Tag: Jetmir Rudi

  • Jetmir Rudi nga Malisheva e pranon se e inskenoi vetë rrëmbimin e tij

    Jetmir Rudi nga Malisheva e pranon se e inskenoi vetë rrëmbimin e tij

    28-vjeçari Jetmir Rudi, nga fshati Rud i Malishevës, ka pranuar se e ka inskenuar vetë rrëmbimin e tij.

    Rudi, i cili të dielën u raportua i zhdukur, e më pas kishte dyshime se është rrëmbyer e ka ka pranuar se ka inskenuar vetë tërë ngjarjen.

    Kjo është konfirmuar për Reporterin nga Policia e Gjakovës. Lumi Graishta, Drejtor i Policisë  së Gjakovës ka thënë për Reporterin se vetë Rudi ka treguar vendin ku e ka fshehur telefonin dhe provat e tjera relevante për policinë.

    “I dyshuari ka pranuar se ka inskenuar rastin e rrëmbimit. I njëjti ka treguar edhe vendin ku ka fshehur telefonin dhe provat tjera, prandaj mbështetur në këto rrethana, me urdhër të prokurorit të shtetit rasti rikualifikohet si ”deklarim i rrejshëm”. Veprimet tjera si pjesë e procedurës do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent”, kanë deklaruar nga policia për Reporterin.

    Me urdhër të prokurorit, rasti është kualifikuar ”deklarim i rrejshëm”.

  • 28 vjeçari i zhdukur nga Malisheva ishte mbajtur i lidhur dhe i zhveshur në mal

    28 vjeçari i zhdukur nga Malisheva ishte mbajtur i lidhur dhe i zhveshur në mal

    Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është gjetur pasi ishte raportuar nga familjarët e tij se është zhdukur të shtunën.

    Në një fotografi të siguruar, Jetmiri shihet se është mbajtur i lidhur dhe i zhveshur në mal.

    Nga Policia kanë konfirmuar se Jetmiri është gjetur nga familjarët dhe është duke u trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

    “Është gjetur nga familjarët. Për momentin po i ofrohet ndihmë mjekësore në QKMF Malishevë. Me procedura tjera do të vazhdojmë sapo të jetë në gjendje të deklarohet”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

    Pasditen e së shtunës Jetmiri ishte larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Familjarët e kishin lajmëruar Policinë se Jetmiri është zhdukur.

    Një familjar i tij ka thënë për Express se në momentin kur ka dalë nga shtëpia, Jetmiri ka qenë i stresuar.

    Ai ka deklaruar se Jetmiri nuk ka pasur probleme me askënd.