Tag: Gennaro Gattuso

  • Intervista prekëse e Gattusos: S’jam vetja, dua të vdes aty ku jetoj; në fushën e futbollit

    Intervista prekëse e Gattusos: S’jam vetja, dua të vdes aty ku jetoj; në fushën e futbollit

    Gennaro Gattuso e ka dhënë një intervistë prekëse, pas barazimit të Napolit me Torinon në çastet e fundit, duke treguar më shumë rreth probleme shëndetësore më të cilat është duke u përballur së fundmi.

    Trajneri i Napolit Gattuso i kishte shmangur intervistat kohëve të fundit, për shkak po vuan nga sëmundja Ocular Mayasthenia, transmeton Gazeta Express.

    Kjo është një sëmundje autoimune e cila, përveç tjerash, i dobëson muskujt të cilët e kontrollojnë syrin dhe qepallën.

    “Neve na munguan shumë lojtarë sonte, prandaj marrja e një pike sonte është e çmueshme për ne”, tha Gattuso.

    “Më duhet ta pranoj se nuk kam qenë vetja në 12 ditët e fundit. Dua t’u bëj thirrje të gjithë atyre, veçanërisht fëmijëve, që shikohen në pasqyre dhe shohim diçka të çuditshme apo që nuk është në rregull: jeta është e bukur. Pranojeni të gjithën”, shtoi ai.

    “Edhe djelmoshat po vuajnë duke më parë kështu, e di këtë. Por unë jam gjallë. Vuaj nga myasthenia që 10 vjet, kjo është hera e tretë që është përkeqësuar kaq shumë, por do të kalojë dhe syri im do t’i kthehet normalitetit”.

    “Jo vetëm që duket keq, por më bën edhe të ndihem i rraskapitur.”

    “Sidoqoftë, kjo është jeta ime dhe ka gjëra edhe më të këqija. E di se disa persona supozojnë se e kam vetëm edhe një muaj jetë, por ju siguroj se jam mirë. Kur të vdes përfundimisht, dua të shkoj aty ku jetoj, në fushën e futbollit”. /