Tag: GJYKATA SPECIALE

  • Sot dëgjohen dëshmitarët e parë në Hagë ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Sot dëgjohen dëshmitarët e parë në Hagë ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të vazhdojë të martën në Hagë.

    Sot nis procesi i paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorisë Speciale, përkatësisht dëgjimi i dëshmitarëve.

    Seanca gjyqësore pritet të fillojë në orën 09:00, sipas njoftimit të Gjykatës Speciale.

    Seanca pritet të transmetohet rreth 45 minuta me vonesë për publikun.

    Seanca të tilla pritet të ketë më 11, 12, 13, 17, 18, 19 dhe 20 prill.

    Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Të hënën e kaluar 3 prill ka nisur gjykimi.

  • Gjykata Speciale merr vendim në lidhje me paraburgimin e Gucatit e Haradinajt

    Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

    Vendimi është marrë nga Trupi Gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Charles Smith III, Christoph Barthe, Gueanael Mettraux si dhe Fernal Gaynor, shkruan lajmi.net.

    Me këtë rast, Trupi Gjykues ka kërkuar nga Prokuroria që të dërgojë parashtresat për rishiqimin tjetër të paraburgimit deri më datë 7 prill, teksa i ka dhënë afat mbrojtjes që t’i përgjigjet pretendimeve të organit të akuzës deri më 14 prill.

    Ndryshe, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati janë në paraburgim që nga shtatori i vitit 2020, atëherë kur u arrestuan në Prishtinë.

  • Ish-drejtorit të AKI-së i konfiskohet telefoni nga Gjykata Speciale

    Ish-drejtorit të AKI-së i konfiskohet telefoni nga Gjykata Speciale

    Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale ia ka konfiskuar telefonin ish-drejtorit të AKI-së, Driton Gashit.

    Insajderi ka mësuar se ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes dhe arsyeja që i është dhënë Gashit, sipas urdhrit të nënshkruar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake, me kërkesë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, është se ai dyshohet për kryerjen e veprës penale, sipas nenit 15 (2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Ish-drejtori i AKI-së, Driton Gashi, mësohet se në këtë rast është përfaqësuar nga avokati Artan Qerkini.null

    Insajderi ka provuar të bie në kontakt me Gashin, por nuk ka arritur ta konfirmojë konfiskimin e telefonit nga vetë ai. 

  • Mediat sllovene: Thaçi ka kërkuar të dërgohet në arrest shtëpiak në Slloveni

    Mediat sllovene: Thaçi ka kërkuar të dërgohet në arrest shtëpiak në Slloveni

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që në vazhdim të gjykimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ku po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në luftën e fundit në Kosovë – të mbrohet nga arresti shtëpiak dhe – meqë kërkohet një vend i tretë për të qëndruar – ai ka zgjedhur Slloveninë.

    Kështu raporton mediumi slloven Necenzurirano në një shkrim ku flitet në detaje për procesin e ekstradimit të Thaçit në Slloveni, për ta vazhduar mbrojtjen nga arresti shtëpiak.

    “Ky informacion na është konfirmuar nga disa burime brenda Sllovenisë dhe jashtë saj po ashtu”, shkruajnë Primosh Cirman dhe Tomas Modic, dy gazetarët që kanë publikuar artikullin në mediumin investigativ Necenzurirano.

    Nga Specialja ende nuk janë deklaruar për këtë çështje, por dokumentet e Gjykatës që janë publikë, tregojnë se Thaçi kishte kërkuar lirim me kusht në dhjetor të vitit të kaluar.

    Dokumentet e Gjykatës që tregojnë se Thaçi kishte kërkuar lirim me kusht në dhjetor të vitit të kaluar.
    Ai është pajtuar edhe me mundësinë që të jetë në arrest shtëpiak gjatë gjykimit, në një vend “që është një shtet i tretë dhe që nuk është në kufij me Kosovën”.

    Dokumentet e gjykatës megjithatë nuk tregojnë se cili është vendi i kërkuar nga Thaçi, por mediumi slloven shkruan se kanë informacione që përzgjedhja e parë e ish-themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është Sllovenia.

