Tag: Grevë

  • Minatorët e Trepçës hynë ne ditën e gjashtë të grevës

    Minatorët e Trepçës hynë ne ditën e gjashtë të grevës

    Sot është dita e gjashtë prej kur minatorët e minierës me flotacion kanë hyrë në grevë. Ata po kërkojnë realizimin e pagës mujore me kohë teksa kërkojnë edhe sigurimin e kushteve të punës. Për këto kërkesa ata po kërkojnë garanci me shkrim.

    “Po kërkesa jonë është që duhet ta kemi një siguri, duhet ta kemi një marrëveshje me shkrim dhe nuk kërkojmë asgjë më shumë, vetëm kërkesat tona ti përpilojmë me anë të një shkrese, me anë të një vendimi I cili na jep një lloj garancie që ne duhet të bazohemi në të ardhmen”, ka theksuar Ibrahim Jonuzi, kryetari i Sindikatës së Minatorëve.

    Jonuzi dje tha se gjendja e e minatorëve është e rënduar dhe se për pesë ditë 24 persona kanë kërkuar ndihmë.

    “Gjendja është shumë e rënduar. Dita e pestë e grevës dhe ka 24 persona që po kërkojnë ndihmë. Jo, me kryeshefin dhe bordin s’kemi pasur kontakt, por kemi zhvilluar një takim me të deleguarit nga qeveria”.

    “Takimi me ta është zhvilluar sot. Ata veç e kanë dëgjuar zërin tonë, nuk mund të them që presim dicka”, tha ai.

    Jonuzi bëri të ditur se politikanë të ndryshëm kanë dashur t’i vizitojnë minatorët grevistë, por s’i kanë lejuar që të hyjnë pasi s’kanë dashur që grevës t’i japin konotacion politik.

  • Nga dita e mërkurë nuk do të ketë transport të udhëtarëve në vend

    Nga dita e mërkurë nuk do të ketë transport të udhëtarëve në vend

    Nga dita e mërkurë, më 17 mars nuk do të ketë transport të udhëtarëve urban dhe ndërurban në gjithë vendin për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së transportit të udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës për subvencionin e operatorëve në këtë sektor.

    Kryetari i Shoqatës së transportit rrugor Ruzhdi Kurtishaj tha se sot Këshilli drejtues vendosi të mbaj protestë prej ditës së mërkurë të javës së ardhshme.

    “Me keq ardhje dua t’iu njoftoj se nga 17 mars ditë e mërkurë, kemi marr vendim për të hyrë në protestë-grevë për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjeve ndërmjet shoqatës dhe qeverisë. Jemi nië sektori që kemi humbur mjaft në pandemi për shkak të gabimeve të menaxhimit të qeverisë me covid. Jem atakuar me vendime të qeverisë”, tha ai.