Tag: Green Card

  • Sot janë hapur aplikimet për Lotarinë Amerikane

    Ditën e sotme janë hapur aplikimet për Lotarinë Amerikane. Qytetarët shqiptarë mund të aplikojnë për Programin DV-2024. Aplikimet për lotarinë do të përfundojnë në datën 8 nëntor 2022 në orën 18:00.

    Njoftimi:

    Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2024 do të rifillojë të mërkurën, më 5 tetor 2022 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 8 nëntor 2022, në mesditë 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5).

    DV-2024 Udhëzimet në Anglisht (PDF 339 KB)
    DV-2024 Udhëzimet në Shqip (PDF 410 KB)
    Shikoni këtë faqe për një vështrim të përgjithshëm të programit të Vizave të Shumëllojshmërisë, si dhe udhëzimet hap pas hapi për t’ju ndihmuar se si të plotësoni një aplikim për t’u regjistruar për Lotarinë.

    Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit. Udhëzimet e DV janë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.

    Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

  • Gjermania planifikon të japë ”Green Card”, ja kriteret

    Ministri gjerman federal i Punës, Hubertus Heil ka paralajmëruar një “ligj modern imigrimi” me qëllim tërheqjen e më shumë të fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani. ”Karta e shanseve” do të jetë gati në vjeshtë.

    ”Ne do të vendosim një Kartë të shanseve me një sistem pikësh transparent, me qëllim që njerëzit për të cilët vendi ynë ka nevojë të vijnë më lehtë tek ne”, është shprehur ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil për gazetën e njohur gjermane Bild am Sonntag.




    Kjo sepse kërkimi i një pune nga jashtë është shpesh i vështirë.

    Kush ka një diplomë apo kualifikim , pavarësisht nëse është studim universitar apo shkollim profesional, të cilin Gjermania e njeh, mund ta marrë menjëherë kartën e shanseve.

    “Por ne duam edhe njerëz, që kanë kualifikime të tjera, dhe që na duhen për tregun e punës, e të cilëve do t’u japim një shans për të ardhur në Gjermani”, ka thënë politikani socialdemokrat gjerman.

    Kush i përmbush tre nga katër kriteret merr ‘’Kartën e shanseve“

    Me kartën e shanseve do duhet të futet një sistem pikësh, që përfshin katër kritere: Shkollimin e përfunduar jashtë, përvojë pune të paktën tre vjet, njohuritë gjuhësore ose një qëndrim të mëparshëm në Gjermani dhe së katërti moshën nën 35 vjeç. Kush plotëson tre nga katër kritere do të marrë ‘’Kartën e shanseve”.

    Por se si do të përcaktohet në fund kjo kartë duhet të miratohet njëherë brenda qeverisë.

    ”Ne kemi nevojë për më shumë imigrim”, ka theksuar ministri, Hubertus Heil, duke iu referuar mungesës së fuqisë punëtore në Gjermani.

    ”Vit për vit ne do të përcaktojmë në bazë të nevojës sonë një kontigjent të caktuar, se sa vetë do ta marrin kartën e shanseve në Gjermani, me qëllim që për një kohë caktuar të kërkojnë punë apo shkollim profesional këtu në Gjermani. Për këtë periudhë ata duhet ta sigurojnë vetë jetesën”/DW.

  • Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane për Green Card


    Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët sot në orën 18:00 kanë dalë përgjigjet e Lotarisë Amerikane.


    Ëndrra amerikane intrigon mijëra shqiptarë për të aplikuar dhe nëse ju jeni njëri prej atyre duke klikuar në këtë LINK mund të shihni nëse keni fituar apo jo.

    Gjithçka që ju duhet të bëni është të klikoni mbi butonin check status dhe pastaj vendosni kodin tuaj unik që keni marrë gjatë aplikimit. Përzgjedhja bëhet në mënyrë rastësore përmes shortit kompjuterik.