    Madje, në artikull thuhet se Thaçi ka kontaktuar edhe me njerëz brenda qeverisë sllovene për të parë mundësinë e dërgimit të tij në Slloveni dhe për t’u siguruar se qeveria sllovene do të bëhet garant, duke siguruar gjykatën se “Thaçi nuk do ta lërë territorin slloven gjatë kohës sa gjykohet”.

    Gjykata gjithashtu nuk është përgjigjur në pyetjen se nëse qeveria sllovene e ka ofruar tashmë garancinë. Gazetës nuk i është përgjigjur as ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anze Logar.

    Dokumentet publike të gjykatës tregojnë se gjykata në Hage ia kishte refuzuar kërkesën për mbrojtje nga arresti shtëpiak Thaçit.

    Kjo kishte ndodhur në janar të këtij viti, meqë ishte arsyetuar se Thaçi mund ta shfrytëzojë rastin për të ikur, dhe gjithashtu gjykata kishte pasur frikë se Thaçi mund të ndikojë te dëshmitarët. Sipas gjyqtarëve, Thaçi mund ta ushtrojë këtë ndikim edhe po që se mbahet në një shtet të tretë.

    Por, gjykata mund t’i bëjë një rivlerësim kërkesë së Thaçit, meqë një nga gjyqtarët, gjermani Kai Ambos, në një opinion të tij ka shkruar se duhet “konsideruar seriozisht”, kërkesa e Thaçit “nëse ai merr ndonjë ofertë nga ndonjë vend i tretë si garantues për të”.

    Ai shkruan se “një ofertë e tillë do të ishte një argument i fortë për Thaçin”, derisa shtonte se “Thaçi është i bindur se do të mundet ta sigurojë këtë mbështetje nga një vend i tretë”.

    Dokumentet nga Gjykata Speciale: Thaçi “është konfident se do të sigurojë lejen për të qëndrim nga një vend i tretë”

    Sipas Necenzurirano, kjo ka ndodhur në kohën kur Thaçi veçse kishte kontaktuar autoritetet sllovene. Sipas procedurës, gjykata rishikon mundësitë e arrestit shtëpiak për Thaçin dhe shikon nëse janë bërë kushtet çdo dy muaj.Pyetjeve për këtë lëvizje potenciale të Thaçit në drejtim të Sllovenisë, nuk u është përgjigjur as avokati i tij, amerikani Gerogy Kehoe.

    Mediumi slloven në një pjesë të tekstit shkruan edhe për afërsinë që Thaçi ka pasur gjithmonë me autoritet sllovene dhe me kryeministrin aktual slloven Janez Jansha. Ceket gjithashtu edhe vizita private që Janez Jansha i kishte bërë Thaçit në vitin 2011, kur ish-kryeministri i Kosovës, ishte ende në opozitë.Për këtë zhvillim nuk kanë komentuar ende as nga institucionet në Kosovë.

    Ministria e Jashtme e Kosovë po ashtu nuk ka dhënë ende ndonjë koment.Thaçi po mbahet në Hagë bashkë me dy nga ish-bashkëthemeluesit e UÇK-së dhe bashkëpartiakët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, derisa në Hagë janë edhe Rexhep Selimi e ish-komandantë të tjerë të UÇK-së.Akuza për të gjithë është e njëjtë. Sipas prokurorisë në Speciale, themeluesit e UÇK-së kanë kryer krime në luftën e fundit, ose duke marrë pjesë ose duke i lejuar ato pasi ishin në zinxhirin komandues.

    Të gjithë nga të akuzuarit i kanë mohuar kategorikisht akuzat që rëndojnë mbi ta. Ata janë deklaruar të pafajshëm në fjalimet e tyre të para në gjykatë.

  • Edhe një ftesë nga Specialja, kjo është e ftuara e radhës

    Edhe një ftesë nga Specialja, kjo është e ftuara e radhës


    Gjykata e Hagës i ka dërguar ftesë ish-ushtarës së UÇK-së, Sadete Doda.

