Tag: Granit Xhaka

  • FIFA dënon Serbinë për ofendimet ndaj Xhakës dhe Shaqirit

    FIFA dënon Serbinë për ofendimet ndaj Xhakës dhe Shaqirit

    Shtëpia më e madhe e Futbollit, kanë dënuar sërish Serbinë.

    Ndeshja Zvicër – Serbi në kuadër të Kupës së Botës, Katar 2022 u përcoll me shumë polemika, transmeton lajmi.net.

    Aty lojtarët zviceran me prejardhje nga Kosova u ofenduan nga serbët.

    E, kjo ka bërë që FIFA t’i dënojë ata.

    Sipas njoftimit të shtëpisë më të madhe të futbollit, ata gjobiten me 50.000 franga dhe mbyllje të pjesshme të stadiumit.

    Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë të FIFA-së:

    “Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka sanksionuar Federatën e Futbollit të Serbisë me një gjobë prej 50,000 CHF dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (25% e vendeve të mbyllura) në ndeshjen e radhës zyrtare të FIFA-s që do të luhet në nivelin “A” nga kombëtarja e saj e meshkujve për shkeljet e neneve 13 (Diskriminimi) dhe 12 (Sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) të Kodit Disiplinor të FIFA-s në dritën e thirrjeve të tifozëve serbë dhe sjelljes së keqe të ekipit (sanksione individuale ndaj shtatë lojtarëve) gjatë ndeshjes Serbi kundër Zvicrës në Kupën e Botës FIFA”.

  • Zhvilloi ndeshjen e 100-të me Zvicrën ndaj Kosovës, bashkëshortja e Xhakës: Shumë krenare me ty

    Zhvilloi ndeshjen e 100-të me Zvicrën ndaj Kosovës, bashkëshortja e Xhakës: Shumë krenare me ty

    Mbrëmë u zhvillua ndeshja miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës, ku rezultati përfundimtar ishte 1-1.

    E për futbollistin me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, kjo ishte ndeshja e 100-të me fanellën e Kombëtares së Zvicrës, shkruan lajmi.net.

    Ai madje përpara lojës mori një poster nga klubi duke e nderuar për 100 ndeshjet e zhvilluara, e madje kjo ishte edhe më e veçantë pasi po luan kundër Kosovës, vendit të prindërve e rrënjëve të tij.

    Ky moment e ka bërë krenare edhe bashkëshorten e tij, tanimë një emër i njohur në showbizin shqiptar, Leonita Lekajn.

    Bashkëshortja e tij e ka shpërndarë këtë moment në “Instastory”, ku edhe ka shkruar: Shumë krenare me ty.

    Ndryshe futbollisti është i martuar me Leonitën prej disa vitesh dhe bashkë kanë dy vajza.

    Xhaka momentalisht është një lojtar shumë i rëndësishëm i Zvicrës duke marrë pjesë në Kampionate Evropiane dhe Botërore me këtë ekip.