Tag: Gani Geci

  • Korrenspondenti i FAZ rreth lajmit që e shpërndau Gani Geci për Albin Kurtin: Ky është lajm i rremë

    Korrenspondenti i FAZ rreth lajmit që e shpërndau Gani Geci për Albin Kurtin: Ky është lajm i rremë

    Korrespodenti i gazetës së famshme gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka nxituar të reagojë pas publikimit të një fotografie, që është paraqitur si artikull i kësaj gazete e që titullohet: “Kurti: Kush e mbështet SHBA-në dhe Rugovën është kundër Kosovës”.

    Martens ka thënë se ky artikull nuk është publikuar asnjëherë në gazetën gjermane, duke e cilësuar si lajm të rremë.“Në valën e zgjedhjeve në Kosovë, është duke u zhvilluar një fushatë e lajmeve të rreme në media të ndryshme sociale që përfshijnë Albin Kurtin dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung. Ju lutemi vini re: Ky artikull nuk u shfaq asnjëherë në FAZ. Citimi është i rremë”, thuhet në reagimin e Martens në Twitter.

    Këtij lajmi të rremë i ka besuar ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, i cili e ka publikuar këtë fotografi, duke vlerësuar se Kurti e mbështet Rusinë, ndërsa e ka falenderuar Zotin dhe presidentin Ibrahim Rugova “per vizionin e ti pro Amerikan dhe pro Perendimor”.

  • Gani Geci: A është Valon Syla i biri i serbes me emrin Oliverë (OLA)?

    Gani Geci: A është Valon Syla i biri i serbes me emrin Oliverë (OLA)?

    Fjalimi i deputetes së LDK-së, Marigona Geci, kritikues ndaj PDK-së, ka nxitur reagimin e gazetarëve, konkretisht Valon Sylës. Ky i fundit kritikoi vajzën e ish-deputetit të kësaj partie Gani Gecit, e cila ka folur për vrasjet në Kuvend.

    “Çika e Gani gecit, babai i së cilës i ka dy vrasje të konfirmuara, si i dyshuar i përhershëm flet për vrasje në Parlament, jashtë rendit të ditës”, ka shkruar ndër të tjerash Syla në Facebook.

    Ndërsa, Geci ka reaguar ashpër ndaj këtyre deklaratave të Sylës, transmeton Indeksonline

    “Kerkoj nga Shqiptarët e Kosovës një hulumtim të shkurtër për këtë nipin e Serbisë Valon Sylës”, ka thënë Geci.

    Shkrimi nga Gani Geci:

    Kerkoj nga Shqiptarët e Kosovës një hulumtim të shkurtër për këtë nipin e Serrbisë Valon Sylen ???!!!

    A është Valon Syla i biri i serbes me emrin Oliverë (OLA)?

    A e ka Valon Syla babë Agimin) jugosllav, gjyshin (Osmanin) jugosllav?

    A e kanë majtë këta Jugosllavët deri vonë, e kanë mundësi që hala e kanë fotografinë e madhe të Titës në shpi, në dhomë të ditës, apo tash e kanë qua nashta në dhomë të fjetjes?

    A është i Gjyshi i Valonit Osman nifar komunari jugosllav që ka luajt bixhoz me këta buxhuvanat e kohës si Nebi Gashit e Nazmi Mustafës?

    A e ka pas edhe mixha babës Agimit gruan serbe e që ka punua në Thertore në Fushë Kosovë?

    A është Valoni për nga nëna gjakë serbi?

    A e ka pas nëna Valonit emrin e ka Olivera?

    A e kanë thirrë në vitet 80’ve e Olja? A kamë folë vetëm serbisht në shtëpinë e Valonit?

    A e ka pas nëna e Oliverës emrin Ratka (Radmila)?

    A e ka ndërrua Pas luftës Olja e emrin në Ola?

    A punon tani Ola në TV21 e dhe ka një emision për kuzhinë?

    A e ka pa Olija babën shqiptar a jugosllav?

    A e urren Valoni me shpirt UCK dhe kur të pihet me raki e shanë UÇK-në serbisht?

    A është një rrenc dhe shumë i pafytyrë ky Valoni qe e shanë edhe diasporën?

    A e kanë majtë Kadria e Hashimi e si një mzë qe me shytë për mi sulmu të tjerët?

    A e kanë pas dërgua reporter të RTK në Beograd një kohë?

    A ja kanë majtë portalin Metro duke e financua nëpër mjet ndërmarrjeve dhe institucioneve shtetërore duke i jap reklama dhe duke e financua tinëzisht?

    A e ka majtë shteti ketë rrenc tash ju paskan harxhua paret e për mu bë kishe unë jam dikush i ka shti brinat me mu?

    E jo nuk Valon, nuk muj mu kthy ma në kategorinë̈ tende të mbeturinave se këta si ti i kam kalua moti?

    Të kanë gjet ty, po jo gjene thuju ndonjë të kategorisë ma të rëndë sepse ti edhe ata Kryezit jeni ZHL.

  • A i janë dhimbsur Gani Gecit ish-eprorët e UÇK-së, të arrestuar nga Gjykata Speciale?

    A i janë dhimbsur Gani Gecit ish-eprorët e UÇK-së, të arrestuar nga Gjykata Speciale?

    Ish deputeti i LDK-së dhe anëtari i këtij subjekti politik, Gani Geci, ka thënë se nuk i janë dhimbsur ish-eprorët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Gjykatën Speciale, shkruanReporteri.

    “Mua ata nuk mu kanë dhimtë hiq. U dashtë me ju dhimtë unë atyne kur më kanë plagu. Gjallë janë ata ama, ata që janë hi në dhe nuk çohen kurrë”, tha ai në Klan Kosova.

    Geci tha tha se nuk dëshmon kundër askujt, por dëshmon vetëm për atë që i ka ndodhur atij personalisht.

    “Unë jam kanë dëshmitarë atje. Deklarimet e mia I kam pas publike qe 22 vjet. Unë e kam mbrojtë veten, kam kërku drejtësi për shokët e mi që janë vrarë dhe komunikatën nr.59. Në aktakuzën që është bërë publike nuk ka asgjë që e kam thënë unë. Unë nuk dëshmojë kundër veç për rastin që më ka ndodhë. Unë dëshmoj kundër askujt veç për atë që më ka ndodhë mua”, shtoi Geci.