    Doda më 26 janar do të paraqitet në zyret e EULEX-it, ka bërë të ditur ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

    “Çlirimitaret e Kosovës krenar po përballen me betejën e fundit për Kosovën. Rreshtit Çlirimitar edhe njëher është ftuar ti bashkohet edhe Sadete Doda-SHOTA. Ajo me datën 26.01.2021 do te paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë. Çlirimitaret do kthehen faqebardhe por si do jetojne me turpin mjeranet qe deponuan dosje në Hage!”, ka shkruar Musliu.null

    Nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar Doda, e cila në luftë është njohur me emrin “Shota”.

  • “Shenjë e pjekurisë”/ Media gjermane: Ai që e udhëhoqi rrëzimin e Kurtit, po përballet në Hagë për krime lufte

    “Shenjë e pjekurisë”/ Media gjermane: Ai që e udhëhoqi rrëzimin e Kurtit, po përballet në Hagë për krime lufte

    Pas një vendimi nga Gjykata Kushtetuese, parlamenti duhet të shpërndahet dhe të caktohen zgjedhje të reja. Por ajo që duket si kaos i ripërtërirë është gjithashtu një shenjë e funksionimit të institucioneve, shkruan mediumi gjerman, “Suddeutsche.de”.

    Albin Kurti, ish kryeministri i Kosovës i cili u rrëzua në pranverë, po përgatitet të kthehet në detyrë pasi Gjykata Kushtetuese e vendit hapi rrugën për zgjedhjet e reja. Pak para Krishtlindjes, gjykatësit kishin deklaruar të pavlefshëm zgjedhjen e pasardhësit të Kurtit, Avdullah Hoti. Ekonomisti konservator ishte zgjedhur si kryeministri i ri në qershor me një shumicë parlamentare të ngushtë; 61 nga 120 deputetë votuan për të. Sidoqoftë, një nga këta 61 ishte dënuar tashmë për mashtrim një vit më parë – dhe për pasojë nuk duhej të kishte marrë pjesë në zgjedhje. Më 21 dhjetor, gjykatësit deklaruan se ai as që duhej të kishte zënë një vend në parlament, e si rezultat, qeveria aktuale nuk ka shumicën e nevojshme të votave, shkruan tutje mediumi gjerman.

    Anëtarët e partisë opozitare Vetëvendosje kishin dërguar në Kushtetuese legalitetin e qeverisë Hoti. Politologu Florian Bieber, kreu i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Graz-it, interpretoi gjykimin si provë se një pjesë thelbësore e strukturës shtetërore në Kosovë po jep fryte përmes bashkësisë ndërkombëtare: vendi padyshim që ka një “gjykatë kushtetuese të pavarur”. Një arritje që është gjithçka përveç se e natyrshme në rajon.

    Një kapitull i ndërhyrjeve të SHBA po mbaron

    Me urdhërimin e zgjedhjeve të reja, një kapitull i ndërhyrjes së gjerë nga qeveria e SHBA në Ballkan po mbyllet. Presidenti në largim Donald Trump, në mënyrë që të ishte në gjendje të merrte pikë në fushatën zgjedhore si një politikan i huaj i suksesshëm, i shtyu përpara negociatat midis Serbisë dhe Kosovës dhe caktoi një të dërguar special, ish-ambasadorin në Gjermani, Richard Grenell. Në pranverë, ai i bëri presion Kryeministrit të sapo zgjedhur të Kosovës në atë kohë, Albin Kurtit nga Lëvizja Vetëvendosje se ai duhej të hiqte plotësisht tarifat ndëshkuese prej 100 përqind për mallrat serbe të vendosura në mosmarrëveshjen me fqinjin serb në vitin 2018. Kurti, megjithatë, i rezistoi insistimit të Grenellit dhe këmbënguli të vendoste vetë ritmin e de-përshkallëzimit – gjithashtu në varësi të lëshimeve/sjelljeve që do bënte Serbia.

