Tag: Komuna e Gjilanit

  • Vdes edhe një mësimdhënës nga Covid-19

    Vdes edhe një mësimdhënës nga Covid-19

    Sot në orët e hershme të mëngjesit pas një përballje të vështirë me virusin Covid-19, ka ndërruar jetë mësuesi, Ilmi Ibrahimi nga Gjilani.

    Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arber Ismajli.

    Ismajli ka thënë se mësimdhënësin do ta kujtojë gjithmonë si burim i krenarisë për edukimin dhe arsimin e brezave.

    “Pishtarin e dijes, mësuesin Ilmi Ibrahimi, do ta kujtojmë përgjithmonë ndër gjenerata, si burim krenarie e frymëzimi si kontributdhënës me vlerë në edukimin dhe arsimimin e brezave. Vepra e tij do të jetë simbol rezistence në edukimin e shumë gjeneratave. Ndjestë i past shpirti i tij i bardhë. Ngushëllime familjes, rrethit dhe mbarë shoqërisë”, ka shkruar Ismajli.

    Deri tani nga IKSHPK janë konfirmuar 948 viktima nga koronavirusi.