Tag: Ganimete Musliu

  • “Nuk luftohet Kurti me budallallëqe të tilla rreth gruas e vajzës së tij”

    “Nuk luftohet Kurti me budallallëqe të tilla rreth gruas e vajzës së tij”

    Filozofi Blerim Latifi ka reaguar pas deklaratave të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut që tha dje se Albin Kurti është kryeministri i parë shqiptar, fëmijët e të cilit nuk flasin shqip.

    Latifi në një shkrim në Facebook ka thënë se edhe Ismail Qemaili e kishte gruan greke e fëmijët e tij flisnin greqisht në fillim.

    I njejti ka përmendur edhe Pandeli Sotirin dhe Hasan Prishtinën.

    Latifi ka thënë se Kurti nuk mund të ‘luftohet’ me një qasje të tillë duke ia përmendur gruan e vajzën e tij.

    Postimi i tij:

    Ismail Qemali e kishte gruan greke dhe fëmijët e tij flisnin greqisht në fillim, por kjo nuk e kishte penguar që ai të vihej në krye të lëvizjes kombëtare që shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

    Pandeli Sotiri ishte i martuar me greke, por kjo nuk e pengoi që ai të bëhej patrioti i parë që hapi shkollën e parë laike shqipe në historinë e kombit shqiptar.

    Hasan Prishtina e kishte gruan ukrainase, por kjo nuk e pengoi që ai të luftonte gjithë jetën e tij për lirinë dhe të drejtat e kombit shqiptar.

    Ka edhe shumë e shumë raste të tilla. Ndërkaq, ka me qindra shembuj të tjerë për shqiptarë që nanë e babë i kanë pasur shqiptarë, por gjithë jetën e tyre u kanë shërby armiqve të kombit shqiptar.

    Ashtu siç sot ka sa e sa zuzarë që gjuhën shqipe dhe shkronjat e saj i përdorin kundër vetë kombit shqiptar. Nuk mund të luftohet Kurti me budallallëqe të tilla rreth gruas e vajzës së tij. Pikë.

  • Deputetja Musliu “thumbon” Agim Veliun: E kuptoj, do ta ketë të vështirë të kthjellet pas humbjes në Podujevë

    Deputetja Musliu “thumbon” Agim Veliun: E kuptoj, do ta ketë të vështirë të kthjellet pas humbjes në Podujevë

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka munguar në seancën e sotme plenare të Kuvendi të Kosovës.

    Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar ministrin Veliu, për mosparaqitjen e tij në Kuvend, derisa edhe e ka përqeshur atë.

    Musliu ka thënë se Veliu do ta ketë shumë vështirë të kthjellet pas humbjes së zgjedhjeve në Komunën e Podujevës, derisa është shprehur se do ta ketë të vështirë ta gjej edhe rrugën për të ardh deri në Kuvend.
    “Ka me pas shumë vështirë me u kthjell dhe me e ditë rrugën për në Kuvend. Njeri i papërgjegjshëm nuk e meriton ma shumë se me bo hajgare me të”, ka thënë ajo.

    Musliu ka thënë tutje se i uron shërim të shpejtë emocional ministrit Veliu, pasi sipas saj, një gjë e tillë i duhet tani.

    Në mungesë të ministrit, deputetët tjerë të Kuvendit të Kosovës, nuk i kanë bërë pyetjet të cilat i kishin përgatitur për të./GE