    Kur kryeministri i ri me vetëbesim i rezistoi planeve të Presidentit Hashim Thaçi për të vendosur një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe kështu uzurpimin e qeverisjes de facto, mosmarrëveshja me partnerin e koalicionit konservator LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës) u përshkallëzua . Deputetët e saj sollën votat e mosbesimit ndaj Kurtit. Pas vetëm shtatë javësh në detyrë, Kurti u përmbys – shoqëruar me ngazëllim publik nga Grenelli, i cili në prapavijë kishte shtyrë masivisht për votim.

    Që nga ajo kohë, Kurti ka lënë pak dyshime se ai priste të kthehej në detyrë së shpejti. “Unë kam humbur mbështetjen e gjysmës së deputetëve,” tha ai në një intervistë me SZ në shtator, “por popullariteti i VV-së është dyfishuar.” Nuk është rastësi që “forcat e regjimit të vjetër” kanë bërë aleatë kundër tij dhe partisë së tij, Vetëvendosjes; “Ata e dinë saktësisht se cilat do të ishin rezultatet nëse do të kishte zgjedhje të reja”, citon Kurtin mediumi gjerman “Suddeutche.de”, transmeton Bota sot.

    Në atë kohë, Kurti takonte përfaqësues të diasporës së Kosovës në disa qytete në Gjermani dhe Zvicër. Ai bëri fushatë për planet e tij për të sjellë specialistë të kualifikuar që kishin emigruar nga Kosova përsëri në vend për disa muaj pas kthimit të tij të shpresuar për në detyr, në mënyrë që ata, për shembull, të ndihmonin në ndërtimin e një administrate civile të qëndrueshme. “Fitimi i trurit” në vend të “ikjes së trurit”, fitimi në vend të humbjes së talentit – ky është një nga premtimet kryesore të fushatës së Kurtit së bashku me luftën kundër korrupsionit.

    Në fakt, optimizmi për rizgjedhjen e Kurtit bazohet në disa kushte të favorshme për të. Sipas sondazheve, popullariteti i partisë së tij kohët e fundit ka vazhduar të rritet; nëse ka zgjedhje të reja – ndoshta në mes të shkurtit – Vetëvendosje mund të arrijë një shumicë në parlament edhe pa një partner të koalicionit. Përveç kësaj, “regjimi i vjetër” i veteranëve të UÇK-së në vend tani është dobësuar ndjeshëm. Ish-rivali kryesor i Kurtit, ish-Presidenti Hashim Thaçi, tani duhet të përgjigjet para Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë për pretendimet e krimeve të luftës në vitet 1990. Thaçi kishte udhëhequr rënien e Kurtit së bashku me të dërguarin special të SHBA, Grenell.

    Erërat nga SHBA si Trump nuk priten më në një të ardhme të parashikueshme: Presidenti i zgjedhur Joe Biden është një ekspert i provuar në rajon; Si senator në vitet 1990, ai bëri fushatë për ndërhyrje ndërkombëtare kundër agresionit serb. Para zgjedhjeve presidenciale të këtij viti në SHBA, Albin Kurti u kërkoi të gjithë votuesve me të drejtë vote me origjinë nga Kosova të votojnë për Biden. Nëse Kurti do të rizgjedhet, do të kishte një partner të zgjedhur nga pala e SHBA i cili, ndryshe nga paraardhësi i tij Trump, nuk duhet të shkaktojë trazira shtesë në rajon me planet për të shkëmbyer territoret midis Serbisë dhe Kosovës bazuar në kriteret etnike.

  • A i janë dhimbsur Gani Gecit ish-eprorët e UÇK-së, të arrestuar nga Gjykata Speciale?

    A i janë dhimbsur Gani Gecit ish-eprorët e UÇK-së, të arrestuar nga Gjykata Speciale?

    Ish deputeti i LDK-së dhe anëtari i këtij subjekti politik, Gani Geci, ka thënë se nuk i janë dhimbsur ish-eprorët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Gjykatën Speciale, shkruanReporteri.

    “Mua ata nuk mu kanë dhimtë hiq. U dashtë me ju dhimtë unë atyne kur më kanë plagu. Gjallë janë ata ama, ata që janë hi në dhe nuk çohen kurrë”, tha ai në Klan Kosova.

