Tag: Gjykata Supreme

  • Supremja refuzon ankesën e Vetëvendosjes për parregullsi në zgjedhjet lokale në Prizren

    Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren për parregullsi në zgjedhjet lokale të rundit të dytë.

    “Gjykata Supreme e Kosovës duke iu referuar dispozitës së nenit 127.2 të Ligjit mbi Procedurën Kontestimore, ku parashihet se “Në qoftë se parashtresa është dërguar me anë të postës me letër rekomande apo në rrugë telegrafike, dita e dorëzimit në postë konsiderohet si ditë e dorëzimit në gjykatën të cilës i është drejtuar..” e konsideroi si të afatshme ankesën dhe pasi vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, të përgjigjes në ankesë, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se, është e pabazuar”, thuhet në njoftim.

  • Supremja e la jashtë Kuvendit, vjen reagimi i parë nga Adriana Hoxhiq

    Supremja e la jashtë Kuvendit, vjen reagimi i parë nga Adriana Hoxhiq

    Kryetarja e Partisë Komuniteti i Bashkuar, Adriana Hoxhiq ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, që e la atë jashtë Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

    Hoxhiq deklaroi se është shumë e zhgënjyer me këtë vendim të Supremes teksa shtoi se kjo gjykatë i ka vjedhur votat e qytetarëve.

    “Nuk mujta me gjet asnjë argument të qartë që ndërlidhet me ligjin dhe jam ,e të vërtetë e zhgënjyer sepse kam pritur që do të kemi një vlerësim profesional dhe se ky vendim do të tregonte se krejt rajoni e ka problemin ekonomik, demokracia të jetë në nivelin e duhur. Kam besuar që ata më së shumti e dinë së çfarë domethënë të jesh i pabarabartë. Supremja e ka marr një vendim që i ka vjedhur votat e lira të qytetarëve të Kosovës, që kanë  dal dhe kanë vendosur sipas vullnetit. Kjo është e papranueshme dhe shkelje e demokracisë”, ka thënë ajo, në emisionin “Frontal”, në T7.

    Ajo tha se është humbur mundësia që të krijohet një frymë e re në Kuvendin e Kosovës.

  • Supremja refuzon 9 ankesa kundër vendimit të PZAP-së

    Supremja refuzon 9 ankesa kundër vendimit të PZAP-së

    15 ankesa kundër vendimet të PZAP-së ka pranuar Gjykata Supreme, por që deri më tani ka vendosur vetëm për 9 prej tyre, të cilat i ka refuzuar. Ndërkaq në proces janë edhe gjashtë të tjera, për të cilat, kolegjet gjyqësore të Gjykatës Supreme, pritet të vendosin brenda afatit ligjorë prej 72 orësh.

    Sjellim listën e plotë të vendimeve të Supremes:

    Anton Shala, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.507/21 (e refuzuar)null

    Nezir Çoçaj, Prizren kundër vendimit të PZAP-së A.nr. 657/2021 ( E refuzuar)

    Duda Balje, Socialdemokratska Unija, kundër vendimit të PZAP-së, A nr. 656/2021

    Qazim Rrahmani, PLE, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021null

    Erxhan Galushi, Prizren, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021

    Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 760/2021 ( E refuzuar)

    Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 761/2021

    Visar Hoti, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A. nr. 746/2021 (e refuzuar)

    Ismet Shamolli, Ferizaj kundër vendimit të PZAP-së A. nr. 773/2021 (e refuzuar)

    Hisen Berisha, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.691/2021 (e refuzuar)

    Lirije Kajtazi, Gjilan, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.764/2021 (e refuzuar)

    Romani Iniciativa, Graqanica, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021

    Adriana Hoxhiq, Ujedinjena Zajednica, Mitrovicë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 656/2021

    Ekrem Hyseni, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.754/2021 ( e refuzuar)

    Gentrit Syla, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 751/2021 9 (E refuzuar)

  • LAJMI I FUNDIT: Gjykata Supreme vendos për Kurtin dhe të tjerët

    LAJMI I FUNDIT: Gjykata Supreme vendos për Kurtin dhe të tjerët

    Gjykata Supreme ka vendosur për ankesat e subjekteve politike, ku dy prej tyre janë pranuar pjesërisht.

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka mbetur jashtë listës, shkruan Gazeta Express.

    Në vendimin e Supremes thuhet se kandidatët për deputetë Liburn Aliu dhe Labinotë Demi Murtezi, t’i përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë. Ndërkaq, është refuzuar pjesërisht e pabazuar ankesa e LVV-së, duke vërtetuar vendimin e PZAP-së.null

    Vendimi i plotë i Gjykatës Supreme:

    Prishtinë, 29 janar 2021 – Gjykata Supreme ka pranuar pesë ankesa nga subjektet politike të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të cilat janë ndarë me short dhe janë shqyrtuar nga kolegjet gjyqësore brenda afateve ligjore.

