Tag: Kina

  • Kina habit me kompletimin e ndërtesës 10-katëshe në një ditë, video bëhet virale

    Kina habit me kompletimin e ndërtesës 10-katëshe në një ditë, video bëhet virale

    Kina ka ndërtuar një ndërtesë 10-katëshe rezidenciale brenda 28 orëve dhe video e përshpejtuar e ndërtimit është bërë virale në rrjetet sociale.

    Dhomat dhe përbërësit e çdo kati ishin të parapërgatitura në fabrikë dhe secila pjesë u transportua në impjant me kamionë. Kur të gjitha pjesët ishin në vend, ato u montuan nga inxhinierët duke përdorur vetëm vida e bullonë.

    Kompania kineze ‘Broad Group’ njihet për ndërtimin e strukturave të tilla dhe e ka bërë ngritjen rekord edhe në të kaluarën.

    Grupi njihet për ndërtimin e spitaleve, hoteleve e ndërtesave rezidenciale në stil të ngjashëm.

    “Të gjitha pjesët e ndërtimit u transportuan me kamionë dhe u montuan në vend me ndihmën e vinçave e punonjësve, në një procedurë që zgjati 28 orë e 45 minuta. Apartamentet ishin të gatshme me ujë të rrjedhshëm e energji elektrike,” tha zëdhënësi i kompanisë.

  • Koronavirusi po rikthehet në Kinë? Provinca Hebei në “gjendje lufte” pas rasteve të reja

    Koronavirusi po rikthehet në Kinë? Provinca Hebei në “gjendje lufte” pas rasteve të reja

    Transporti publik u pezullua sot në Shijiazhuang, kryeqyteti i Provincës Hebei të Pekinit, në një përpjekje për të frenuar shpërthimin e ri të infeksionit të COVID.

    Autoritetet kineze pezulluan metronë e qytetit, përfshirë edhe taksitë
    Këtë javë provinca hyri në “modalitetin e kohës së luftës” për të luftuar infeksionet.

    Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë raportoi 33 raste të reja të Covid-19 në Kinë më 8 janar, më pak se 53 të raportuara një ditë më parë.
    Agjencia sqaroi në deklaratën e saj se 14 nga gjithsej 17 infeksione të transmetimit lokal u identifikuan në Hebei.

    Qyteti ka filluar testet masive diagnostike të 11 milion banorëve të tij.

    Autoritetet komunale u thanë banorëve dje se ata duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të paktën shtatë ditë, edhe pas rezultatit negativ të tamponit./GSH/