Tag: Imer Mushkolaj

  • Reagimet për zgjedhjet serbe, Mushkolaj: Vendet e QUINT-it na kanë lënë pa viza tash 10 vjet

    Analisti Imer Mushkolaj, duke komentuar zhvillimet e fundit pas suspendimit të Kryetares së Gjykatës në Mitrovicën veriore, tha se ndërkombëtarët nuk po reagojnë kur gjyqtarët serbë të Kosovës po shkojnë në takimet e Vuçiqit.

    Mushkolaj thotë në “Debat Plus” në RTV Dukagjini se vendet e QUINT-it vazhdimisht kanë pasur reagime ndaj institucioneve të Kosovës në raport me zgjedhjet serbe.

    Ai thotë se Quint-i ka reaguar edhe me rastin e refuzimit të referendumit të fundit në Serbi.

    “Është gabim nëse ne dërgojmë mesazh se serbëve iu ka mohuar e drejta për të votuar”.Mushkolaj thotë se mbështet kërkesën që të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, por sipas tij gjërat nuk janë afër.“Ne po negociojmë prej 11 vitesh dhe ku është ajo marrëveshje, derisa zgjedhjet vazhdojnë të mbahen e Serbia vazhdon të shkelë sovranitetin e Kosovës”.

    Analisti thotë se vendet e QUINT-it janë ato që po e pengojnë liberalizimin e vizave prej 10 viteve.“Ne asgjë nuk kemi përfituar nga vendet e Quint-it në raport me integrimet evropiane. Ky nuk ishte momenti i vetëm që Quint-i pozicionohet në këtë mënyrë.

  • I përmendet protesta e ’21 Janarit”, Sali Berisha përplaset ashpër me Imer Mushkolajn

    Vazhdon të jetë i ndezur debati për situatën brenda Partisë demokratike në Shqipëri.

    Përplasje e ashpër në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini është zhvilluar mes ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe analistit Imer Mushkolaj.

    Berisha e ka konsideruar të dhunshme ndërhyrjen e policisë ndaj mbështetësve të tij derisa ishin në një protestë paqësore te selia e PD-së.

    Ndërsa Imer Mushkolaj ka kundërshtuar Berishën duke i kujtuar protestën e 21 janarit të disa viteve më parë kur PD kishte pushtetin.

    “Më së paku ju duhet të flisni për dhunën në protesta. Ju duhet të kujtoni se me 21 janar para disa viteve keni vrarë katër protestues që ishin po ashtu në një protestë paqësore”, deklaroi Mushkolaj, përcjell Telegrafi.

    I ashpër ndaj analistit ka qenë Berisha duke e quajtur “provokator të Novi Sadit”.

    “Duhet të jesh i pafytyrë që të konsiderosh paqësore protestën e 21 janarit. I them frekuentuesit të Novi Sadit (Mushkolajt) se askush tjetër në botë protestën e 21 janarit nuk e ka quajtur paqësore. Ti e merr në Novi Sad ata konstatim për 21 janarin”, i është përgjigjur Berisha-Mushkolajt.

    “Me Beogradin që keni bashkëpunuar ju kur keni qenë president”,  i është kundër përgjigjur Mushkolaj Berishës.

    “Nëse i thua protestë paqësore asaj që u hodhën plumba në Kryeministri, ti s’ke as minimumin e integritetit njerëzorë, ti je një skllav i atyre që të japin formula për të shpërndarë”, ka vazhduar Berisha.

    “Nëse unë jam skllav, ti je një vrasës, ti e ka djegur Shqipërinë në vitin 1997”, ka vazhduar Mushkolaj.

  • Imer Mushkolaj tregon mënyrën sesi duhet dënuar gazetarët

    Imer Mushkolaj tregon mënyrën sesi duhet dënuar gazetarët

    Komisioni për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media i Kuvendit të Kosovës ka përmendur mundësinë e rregullimit të përmbajtjes online të mediave nga ana e Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

    Kjo nuk është e pranueshme nga kryetari i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Ymer Mushkolaj, i cili ka thënë se mediat online kanë monitorues për punën e tyre që bëjnë, duke deklaruar se KMSHK-ja merret me këtë gjë.

    “Nuk është hera e parë që ka pasë diskutime për kontrollimin e mediave online. Mediat në Kosovë menaxhohen nga dy organizma, nga Komisioni i Pavarur për Media, i cili merret me televizionin dhe radion dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, është mekanizëm vetërregullues që merret me gazetat dhe mediat online. Kjo nuk është një demokraci që e kemi shpikur ne, është një praktikë që funksionon në vendet me demokraci të zhvilluar, pra nuk nënkupton se mediat nuk janë nën menaxhim të askujt”.

    “Në Kosovë ekzistojnë një mori ligjesh që e rregullojnë funksionimin e mediave dhe të gazetarëve, duke filluar nga Kodi Civil, nëse gazetarët nuk raportojnë si duhet, pra shpifin në shkrimet e tyre, ata dënohen me gjobë dhe jo me burg”, ka thënë Mushkolaj.

    Ai në Info Magazine ka theksuar se kushdo që ka ndonjë problem me njërin nga portalet, ankesat e tyre duhet t’i parashtrojë në KMSHK dhe më pas për procedurat tjera janë gjykatat e vendit.

    “Si komunitet i gazetarëve nuk jemi duke kërkuar, kurrfarë privilegji, ne vetëm jemi duke kërkuar që kushdo që ka problem me neve, si qytetarët ashtu edhe institucionet duhet t’i ndjekin ligjet dhe procedurat që i ka miratuar Kuvendi i Kosovës. Nëse e shohin që diçka nuk është në rregull në një portal adresa e parë është KMSHK-ja, ne marrim vendimet për ankesat qe vijnë, shkallët tjera janë gjykatat”.

    Mushkolaj ka deklaruar se asnjë prokuror nga ka të drejt t’i kërkojë burimet e gazetarëve nëse nuk e ka urdhrin e gjykatës.

  • Mushkolaj: Agim Veliu mbetet sinonim i gërdisë politike

    Mushkolaj: Agim Veliu mbetet sinonim i gërdisë politike

    Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ani pse nuk ia ka përmendur emrin, i ka reaguar nënkryetarit të parë të LDK-së, Agim Veliu, për deklaratën e tij për u.d. e presidentit, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Blic.

    Mushkolaj e ka quajtur Veliun sinonim të gërdisë politike.

    Tutje, ai thotë se dikujt marrja shejë nuk ia len.

    “Dikuj marrja shejë nuk ia len. Mbetet sinonim i gërdisë politike”, ka shkruar Mushkolaj.