Tag: Joe Biden

  • Biden me projektligj “për lehtësim të marrjes së shtetësisë nga imigrantët” – që në ditën e parë të administratës së tij

    Biden me projektligj “për lehtësim të marrjes së shtetësisë nga imigrantët” – që në ditën e parë të administratës së tij

    Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka në plan të zbulojë një projektligj gjithëpërfshirës të imigracionit në ditën e parë të administratës së tij, duke shpresuar të sigurojë një rrugë tetë-vjeçare drejt shtetësisë për rreth 11 milionë njerëz që jetojnë në SHBA pa status ligjor, një “përmbysje masive” e politikave të ashpra të imigracionit të administratës së Donald Trump.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, legjislacioni e vë Bidenin në rrugën e duhur për të mbajtur një premtim të madh fushate për votuesit latinë dhe komunitetet e tjera të emigrantëve pas katër viteve të politikave kufizuese të presidentit Donald Trump.

    Ky hap, siç vlerësohet më tej, siguron një nga rrugët më të shpejta drejt shtetësisë për ata që jetojnë pa status ligjor.

    Ndryshe, si kandidat për president, Biden i quajti veprimet e Trumpit mbi imigracionin një “sulm të pandërprerë” ndaj vlerave amerikane dhe tha se ai do të “ndreqte dëmin” – ndërsa vazhdonte të mbante forcimin e kufirit.

    Sipas legjislacionit, ata që jetojnë në SHBA nga 1 janari 2021, pa status ligjor, do të kishin një rrugë pesë-vjeçare drejt statusit të përkohshëm ligjor, ose një karton jeshil, nëse kalojnë “kontrollet e të kaluarës”, paguajnë taksa dhe plotësojnë kërkesat e tjera themelore.
    Më pas, është një rrugë tre-vjeçare drejt natyralizimit, nëse vendosin të ndjekin shtetësinë.

    Ndërkohë, për disa emigrantë, procesi do të ishte më i shpejtë, shkruajnë më tej mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
    Të ashtuquajturit “ëndërrimtarë”, të rinjtë që mbërritën në SHBA në mënyrë të paligjshme si fëmijë, si dhe punëtorët e bujqësisë dhe njerëzit nën statusin e përkohshëm të mbrojtjes mund të kualifikohen më shpejtë për kartonët e gjelbër nëse ata janë duke punuar, janë në shkollë ose plotësojnë kërkesa të tjera.

    Veç kësaj, thuhet se Biden pritet të ndërmarrë veprime të shpejta ekzekutive për të përmbysur veprimet e tjera të imigracionit nga Trump, duke përfshirë një fund të ndalimit të ardhjeve nga disa vende kryesisht myslimane.

  • Kongresi ka certifikuar Joe Biden për president të SHBA-së

    Kongresi ka certifikuar Joe Biden për president të SHBA-së

    Joe Biden është konfirmuar si president i ri i SHBA-së. Certifikimi i votave elektorale, është bërë në orët e hershme të së enjtes në Kongres nga Dhomat e Përfaqësuesve dhe Senati, me vonesa që erdhën si pasojë e trazirave në Kongres.

    Bidenit i janë certifikuar 306 vota elektorale, karshi 232 sa i janë certifikuar Donald Trumpit.

    Kamala Harris është konfirmuar zëvendëspresidente nga Kongresi. 

    Gjatë të mërkurës protestuesit pro-Trump u futën në godinën e Kongresit në Washington, ndërsa në këto trazira janë regjistruar katër të vdekur, prej tyre një që ka marrë plagë në gjoks me armë zjarri. Janë arrestuar 52 persona, ndërsa janë regjistruar disa të lënduar nga radhët e forcave të rendit.

    Procesi u vonua edhe pas ankesës së republikanëve ndaj rezultatit zgjedhor në Pennsylvania, ku fitues është Joe Biden.

    Bideni 78-vjeçar është presidenti i 46-të i SHBA-së. Ai i ka fituar zgjedhjet në SHBA të mbajtura më 3 nëntor, ndonëse Donald Trump vazhdimisht i ka kundërshtuar rezultatet, duke aloduar në mashtrime në vota dhe vjedhje të fitores së tij.

