Tag: Genta Ismaili

  • Genta Ismajli  me befasi të veçantë nga i dashuri për 28 nëntor

    Genta Ismajli me befasi të veçantë nga i dashuri për 28 nëntor

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, po vazhdon të shijojë periudhën më të bukur të jetës së saj, në krahët e të dashurit të saj, Huseyin Usta.

    Çifti janë mjaft aktivë dhe të ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

    Së fundmi, Genta ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory dhuratën e veçantë që partneri i saj, kishte përgatitur për të enkas për festën e flamurit.

    Bëhet fjalë për një tortë të gatuar nga vet Huseyin, në mbishkrimin e së cilës shkruhej “Urime 28 nëntori”.



    Foto: Genta Ismajli/InstaStory

    E mahnitur nga kjo befasi, këngëtarja nuk humbi kohë duke marrë telefonin dhe duke e ndarë atë me ndjekësit e saj në InstaStory.

    Mesa duket, biznesmeni turk është familjarizuar mjaft mirë me festat kombëtare shqiptare si dhe traditën dhe kulturën e vendit prej nga vjen e dashura e tij.