Tag: Kaliforni

  • Lugina e Vdekjes në Kaliforni, një nga vendet më të nxehta dhe të thata në Tokë, temperatura në 54.4 gradë Celsius, afër rekordit botëror

    Lugina e Vdekjes në Kaliforni, një nga vendet më të nxehta dhe të thata në Tokë, temperatura në 54.4 gradë Celsius, afër rekordit botëror

    Lugina e Vdekjes në Kaliforni, SHBA, një nga vendet më të nxehta dhe të thata në Tokë, arriti temperatura rekord këtë fundjavë, shumë afër lartësive në botë.

    Vendi më i nxehtë në botë është më i nxehtë se kurrë më parë, të paktën në kuptimin e temperaturave të regjistruara në kohët moderne. Lugina e Vdekjes, në Kaliforni, regjistroi temperaturën prej 54.4 gradësh celcius të premten dhe 54.1 gradë celcius të shtunën, sipas shërbimit kombëtar të Motit. Këto temperatura vijnë ndërsa Lugina e Vdekjes dhe zona të tjerë në pjesën perëndimore të shteteve të bashkuara të amerikës, vazhdojnë të mbeten nën një të nxehtë përvëlues. Temperatira e regjistruar të premten, sidoqoftë, është e baranartë me atë të regjistruar në gusht të 2020-ës. Por ekspertët presin, që duke qenë se jemi ende në korrik, ky rekord me siguri do të thyhet. E nëse kjo do të ndodhë, atëherë temperatura do të jetë më e larta e regjistruar ndonjëherë mbi glob.

    “Në kohët moderne, temperatura më e lartë e regjistruar është shënuar pikërisht këtu në luginën e vdekjes, 54.4 gradë celcius”, tyhotë Kris Outler, meteorolog në Las Vegas.

    Ndërkohë, disa vëzhgues të motit, flasin për një temperaturë prej 56.6 gradësh celcius të regjistruar në Death Valley në 10 korrik 1913, por regjistrimi nuk është i konfirmuar sidoqoftë. Parashikuesit e motit sidoqoftë, presin që temperaturat në ditët në vijim ti afrohen ose ta thyejnë atë rekord.

    Ata thonë se temperatura ekstreme do të shënohen në shtetet e kalifornisë dhe Nevadës, e kjo vetëm pak javë pas valës së rrezikshme të të nxehtit që përfshiu amerikën veriore dhe që mori shumë jetë njerëzish. Miliona njerëz në shba janë nën paralajmërime për të nxehtë ekstrem ndërkohë që zyrtarët këshillojnë konsumin e sa më shumë uji dhe qëndrimin në ambjente me ajër të kondicionuar.

  • Pamje Horror: Në Kaliforni ndodh dukuria e rrallë dhe e frikshme – tornado zjarri

    Pamje Horror: Në Kaliforni ndodh dukuria e rrallë dhe e frikshme – tornado zjarri

    Në pjesën veriore të Kalifornisë është incizuar një dukuri e rrallë me fuqi të madhe shkatërruese – tornado i zjarrit. Kjo është një ndër shenjat më të reja të motit ekstrem që po e kërcënon perëndimin e ShBA-së.

    Zjarret në natyrë në këtë pjesë të Shteteve të Bashkuara janë shkaktuar pas temperaturave rekorde e thatësisë ekstreme. Ndonëse fenomene të rralla, tornado të zjarrit janë parë edhe më herët viteve të fundit në ShBA, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

    Një vorbull rrotulluese me flakë e tym mund të formohet në rastet e motit ekstrem. Një rast i tillë ishte parë në Kaliforni në vitin 2016 dhe një tjetër në Missouri po të njëjtin vit.

    Tornadot e zjarrit formohen, kur erërat që sillen ngrohen nga një zjarr në natyrë. Ato më pas ngrihen në qiell për të formuar një lloj shtylle të flakës e tymit që rrotullohen me shpejtësi të lartë.

    Këto dukuri janë të rrezikshme për shkak të fuqisë tërheqëse që kanë. Në vitin 2018, një tornado zjarri në Kanada tërhoqi me vete një zorrë të zjarrfikësve.

    Ndonëse mund të jenë edhe me përmasa të vogla, një tornado zjarri i vitit 2018 në Kaliforni ishte mbi 300 metra i gjerë dhe kishte erë me shpejtësi prej 265 kilometrash në orë. Temperatura më e lartë brenda stuhisë së rrezikshme kishte arritur në 1.480 gradë.

    Me rritjen e numrit të zjarreve në natyrë, ekspertët thonë se mund të presim edhe shtim të tornadove të zjarrit.