    Geci tha tha se nuk dëshmon kundër askujt, por dëshmon vetëm për atë që i ka ndodhur atij personalisht.

    “Unë jam kanë dëshmitarë atje. Deklarimet e mia I kam pas publike qe 22 vjet. Unë e kam mbrojtë veten, kam kërku drejtësi për shokët e mi që janë vrarë dhe komunikatën nr.59. Në aktakuzën që është bërë publike nuk ka asgjë që e kam thënë unë. Unë nuk dëshmojë kundër veç për rastin që më ka ndodhë. Unë dëshmoj kundër askujt veç për atë që më ka ndodhë mua”, shtoi Geci.

  • Hidhen poshtë propozimet e Thaçit, Gjykatës Speciale i vazhdohet mandati

    Hidhen poshtë propozimet e Thaçit, Gjykatës Speciale i vazhdohet mandati

    ShpërndajeDhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka hedhur poshtë amandametet e propozuara nga ish-presidenti Hashim Thaçi për  zgjatjen e mandatit të ashtuquajturës Gjykatë Speciale. Sipas një njoftimi, bëhet e ditur se Dhomat e Specializuara do ta vazhdojnë mandatin e tyre.

    “Dhoma Kushtetuese vendosi se amendamentet kushtetuese të propozuara pakësojnë të drejtat dhe liritë e garantuara prej Kapitullit II të Kushtetutës”, thuhet në njoftimin për akgjukim nga Dhoma Kushtetuese.

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi zyrtarisht më 25 gusht i ishte drejtuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me propozim për amendamentin e Kushtetutës për zgjatjen e mandatit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë. Thaçi në propozimin e tij dërguar Kryesisë së Kuvendit, ka kërkuar të ndryshohet neni i amendamentit, ku thuhet se mandati i këtij institucioni do të zgjasë për një periudhë pesëvjeçare.

    Edhe pse vazhdimisht hidhet në pikëpyetje nëse Gjykata Speciale ka mandat për të funksionuar, në njoftim thuhet se “mandati i Dhomave të Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të Specializuara ka vazhduar dhe do të vazhdojë deri sa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë për përfundimin e mandatit të tyre”.

    Njoftimi i plotë

    AKTGJYKIM MBI REFERIMIN E AMENDAMENTEVE TË PROPOZUARA TË KUSHTETUTËS SË KOSOVËS

    Më 26 Nëntor 2020, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese (‘Dhoma Kushtetuese’) nxori aktgjykimin e saj mbi referimin e amendamenteve të propozuara të nenit 162 të Kushtetutës së Kosovës

    (‘Kushtetuta’), për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Dhoma Kushtetuese vendosi se amendamentet kushtetuese të propozuara pakësojnë të drejtat dhe liritë e garantuara prej Kapitullit II të Kushtetutës.

    Amendamentet kushtetuese u propozuan më 24 gusht 2020 nga Presidenti i atëhershëm i Kosovës dhe në vijim Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ia përcolli ato Dhomës për vlerësim paraprak, në përputhje me nenin 144(3) të Kushtetutës. Në aktgjykimin e saj Dhoma Kushtetuese vlerësoi amendamentet kushtetuese të propozuara duke u kushtuar vëmendjen e duhur kontekstit dhe veçorive specifike të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

    Dhoma Kushtetuese gjithashtu konfirmoi se në pajtim me nenin 162(3) të Kushtetutës, kjo Dhomë ka juridiksion ekskluziv për kryerjen e këtij vlerësimi, duke qenë se amendamentet e propozuara kanë lidhje me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Po kështu, Dhoma Kushtetuese theksoi se në pajtim me nenin 162(13) dhe (14) të Kushtetutës, mandati i Dhomave të Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të Specializuara ka vazhduar dhe do të vazhdojë deri sa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë për përfundimin e mandatit të tyre.