    1. Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, është pranuar pjesërisht e themeltë nga kolegji i Gjykatës Supreme. Është ndryshuar pjesërisht vendimi i PZAP-së, Anr.17/2021, dhe vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Nr.244-2021, lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë, duke urdhëruar KQZ-në, që kandidatët për deputetë Liburn Aliu dhe Labinotë Demi Murtezi, t’i përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë. Ndërkaq, është refuzuar pjesërisht e pabazuar ankesa e LVV-së, duke vërtetuar vendimin e PZAP-së.null

    Gjykata Supreme e Kosovës e ka pranuar pjesërisht ankesën e LVV-së, për Liburn Aliun dhe Labinotë Demi Murtezin, pasi që është konstatuar se PZAP ka bërë vlerësim të gabuar të afatit 3 vjeçar duke e llogaritur ditën e shpalljes së zgjedhjeve me datë 6 janar 2021 si ditë përfundimtare për të vlerësuar afatin 3 vjeçar për përshtatshmërinë e kandidatëve, në kuptim të dispozitës të theksuar. Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar se afati 3 vjeçar duhet të llogaritet duke ju referuar datës së aktgjykimit penal të formës së prerë për secilin kandidat veç e veç e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, që në këtë rast është data 14 shkurt 2021.

    2. Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është pranuar pjesërisht e themeltë nga kolegji i Gjykatës Supreme. Është ndryshuar pjesërisht vendimi i PZAP-së, Anr.15/2021, dhe vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Nr.240-2021, lidhur me certifikimin e kandidatëve

    për deputetë, duke urdhëruar KQZ-në që kandidatin për deputet Shemsedin Dreshaj, ta përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë.

    Ndërkaq, është refuzuar pjesërisht e pabazuar ankesa e AAK-së, duke vërtetuar pjesën tjetër të vendimit të PZAP-së.

    Edhe në rastin e pranimit të pjesshëm të ankesës së AAK-së, bëhet fjalë për vlerësimin e gabuar të afatit 3 vjeçar, ndërkohë që duhet referuar datës së aktgjykimit penal të formës së prerë për secilin kandidat veç e veç, e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, që në këtë rast është data 14 shkurt 2021.

    3. Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), është refuzuar si e pathemeltë nga kolegji i Gjykatës Supreme.

    4. Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Nova Demokratska Stranka (NDS), është refuzuar në tërësi e pabazuar nga kolegji i Gjykatës Supreme.

    5. Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Nisma, është refuzuar si e pabazuar nga kolegji i Gjykatës Supreme.

  • Ish-kryetari i Gjykatës Supreme: Supremja nuk duhet të bazohet në vendimin e Kushtetueses

    Ish-kryetari i Gjykatës Supreme: Supremja nuk duhet të bazohet në vendimin e Kushtetueses

    Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani thotë se Supremja duhet të bazohet në Kushtetutën e vendit dhe jo në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me certifikimin, ose jo si kandidat për deputet të Albin Kurtit dhe të tjerëve.

    Në një intervistë për KP, Hasani thekson se Supremja duhet ta shikojë kodin e vjetër penal që nuk ia njeh pasojën juridike të veprës penale të ish-kryeministrit. Megjithëkëtë, shprehet pesimist se ish-kolegët e tij do të marrin një vendim të tillë.

    Dy ditë pas pranimit të ankesave nga Gjykata Supreme, Hasani thotë se mundësitë janë që e njëjta ta interpretojë ankesën e LVV-së dhe të të tjerëve në frymën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.null

    Por shpreson se Supremja të reflektojë që kandidatëve për deputetë që iu janë shlyer dënimet dhe atyre të dënuar me kundërvajtje t’iu mundësohet të certifikohen si kandidatë për deputetë.

    “Për bindjen time ajo (Gjykata Supreme) duhet të bazohet në Kushtetutën, çka thotë Kushtetuta dhe jo vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Duhet të bazohet në Ligjin, në Kodin Penal që nuk ia njeh pasojën juridike dhe duhet të shërbejë si precedent vendimi i vitit 2017, i cili nuk është shfuqizuar dhe nuk mund të shfuqizohet deri sa të bëhet një ndërrim në Kushtetutë. Edhe pse këtë nuk e pres, ajo (Gjykata Supreme) me siguri do ta interepretojë në frymën e njëjtë të Gjykatës Kushtetuese edhe pse s’do të duhej. Por unë së paku pres që Gjykata Supreme të reflektojë që personat të cilët veç janë shlyer nga dënimet dhe ata që janë dënuar për kundërvajtje, në këtë drejtim ta korrigjojë vendimin e KQZ-së”, thotë Hasani për KosovaPress.

