Tag: kimete berisha

  • “Nuk eliminohet Albin Kurti nga skena politike, pa u ‘eliminuar’ gjysma e popullit që janë me të!”

    “Nuk eliminohet Albin Kurti nga skena politike, pa u ‘eliminuar’ gjysma e popullit që janë me të!”


    Përtokë!

    Vendimi i PZAP si helikopteri i atij Baba Dimrit, që u rrëzua në qendrën tregtare ku e prisnin fëmijët për dhurata!

    Kjo është vetëvrasje, për ‘Ta’.
    Kjo tregon se Institucionet e Kosovës janë të ‘bombarduara’ nga mafia politike dhe krimi i organizuar, që më mirë po e organizon luftën nga burgu sesa tinëz nga mali.

    Nuk eliminohet Albin Kurti nga skena politike, pa u ‘eliminuar’ gjysma e popullit që janë me të!

    Mendojeni Ju ku do ta çoni popullatën, se Albini është Një, kollaj ia tregon vendin atij.

    Organizimi i Institucioneve të ‘Tyre’ në mbrojtje të krimit dhe korrupcionit po duket pak si tendencë për jetësimin e serialit ‘Veriu dhe Jugu’ por s’ka shans, sepse shqiptarët s’kanë mbamendje historike, jetojnë sot për sot.
    Nesër, dita e re-nafaka e re.

    P.S. Ty mos ta ndin!
    E di Ti se prej stacionit të autobusëve e deri te Gjykata Kushtetuese të gjitha janë ‘Të tyre’.

    Boll që po na e ‘falin’ jetën!
    Faleminderit prej tyre që po
    na lejojnë m’u shpreh!

    KREJT dhe DREJT.
    Por,
    Take it Easy!