  • Gjykata Speciale zbulon diçka që nuk ishte ditur më parë për Hashim Thaçin

    Gjykata Speciale zbulon diçka që nuk ishte ditur më parë për Hashim Thaçin

    Ish-Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, më 12 dhjetor të vitit 2019, është intervistuar për herë të parë në Hagë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për Kosovën. Lexoni në Gazetën Online ‘Reporteri.net’ të pathënat rreth intervistimit të parë, nga Haga, të ish-shefit të shtetit.

    Më 8 korrik 2020, Hashim Thaçi njoftoi se pas 5 ditësh, më 13 korrik 2020, do të udhëtojë për në Hagë, për t’u paraqitur për intervistim nga Prokurorët dhe hetuesit tjerë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar për Kosovën.

    E ky intervistim për krime lufte ndaj ish-eprorit të UÇK’së zgjati kater ditë, në Hagë. E gjitha ndodhi vetëm disa javë pasi Gjykata Speciale njoftoi se ndaj ish-Presidentit kosovar, Haga ka ngritur një aktakuzë, e cila atëkohë ishte në pritje të konfirmimit ose jo nga ana e një gjyqtari francez të procedues penale të Dhomave të Specializuara për Kosovën.

    Por ky rast, del të mos jetë hera e parë kur Hashim Thaçi, që aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë, të jetë intervistuar nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.
    Dokumenti i kërkesës së Zyrës së Specializuar të amerikanit Jack Smith për lëshimin e urdhër-arrestit ndaj Thaçit dhe tre ish-eprorëve tjerë të UÇK’së, i 28 Majit 2020, por që u bë publik tek para tre ditësh, zbulon kohën se kur ish-Presidenti i Kosovës ishte ftuar dhe intervistuar për herë të parë nga Haga.

    Në këtë dokument, siç shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’, Zyra e Prokurorit të Specializuar, tek referencat, në fund të faqes së 4 të kërkesës për urdhër-arrest 22 faqesh gjithsej, thekson se Thaçi për herë parë nga Haga ishte ftuar për intervistim më 17 nëntor 2019

  • Eliot Engel: Jo vetëm shqiptarët, të hetohet çdokush që ka kryer krime lufte

    Eliot Engel: Jo vetëm shqiptarët, të hetohet çdokush që ka kryer krime lufte

    Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve i SHBA-së, të cilin e kryeson kongresisti Eliot Engel, ka thënë se çdo kush që ka kryer krime të luftës në Kosovë, pa marr parasysh etninë, duhet të sillet para drejtësisë.

    Ky reagim erdhi pas raportimeve të mediave se trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës 1998-99 janë gjetur në një varrezë masive në Serbi, afër kufirit me Kosovën.

    Engel ka kritikuar edhe më herët Gjykatën Speciale me seli në Hagë e cila deri tash është duke hetuar vetëm shqiptarët për krime të pretenduara se janë kryer gjatë dhe në muajt e parë pas mbarimit të luftës në qershor të vitit 1999.

    “Çdokush që ka kryer krime lufte, pavarësisht nga përkatësia etnike, duhet të dalë para drejtësisë. Pikë. Por, drejtësia nuk duhet të shihet përmes një prizmi nga i cili mund të kalojnë imazhe të vetëm një etnie. Tash për tash, duket se kjo po ndodhë në Kosovë me Gjykatën Speciale, dhe diçka duhet të ndryshojë”, thuhet në një deklaratë në llogarinë e Twitter-it të Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve që kryesohet nga Engel.

    “Ata ende po gjejnë trupa të varrosur në Serbi, viktima të (fushatës së) Millosheviqit për pastrim etnik në Kosovë”, thuhet më tutje.

    Më datë 16 nëntor, në afërsi të Rashkës në Serbi, janë gjetur mbetje mortore të cilat dyshohet se i përkasin viktimave shqiptare nga Kosova.

    Informacionin mbi zbulimin e mbetjeve mortore në Kizhevak, afër kufirit me Kosovën, fillimisht më 16 nëntor e bëri të ditur drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu. Ai konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se bëhet fjalë për mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës.

    Në lokalitetin e njëjtë janë bërë gërmime edhe në vitin 2015./rel