    Biden pas sulmit kishte bërë thirrje për qetësi dhe kishte thënë se demokracia e SHBA-së është nën sulm të paprecedent. Ai kërkoi nga Trump që t’i adresohet protestuesve dhe t’u thotë të shpërndahen.

    Inagurimi i Bidenit do të jetë më 20 janar

  • Kolegji elektoral konfirmon, Joe Biden president i ri i SHBA-së

    Kolegji elektoral konfirmon, Joe Biden president i ri i SHBA-së

    Joe Biden edhe zyrtarisht është shpallur president i ri i SHBA-së.

    Kandidati demokrat ka arritur të sigurojë mbi 270 votat e nevojshme elektorale për të t’u zgjedhur president i 46-të i Shteteve të Bashuara, gjegjësisht si zëvendës-presidente, Kamala Harris, raporton cnn.

    Pas votimit të zgjedhësve të Californias, Biden tashmë ka arritur numrin e 302 votave elektorale, të mjaftueshme për Zyrën Ovale. Presidenti aktual, Donald Trump deri më tani ka fituar 232 vota elektorale nga 538 vota, sa janë në total.

    I vetmi shtet që deri më tani nuk i ka dhënë votat është Hawaii, ku zgjedhësit e saj do të votojnë pas disa orëve. Të theksojmë se edhe këtu demokrati Biden do të merr besimin e katër zgjedhësve pasi në këtë shtet ka fituar zgjedhjet presidenciale.

    Vlen të theksohet se zakonisht zgjedhësit nuk marrin aq shumë vëmendje, por këtë vit, për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të presidentit aktual, Donald Trump për të vënë në dyshim dhe përmbysur rezultatet – që përfshijnë sfida ligjore të cilat janë refuzuar nga gjykatat në të gjithë vendin – vota nga shteti në shtet ishte e rëndësishme.

    Kolegji Zgjedhor është ai që përcakton fituesin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe jo vota popullore, megjithëse Biden kryeson edhe në atë kategori, me më shumë se shtatë milionë vota.

    Kongresi rishikon dhe finalizon rezultatin zyrtar të Kolegjit Zgjedhor më 6 janar. Asnjë Kongres nuk ka zhvleftësuar votat elektorale të një shteti që nga shekulli i 19-të dhe nuk ka gjasa të ndodhë as muajin e ardhshëm.

    Ndryshe, inaugurimi presidencial, ku demokrati Biden pritet të marrë detyrën, është planifikuar më 20 janar, dy javë pas certifikimit të rezultateve nga Kongresi.

  • Sot mblidhet Kolegji Zgjedhor, Bideni pritet të shpallet zyrtarisht president i SHBA-së

    Sot mblidhet Kolegji Zgjedhor, Bideni pritet të shpallet zyrtarisht president i SHBA-së

    Kolegji Zgjedhor do të mblidhet ditën e sotme për të votuar zyrtarisht Joe Biden si presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
    Secili prej anëtarëve do të ketë të drejtën e një vote.

    Biden ka planifikuar t’i drejtohet kombit të hënën në mbrëmje, pasi anëtarët e Kolegjit të kenë votuar.

    Votat këtë vit kanë tërhequr më tepër vëmendjen pasi presidenti Donald Trump ka refuzuar të pranojë zgjedhjet dhe ka vazhduar të ngrejë akuza kundrejt Bidenit.

    “Unë shqetësohem nëse vendi do të ketë një president të paligjshëm, kjo është ajo për të cilën shqetësohem, ” tha Trump në një intervistë për Fox News, transmeton Shqiptarja.
    Pas disa javësh sfida ligjore, Trump nuk arriti të bindte gjykatësit në katër shtete, të cilat mund ta kishin vënë në dyshim rezultatin. Gjykatësit refuzuan përpjekjen e Trump të premten.
    Biden fitoi 306 vota elektorale kundrejt 232 vota të Trumpit në zgjedhjet presidenciale.