Tag: Kolegji Zgjedhor

  • Senatorët amerikanë bëjnë përpjekjen e fundit për ta ndaluar certifikimin e fitores së Bidenit

    Senatorët amerikanë bëjnë përpjekjen e fundit për ta ndaluar certifikimin e fitores së Bidenit

    Një grup i senatorëve amerikanë kanë thënë se do të refuzojnë ta certifikojnë fitoren e Joe Bidenit në zgjedhje, në rast se nuk krijohet një komision për të hetuar pretendimet për mashtrim, raporton BBC.

    11 senatorët dhe senatorët e zgjedhur, të udhëhequr nga Ted Cruz, duan një shtyrje dhjetëditore për të hetuar pretendimet për kurdisje të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

    Mirëpo, kjo lëvizje nuk pritet të ketë sukses, pasi shumica e senatorëve pritet të jenë për Bidenin në votimin më 6 janar.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka refuzuar ta pranojë humbjen në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, duke përsëritur vazhdimisht pretendimet se ka pasur kurdisje të zgjedhjeve, ndonëse ka bërë këto pretendime pa fakte.

    Përpjekjet ligjore të tij për të përmbysur rezultatin kanë dështuar.

    Kolegji Elektoral i SHBA-së muajin e kaluar ka çimentuar fitoren e Bidenit ndaj Trumpit me 306:232, në vota elektorale.

    Këto vota duhet të konfirmohen edhe nga Kongresi më 6 janar. Dita e inaugurimit, kur presidenti i ri i SHBA-së, demokrati Joe Biden, pritet të betohet, do të jetë më 20 janar.

    Në deklaratën e lëshuar sot, senatori i Teksasit, Ted Cruz, ka thënë se zgjedhjet e nëntorit janë përcjellë “me pretendimeve të paprecedent për mashtrim të votuesve, thyerje të ligjit të zgjedhjeve dhe parregullësi në votime”.

    Ai i ka kërkuar Kongresit ta caktojë një komision për një auditim dhjetëditor emergjent të rezultatit të zgjedhjeve në shtetet diskutabile.

    Mirëpo, tentimi i Cruzit dhe senatorëve tjerë nuk pritet të ketë sukses.

  • Sot mblidhet Kolegji Zgjedhor, Bideni pritet të shpallet zyrtarisht president i SHBA-së

    Sot mblidhet Kolegji Zgjedhor, Bideni pritet të shpallet zyrtarisht president i SHBA-së

    Kolegji Zgjedhor do të mblidhet ditën e sotme për të votuar zyrtarisht Joe Biden si presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
    Secili prej anëtarëve do të ketë të drejtën e një vote.

    Biden ka planifikuar t’i drejtohet kombit të hënën në mbrëmje, pasi anëtarët e Kolegjit të kenë votuar.

    Votat këtë vit kanë tërhequr më tepër vëmendjen pasi presidenti Donald Trump ka refuzuar të pranojë zgjedhjet dhe ka vazhduar të ngrejë akuza kundrejt Bidenit.

    “Unë shqetësohem nëse vendi do të ketë një president të paligjshëm, kjo është ajo për të cilën shqetësohem, ” tha Trump në një intervistë për Fox News, transmeton Shqiptarja.
    Pas disa javësh sfida ligjore, Trump nuk arriti të bindte gjykatësit në katër shtete, të cilat mund ta kishin vënë në dyshim rezultatin. Gjykatësit refuzuan përpjekjen e Trump të premten.
    Biden fitoi 306 vota elektorale kundrejt 232 vota të Trumpit në zgjedhjet presidenciale.