Tag: Glauk Konjufca

  • Konjufca i kundërpërgjigjet deputetit të PDK-së pasi tha se deputetët e VV-së nuk kanë qenë pjesë e luftës

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i është përgjigjur deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, pasi tha se nga Vetëvendosje nuk ka pasur deputetë që kanë qenë pjesë e luftës.

    I pari i kuvendit i numëroi deputetët që kanë qenë në luftë dhe tha se prej të gjitha grupeve parlamentare ka deputetë që kanë qenë pjesë e saj.


    “Kur po thuani se nuk keni qenë pjesë e asaj kategorie. LDK po e shoh 1, në VV po i shoh 5, në PDK po i shoh dy. Kështu që nuk bën me hy andej sepse ka shumë deputetë që ofendohen e që kanë qenë (në luftë). Nuk bënë hiç të flisni në këtë drejtim dhe mendoj që prej të gjitha grupeve parlamentare kanë qenë”, ka thënë Konjufca.

    Kjo erdhi pasi Berisha akuzoi deputetët e Vetëvendosjes se ka pasë shumë “shpërfaqje dhe tendenca për të mohuar vlerat e luftës dhe veteranët në veçanti”.

    “Nëse keni komplekse nga fakti që s’keni qenë në periudhën e duhur pjesë e madhështisë së luftës për liri që të jetë veteran i kësaj luftës, invalid apo familje dëshmori nuk është e denjë dhe e ndershme t’i luftoni këto vlera”, tha Berisha

  • Konjufca cakton seancën, akuzon Listën Serbe hapur se po e shantazhon Kuvendin

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se përkundër nuk pati kuorum për të caktuar seancën e radhës, me mandatin që ja jep Kushtetua, ai në koordinim me nënkryetarët e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare në takim, kanë vendosur të caktojnë seancën e radhës.

    Ai ka thënë se seanca është caktuar më 18 nëntor në orën 10:00.

    “Kjo është shqetësuese për funksionimin e Kuvendit, por në institucionet tona Kushtetuta e ka paraparë që Kuvendi nuk mund të bllokohet, për këtë arsye neni 67 ja lejon kryetarit të thërrasë seancë. Pas konsultimeve me nënkryetarët dhe kryetarët e grupeve parlamentare, vendosëm që me vendim të kryetarit të Kuvendit të caktojmë seancën më 18 nëntor në orën 10:00. Ai ka thënë se në këtë seancë pritet të caktohet edhe nënkryetari PDK-së”, ka thënë ai.

    Konjufca ka thënë se Lista Serbe është duke e bojkotuar qëllimshëm Kuvendin.

    “Ne nuk pranojmë asnjë lloj shantazhi, aq më keq që Lista Serbe po e shfaq hapur në mënyrë publike shantazhin. Simiq po vjen këtu por pastaj kur po bëhemi katër, ai po largohet që ne të mbesim tre në mënyrë që të mos ketë kuorum”, ka thënë ai.

    Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se për mos mbajtjen e seancave përgjegjësia bie mbi mazhorancën.

    Ai ka thënë se që nga fillimi i kësaj legjislature nuk ka pasur funksionim të mirëfilltë.

    “Shumë projekte të rëndësishme nuk kanë arritur të implementohen për shkak të kuorumit. Nuk kemi parë tendencë për angazhim dhe përmirësim të efikasitetit të këtij organi”, ka thënë ai.

    Ndërkaq shefi i GP të AAK-së ka thënë se nuk mbahet mend që  të ketë pasur më shumë dështime të seancave.

    Ai ka thënë se ka problem serioz me menaxhimin e përgjegjësive.

    “Agjenda legjislative ka qenë ambicioze por shumica e ligjeve nuk do të mund të kalojnë”, ka thënë ai.

  • Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca nesër viziton Shqipërinë – Kjo është agjenda e takimeve

    Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca nesër viziton Shqipërinë – Kjo është agjenda e takimeve

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nesër, më 7 qershor, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri.

    Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takime të veçanta nga presidenti Ilir Meta, kryekuvendari Gramoz Ruçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

    Agjenda e vizitës:
    10:05-11:15 Takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi
    Vendi: Kryesia e Kuvendit
    (Deklaratë për shtyp)

    11:30-12:30 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
    Vendi: Presidencë

    12:30-13:00 Takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha
    Vendi: Selia e PD-së

  • Kurti, Osmani e Konjufca festojnë pas formimit të institucioneve

    Kurti, Osmani e Konjufca festojnë pas formimit të institucioneve

    Zyrtarët qeverisës duket se i janë gëzuar përmbylljes së ciklit të formimit të institucioneve.

    Në një foto të postuar nga deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli, shihen liderët e shtetit duke festuar pas zgjedhjes së presidentes.

    Në foto shihen presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

    Po ashtu, të pranishëm janë edhe deputetë tjerë.

    “Bashkë me Kryeministrin Kurti, Zv kryeministren Gërvalla, Kryetarin e Kuvendit Konjufca, ministra e deputetë, duke uruar detyrën Presidentes Vjosa Osmani . Ditë e mirë për demokracinë. Kosova kompleton sukseshëm institucionet e saj, dhe hyn në fazën e stabilitetit”, shkruan Haxhi Avdyli në statusin e tij në Facebook.

    Me 71 vota pro, asnjë kundër dhe 11 të pavlefshme, Vjosa Osmani-Sadriu është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës, pas raundit të tretë. Personi më i votuar në vend, me mbi 300 mijë vota, ka marrë shumicën e votave në Parlament.

    Kështu, e diela e 4 prillit, është dita kur Osmani mori edhe zyrtarisht legjitimitetin nga deputetët.

    Lëvizja “Vetëvendosje” dhe komunitet joshumicë votuan pro Osmanit derisa ish-partia e kësaj të fundit, LDK-ja, i mundësoi kuorumin, me përjashtim të treshes; Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj.

  • Kurti e Konjufca në Prekaz: U kthyem te kryeqyteti i ngritjes sonë kombëtare

    Kurti e Konjufca në Prekaz: U kthyem te kryeqyteti i ngritjes sonë kombëtare

    Kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca kanë vizituar sot Prekazin ku janë pritur nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari me të cilin kanë bërë edhe homazhe.

    Konjufca, Kurti e Jashari kanë folur shkurtimisht para mediave.

    ”Jemi këtu në Prekaz, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kemi nderin edhe me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin që të përkulemi para sakrificës së madhe të familjes Jashari.

    Duhet që të marrim forcë se si të vazhdojmë dhe të ecim përpara, këtu është vendi ku kombi shqiptar u ringjall dhe sakrifica e madhe e familjes Jashari e lëvizi krejt botën”, ka thënë Konjufca.

    Albin Kurti ndërkaq ka thënë se çdo herë kur marrin detyra të rëndësishme kthehen në Prekaz, në vendin që ai e ka quajtur “kryeqytet të ngritjes tonë kombëtare”.

    “Pas pranimit të detyrës si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës mbajtëm mbledhjen e parë dhe menjëherë erdha këtu në Prekazin historik bashkë me presidentin në detyrë dhe kryetarin e Kuvendit dhe me kryetarin e Komunës së Skenderajt dhe djalin e heroit Hamëz Jashari. Vendosëm kurora me lule të freskëta dhe bëm homazhe te gjithsej 59 të rënët në Epopenë e UÇK-së”.

    “Çdo herë kur marrim detyra të rëndësishme, çdo pozitë e lartë duhet të themelohet mbi kthimin dhe rikthimin tek Jasharajt, te Prekazi te ky kryeqytet i kryengritjes tonë kombëtare, lavdi të gjithë heronjve, falë të të cilëve jemi sot të gjallë dhe gëzojmë lirinë që kemi”, ka thënë ai.

    Jashari në anën tjetër i ka uruar Kurtin dhe Konjufcën për detyrat që kanë marrë.

  • Konjufca: Hoti mendon se veç 15% e shqiptarëve duhet me ekzistu, e ata me VV-në me u zhdukë

    Konjufca: Hoti mendon se veç 15% e shqiptarëve duhet me ekzistu, e ata me VV-në me u zhdukë

    Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka thënë se është LDK ajo që do të zhduket si parti, pasi këtë urim ia bëri Avdullah Hoti atyre.

