Tag: Ilir Shaqiri

  • Në BB VIP, Iliri tregon për herë të parë sekretin për Alketa Vejsiut që askush nuk e dinte

    Në BB VIP, Iliri tregon për herë të parë sekretin për Alketa Vejsiut që askush nuk e dinte

    Kjo ka ndodhur gjatë një debati mes banorëve.

    Së fundmi, banorët e kuptuan se Antonela Berisha do të jetë pjesë e festivalit të Sanremo e cila edhe do të intervistojë yjet italianë para dhe pas performancës së tyre.

    Ata u vendosën përballë një prove për t’i gjetur disa të vërteta dhe kështu disa prej tyre nuk e besuan lajmin lidhur me Antonelën.

    Iliri tha se nuk e besoi atë lajm teksa shtoi: “Të shkosh të prezantosh Sanremo ka qenë një Alketa Vejsiu, nëpërmjet ndërhyrjes së një super agjenti që është më i madhi i Italisë dhe hyri për një prezantim të shkurtër. Anontela të prezantojë Sanremo-n? A jeni në metro apo jo? “, ishin fjalët  e Ilirit.

    Një reagim me ironi u bë nga ana e Einxhel, gjithashtu edhe Beniada tha se nuk mund të jetë e vërtetë.

  • Skandal në “Big Brother”/ Iliri nuk i don shqiptarët e Kosovës, nuk i quan shqiptarë

    Skandal në “Big Brother”/ Iliri nuk i don shqiptarët e Kosovës, nuk i quan shqiptarë

    Banori i shtëpisë shpesh ka marrë vëmendje me deklaratat e tij brenda shtëpisë.

    Balerini i njohur, Ilir Shaqiri krahas momenteve të bukura ka pasur edhe debate të forta, shkruan lajmi.net.

    Teksa po qëndronin në oborrin e shtëpisë, banorët kanë diskutuar teksa Iliri i drejtohet Dagz se është kosovarë dhe jo shqiptarë.

    Ndryshe, kjo deklaratë e balerinit mori vëmendje edhe në rrjete sociale duke u shpërndarë me të madhe nga faqet e ndryshme.

    Theksojmë se, Iliri është njëri nga banorët e pëlqyer nga publiku shqiptarë dhe kosovar, madje shpesh është vlerësuar edhe si i preferuari i publikut.

    Për video kliko KËTU

  • Ilir Shaqiri zihet ngushtë nga banori i Big Brother: Më le të flija në stacione treni…

    Ilir Shaqiri zihet ngushtë nga banori i Big Brother: Më le të flija në stacione treni…

    Ilir Shaqiri është një nga personazhet më të përfolur në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe pretendenti kryesor për të fituar çmimin e madh.

    Mirëpo, së fundmi, një nga banorët e rinj, balerini Eltion Merja, ka hedhur akuza të rënda kundër të tij.

    Ai ka treguar një histori të vitit 2011, në të cilën ishte i përfshirë Shaqiri dhe pikërisht ky i fundit nuk e ka mbështetur.

    Ai është shprehur se balerini i ka kërkuar që të shkojë në Itali pon nuk e ka ndihmuar, duke e lënë sipas tij të flejë rrugëve.

    Më poshtë gjeni bisedën mes tyre:

    Dj Dagz: O Ilir një koment për ty që ka thënë që ti je profesional, kush e ka bërë?

    Iliri: Profesional ka thënë ky (i drejtohet Eltionit).

    Dj Dagz: Nuk të ka pëlqyer kërcimi me robdishana?

    Iliri: Ku ishin ato gjërat profesionale? E ka për Dancing ky…

    Eltioni: Ndoshta e ke harruar si histori, kam një gjë të keqe shumë që nuk i harroj askujt asgjë dhe pse e vuj në kurriz.

    Iliri: Jepi!

    Eltioni: Nuk më ka pëlqyer situata në Romë kur ke qenë koreografi i muzikalit “Romeo dhe Zhuljeta”, që unë kam qenë në audicion dhe kam ndejt 2 orë e gjysmë në vijë të parë të audicionit dhe ti ke qenë ai që më ke kërkuar, hajde Eltion tregoja edhe të tjerëve si bëhet dhe si përfundim s’më zgjodhe që të isha kast i balerinëve profesionistë te “Romeo dhe Zhuljeta”.

    Dj Dagz: A të kujtohet ky muhabet Ilir?

    Iliri: As e mbaj mend fare.

    Eltioni: Ke qenë koreografi apo jo?

    Iliri: Po, i “Romeo dhe Zhuljetës”.

    Eltioni: Në vitin 2011, shumë bukur, audicioni është bërë rreth orës 12.

    Iliri: Po mo po kam qenë koreografi!

    Eltioni: Kështu që unë atë periudhë kam kaluar periudhën më të keqe në Romë.

    Iliri: Folëm bashkë atë ditë?

    Eltioni: Patjetër, u përshëndetëm dhe nuk desha të thoja Ilir që “unë jam duke fjet në stacione treni dhe më ndihmo pak me këtë gjënë” sepse nuk jam tipi që them gjëra të tilla.

    Iliri: Po as unë nuk jam tipi që i pyes njerëzit nëpër audicione që “ku ke fjetur?”

    Eltioni: Kjo gjë nuk më ka pëlqyer që e thashë në klip dhe kam dashur ta diskutoj me ty. Do thuash ndoshta pse kaq vonë? Mund ta diskutonim edhe te Dancing por edhe aty kam parë një lloj nuk mund ta quaj distancim por një lloj barriere nga ti. Në tre vite Dancing nuk më ke bërë ndonjë vlerësim që ktë e ke bërë koregografinë më të mirë. Kjo gjë më ka dhembur.