    Hasani thotë se Gjykata Supreme nuk mund të kategorizojë veprat penale të kandidatëve të ankuar, por mund të bazohet në kodin penal të vitit 2012 që nuk i njeh pasojat juridike të dënimit me gjobë, të dënimit me kusht dhe vërejtjet gjyqësore.null

    “Gjykata Supreme mund të thotë meqenëse kodi penal i vitit 2012 nuk i njeh pasojat juridike të dënimit me gjobë të dënimit me kusht, vërejtjet gjyqësore dhe lirimin nga dënimi këto të gjitha duhet të kthehen në listë, pavarësisht se të kundërtën e thotë Gjykata Kushtetuese”, u deklaroi ai.

    Ndërkohë, shton se vendimet që janë në kundërshtim me Kushtetutën nuk mund të kthehen në normë kushtetuese.

    “Nuk jam pajtuar me kolegët që vijnë nga Gjykata Kushtetuese të cilët thonë, po vendimi është anti-kushtetues, vendimi është i paligjshëm, por ai duhet të zbatohet. Ngase nuk mund të thuash se një vendim i Gjykatës Kushtetuese mund të krijohet në normë nëse është në kundërshtim me Kushtetutën. Nuk shkon, nuk shkon të thuash edhe është anti-kushtetues dhe krijon normë. Nuk mund të thuash krijon normë duke shkel Kushtetutën, kushdo qoftë institucion, qoftë Gjykata Kushtetuese, qoftë Gjykata Supreme”, thotë ai.

    Hasani thekson se çështja e certifikimit ose jo të Kurtit dhe të tjerëve është më shumë çështje ligjore dhe jo Kushtetuese.

    “Momentin kur Gjykata Kushtetuese nga çështja ‘Arifi’, neni 70, paragrafi 6 i Kushtetutës ka rrëshqit tek neni 29, paragrafi 1, germa q, ka kaluar nga një teren kushtetues në një teren të pastër ligjor. Pse është ligjor? Është për arsye se kush ka të drejtë të certifikohet ose jo është e Zyrës për Certifikim, e KQZ-së, pastaj ankesa në PZAP dhe në Gjykatën Supreme, është e pastër ligjore. Nuk mund të shprehet Gjykata Kushtetuese se kush ka drejtë të kandidojë ose jo, sepse janë procedura ligjore. Është çështje e pastër ligjore”, u shpreh ai.

    Të mërkurën Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me moscertifikimin e liderit të partisë, Albin Kurti, Albulena Haxhiut, Liburn Aliut, Labinotë Demi-Murtezi dhe Bajram Mavriqi. Njëjtën gjë e bëri Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe një parti nga komunitetet jo shumicë. Supremja ka afat për përgjigje deri të shtunën në orën 15:00.

  • “Gjykata Supreme do të urdhërojë certifikimin e kandidatëve të LVV-së, AAK-së dhe Nismës”

    “Gjykata Supreme do të urdhërojë certifikimin e kandidatëve të LVV-së, AAK-së dhe Nismës”

    Ish-deputeti Visar Ymeri mendon se Gjykata Supreme do të urdhërojë certifikimin e kandidatëve të LVV-së, AAK-së dhe Nismës që nuk kanë pasur problem me ligjin, duke i lënë jashtë listës kandidatët që kanë pasur dënime.

    Ymeri në “Debat Plus” ka thënë se mos certifikimi i disa listave zgjedhore nga KQZ do të shkojë në Gjykatën Supreme.

    “Gjykata Supreme mund të thotë se duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese këta persona nga këto lista nuk mund të certifikohen ndërsa pjesa tjetër e listës është në rregull dhe certifikohet me apo pa zëvendësim [të personave të pa certifikuar]”.null

    Ai thotë se nuk është e drejtë t’iu ndalohet certifikimi qindra personave pse disa në ato lista kanë dënime.

    “Nuk mundesh me ua ndalua LVV-së, AAK-së apo Nismës të garojnë në zgjedhje vetëm pse i kanë disa persona të dënuar. Ne po flasim për certifikim të kandidatëve dhe kandidaturat janë individuale. Nuk është në rregull nëse zoti Kurti s’mundet mu certifiku, të mos certifikohen edhe 100 kandidatë tjerë”.

    Ymeri thotë se nuk ka nevojë për të krijuar panik dhe sipas tij gjithçka do të shkojë mirë në zgjedhje.

    “Do të ishte humbje e madhe për LVV-në nëse i bojkoton zgjedhjet”, tha ndër të tjera Ymeri.