    “Avdullah Hoti mendon se veç 15 për qind e shqiptarëve duhet me ekzistu. Kurse pupulli që po e mbështet VV’në duhet me u zhduk.

    Me 14 shkurt a di çka ka me vendos populli i Kosovës, Nëse VV punon si Avdullah Hoti, ka me u zhduk’’, ka thënë Konjufca në një debat.

    ‘’LDK është drejt zhdukjes në mënyrë shumë të suksesshme po nuk ia uroj zhdukjen asnjë partie politike’’.

  • Konjufca për Hotin e Hoxhajn: Këta të dy me i bë bashkë kanë më pak vota se Albulena Haxhiu

    Konjufca për Hotin e Hoxhajn: Këta të dy me i bë bashkë kanë më pak vota se Albulena Haxhiu

    Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka komentuar kandidatin e LDK-së dhe atë të PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

    Konjufca në T7 ka thënë se Avdullah Hoti e Enver Hoxhaj të dy bashkë kanë më pak vota se Albulena Haxhiu.

    “Këta të dy me i bë bashkë kanë më pak vota se Albulena Haxhiu, kështu i ka votu populli i Kosovës, e kam fjalën në zgjedhjet e fundit. Një parim universal të cilin e ndjekin të gjithë, ai parimi i mirënjohur, një metodë me të cilën fiton mos e ndërro, LDK-ja niset prej parimit të kundërt, një metodë me të cilën humbë mos e ndërro”, tha Konjufca.

    Tutje ai ka komentuar edhe kandidatin e PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhajn. Konjufca tha se Hoti e Hoxhaj janë kryeministra kukulla.

    “Unë menoj që pak a shumë populli i Kosovës e ka perceptim të tabluar se ashtu siç është relacioni i Avdullah Hotit me Isa Mustafën njëjtë është edhe relacioni i Enver Hoxhajt me Hashim Thaçin ose Kadrin Veselin. Këta janë kryeministra kukulla, ne nuk kemi nevoje për kryeministra kukulla”, ka thënë Konjufca.

  • Konjufca: Qeveria Hoti nuk është qesharake, është tragjike

    Konjufca: Qeveria Hoti nuk është qesharake, është tragjike

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Qeveria Hoti do të hyj në histori si qeveri e pa ligjshme.

    Ai thekson se Qeveria Hoti nuk është qesharake, por tragjike, shkruan Gazeta Blic.

    “Kjo qeveri që e patëm deri dje nuk është qesharake është tragjike, qeveria e vetme në Kosovë e cila shpallet me verdikt gjyqësor e pa ligjshme, kjo është qeveria Hoti. Kur ta mësojnë nxënësit historinë, e mësojnë që në vitin 2020 që për herë të parë dhe të vetme në historinë e Kosovës ka qeveris një qeveri e cila ka qenë e pa ligjshme. Dhe fakti i dytë që do të hyj në histori është që është vjedh thesari”, ka thënë Konjufca në T7.

  • Konjufca zbulon detaje të bisedës në mes të Grenellit dhe Kurtit

    Konjufca zbulon detaje të bisedës në mes të Grenellit dhe Kurtit

    Anëtari i Kryesisë së VV’së, Glauk Konjufca, ka treguar bisedën mes të dërguarit Special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe ish-kryeministrit Albin Kurti rreth heqjes së reciprocitetit.

    Konjufca thotë se Grenell i ndryshoi qëndrimet pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq. Ai thotë se Vuciq e kushtëzoi Grenellin me largim të reciprocitetit dhe taksës, përndryshe nuk vinte në takim.

    “Më fal zoti Grenell por do ta shqyrtojmë dhe do të takohemi, i ka thënë Albini”, tha Konjfuca.

    “Duhet ta largoni nuk ka diskutim, i tha Grenell.”, vazhdon Konjufca.

    “Më falni por këto kushte nuk i kemi pasur para një muaji. Nuk i nënshtrohemi Vuciqit. Nuk e largojmë reciprocitetin na jepni kohë edhe një muaj”, thotë Konjufca për Kurtin.

    “Nuk ka kohë. Duhet ta largoni menjëherë”, përfundoi Grenell duke mos na lënë kohë për diskutim.null

    “Si diskutohet me këso njeriu?”, pyeti Konjufca.