.

    Bullatovci tha se shkak kryesor është kushtet e vështira atmosferike.

    “Po sot edhe nesër nuk do të mbahet procesi mësimor për shkak të kushteve atmosferike, gjithashtu kemi edhe një numër të madh të arsimtarëve që janë të infektuar me COVID-19 dhe po ashtu transporti është në gjysmë grevë. Këto janë arsyejet që na kanë qu deri në këtë vendim”, u shpreh drejtori.

    Ai njoftoi se këto dy ditë do të zëvendësohen gjatë të shtunave.

  • Pritje deri në tri orë për votim në Fushë Kosovë, radhë të gjata 1 orë para mbylljes

    Pritje deri në tri orë për votim në Fushë Kosovë, radhë të gjata 1 orë para mbylljes

    Prononcimi im pas votimit në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës

    Sot është ditë e bardhë, e ndritshme, ashtu siç do të jetë edhe e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevojë për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet. Sot kjo nevojë është edhe e drejtë, e cila, më tej, paraqet mundësi e shans që duhet shfrytëzuar dhe duhet përdorur.

    Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit si burim i sovranitetit.

    Me dashuri për vendin, duhet votojmë.

    – Gazetarja: Z. Kurti, a mendoni se do të merrni mbi 50% të votave për të formuar qeverinë i vetëm?

    – Përgjigja: Fushata ka përfunduar pardje, sot e kanë fjalën qytetarët.

  • Vërshimet në Fushë Kosovë shkaktuan dëme prej 500 mijë eurove

    Vërshimet në Fushë Kosovë shkaktuan dëme prej 500 mijë eurove

    Nënkryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Fadil Krasniqi ka treguar se vërshimet e fundit i kanë dëmtuar ekonomitë familjare me rreth 500 mijë euro, kurse 100 familje kanë pësuar dëme.

    AI ka sqaruar se në këtë shumë nuk janë përfshirë dëmet e shkaktuar te bizneset si dhe tokat bujqësore.

    “Këto vërshime kanë dëmtuar edhe shtëpitë si në Albanë të Madhe e të Vogël që janë disa përroska të cilat rrjedhin”.null

    “Ne si komunë kemi formuar komisionet për vlerësimin e dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet jemi në përfundim të vlerësimeve dhe po llogarisim përafërsisht që dëmet vetëm në ekonomitë familjare mund të arrijnë deri në 400-500 mijë euro pa llogaritur edhe dëmet që janë bërë në bizneset e vogla dhe të mesme në Fushë-Kosovë dhe pastaj edhe dëmet në sipërfaqet bujqësore”.

    “Llogaritet që uji brenda në shtëpi uji ka hyrë në 100 shtëpi me të cilat natën kritike që kanë të vërshuara së bashku me Forcën e Sigurisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe ne e kemi bërë evakuimin e tyre shtëpive dhe kryesisht janë vendosur tek të afërmit e tyre”, është shprehur ai për ekonomia online.

    Veç vërshimeve Krasniqi njofton se edhe pandemia ka ndikuar si në ekonomitë familjare të kësaj komune ashtu edhe në bizneset e vogla, të mesme e të mëdha.null

    “Pandemia ka ndikuar në veçanti tek mirëqenia e qytetarëve, pastaj në vet ekonomitë familjare por edhe bizneset e vogla te mesme e të mëdha të cilat nuk kanë mundur t’i realizojnë planet që në mënyrë indirekte ajo ndikon edhe në grumbullimin e të hyrave vetajake”.

    “…megjithatë edhe brenda këtij viti sipas të dhënave që kemi komuna ka arritur që ta realizojë planin e realizimit të të hyrave vetanake në Komunën e Fsuhë-Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

    Tutje nënkryetari ka treguar se kjo komunë po përfundon projektin për ndërtimin e një rrethrrotullimit që do të ndikojë në lehtësimin për qarkullim.

    “Besoj që këto ditë përfundon projekti i mobilitetit që është shumë i rëndësishëm për qytetarët që do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve në Fushë Kosovë. Së bashku më Ministrin e Infrastrukturës Abrashin kemi përfunduar një projekt që është shumë i rëndësishëm për shkarkimin e rrugës së ‘Dardanisë’, ku është përgatitur projekti lidhur me një rrethrrotullim që do të vendoset te Pompa Kastrati”, është shprehur ai.

  • Fushë-Kosovë/ I hapet dera, por nuk i vjen lifti – bie në katin përdhesë

    Fushë-Kosovë/ I hapet dera, por nuk i vjen lifti – bie në katin përdhesë

    Në Stacionin Policor janë shoqëruar investitori i objektit dhe mirëmbajtësi i objektit) dhe një mashkull shtetas i huaj nga kompania e ashensorëve.

    Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

    SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

    Fushë Kosovë 13.01.2021 – 14:30. 

    Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që ju kishte hapur dera e ashensorit, mirëpo kabina nuk kishte ardhur dhe ai ka rënë në katin përdhesë. Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK, është liruar. Në Stacionin Policor janë shoqëruar dy meshkuj kosovar (investitori i objektit dhe mirëmbajtësi i objektit) dhe një mashkull shtetas i huaj (ngakompania e ashensorëve). Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.