Tag: Haxhi Shala

  • Vjosa Osmani i’a shuan shpresat djalit të Haxhi Shalës – Pritet që ta shfuqizoj vendimin e emërimit të tij si Konsull

    Vjosa Osmani i’a shuan shpresat djalit të Haxhi Shalës – Pritet që ta shfuqizoj vendimin e emërimit të tij si Konsull

    U.D së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me publikimin e fundit që u bë lidhur me emërimin e Flakron Shalës djalit të deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, si konsull në Pragë të Çekisë.

    Postimi i plotë u saj:

    Emërimi i konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës. Përkundër kërkeses sime, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë.

    Konsullata e përgjithshme në Pragë dhe emërimi i konsullit të përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me cdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen konsullata të Pergjithshme në të njejtin qytet ku kemi edhe Ambasade. Fatkeqesisht, ky nuk eshte rasti i vetem. Eshte praktike e mbrapshte, te cilen duhet ta kthejme mbare. Prandaj ato dekrete do te shfuqizohen.

  • Abdixhiku rikthehet me një tallje për emërimin e djalit të Haxhi Shalës konsull nga Qeveria Hoti

    Abdixhiku rikthehet me një tallje për emërimin e djalit të Haxhi Shalës konsull nga Qeveria Hoti

    Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka thurur një reagim lidhur me raportimin se i biri i ish-deputetit Haxhi Shala është bërë Konsull i Përgjithshëm në Pragë të Çekisë.

    Abdixhiku, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se nuk ka vend për t’u habitur për dështimet e diplomacisë kosovare kasaj asaj serbe, shkruan Gazeta Express.

    “Dhe habitemi pse vite më pas diplomacia serbe rrotullon historinë e fundit me ne”, ka thënë ai.

    “Shënim për gjithë të shkolluarit e shkretë, vajzat e djemtë më t’zot të shtetit, që ëndërrojnë t’i shërbejnë vendit me nder”.

    Përgjatë ditës së sotme u raportua se i biri i Haxhi Shalës ka marrë një ndër postet më të rëndësishme në diplomaci, atë të Konsullit të Përgjithshëm.

    Pa asnjë ditë përvojë pune në shërbimin e jashtëm, Flakron Shala është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë.

    As MPJ’ja e as ish-deputeti Shala nuk kanë lëshuar ndonjë deklarim zyrtar lidhur me këtë çështje.

    Shala është distancuar edhe nga ideja e rrëzimit të Qeverisë, e cila është propozuar kohëve të fundit nga disa parti politike në vend. Momentalisht, Shala nuk bart ndonjë post në legjislaturën e shtatë. 

  • “Një gjygym çaj që e ka pirë Thaçi e Haradinaj tek Haxhi Shala do na kushtojë 160 mijë euro”

    “Një gjygym çaj që e ka pirë Thaçi e Haradinaj tek Haxhi Shala do na kushtojë 160 mijë euro”

    Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka folur lidhur me çmimin total që, sipas tij, do i kushtojë Kosovës për vizitën që ia bënë ish-presidenti Hashim Thaçi, si dhe kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, Haxhi Shalës.Nga kjo vizitë, dy akterët politikë arritën ta bindin Shalën që ta votonte legjislaturën e shtatë.

    Miftaraj, përmes një postimi në ‘Facebook’, i ka bërë llogaritë se sa i ka kushtuar kjo vizitë buxhetit të shtetit, shkruan Gazeta Express.
    “160.200 EURO. Totali. Naten e mire”, ka shkruar Miftaraj, duke llogaritur shpenzimet e deputetit Shala. Postimi i tij vjen në kohën kur mediet po raportojnë se i biri i deputetit nga radhët e AAK’së është zgjedhur konsull i përgjithshëm në Pragë të Çekisë.



    Postimi i plotë i tij:

    Sa kushton nje gjygym caj per nje katunar ne Drenice, Llap apo Vushtrri per nje familje kater anetareshe, duke perfshi sheqerin dhe nga nje cope limon. Maksimumi 2 euro.
    Sa do te na kushtoj neve popullit te Kosoves, gjygymi i cajit qe e ka pi Hashim Thaci dhe Ramush Haradinaj te Haxhi Shala ne Malisheve???

    Nje matematike e thjeshte. Paga e konsullit nese nuk gaboj eshte 3200 Euro ne muaj. Mandati eshte tre vite, qe nenkupton 115.200 Euro vetem page.

    I paguhet qeraja e baneses, qe minimum do te jete le te themi 700 euro ne muaj. Mbi 25.000 Euro.
    Biletat e aeroplanit, shpenzime tjera gjate qendrimit ne misionin diplomatik per tre vite se paku 20.000 euro.

    115,200 Paga
    25.000 Qeraja
    20.000 Shpenzime tjera
    160.200 EURO. TOTALI.

    Naten e mire.