Tag: Koncerti

  • Deshi ta prekte në të pasme, Melinda e lë këngën në gjysmë e i kthehet ashpër fansit

    Deshi ta prekte në të pasme, Melinda e lë këngën në gjysmë e i kthehet ashpër fansit

    Reperes Melinda Ademi i ka ndodhur një ngjarje e pakëndshme gjatë një performance të saj.

    Deri sa e njëjta po këndonte, një fans është munduar që ta prek në të pasme.

    Menjëherë pas kësaj, Ademi e ka lënë këngën në gjysmë dhe i është kthyer ashpër atij.

    “Ma mos m’prek”, dëgjohet Melinda duke i thënë fansit.

     

    Video është bërë virale në rrjete sociale.

    https://www.instagram.com/p/CSPICCcjZ4B/?utm_source=ig_web_copy_link

  • Këta janë emrat e estradës që nuk i anuluan koncertet në Ditën e Zisë për viktimat e tragjedisë në Kroaci

    Këta janë emrat e estradës që nuk i anuluan koncertet në Ditën e Zisë për viktimat e tragjedisë në Kroaci

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje shpalli ditë zie në shenjë respekti për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci.

    Ndërsa, si shenjë respekti për mërgimtarët e vdekur disa emra të estradës nuk e kanë respektuar rëndësinë e veçantë të kësaj dite, përkundër disa të tjerëve që janë solidarizuar dhe i anuluan koncertet.

    Rina, Tayna, Melinda, Elvana, Gjiko, Capital T, janë disa prej artistëve të cilët mbrëmë kanë anuluar koncertet që ishte e paraparë ti mbanin.

    Ndërkohë që, Ledri, Lumi, Dj Regard, Don Xhon, Dafina Zeqiri dhe Azet janë disa prej atyre që performuan në klube të ndryshme.

    Kujtojmë se në aksidentin e mëngjesit së dieles të autobusit me targa kosovare i cili ishte duke udhëtuar drejt Kosovës me mërgimtarë nga Gjermania, humbën jetën 10 persona, u lënduan 45, ndërsa 15 prej tyre ishin me lëndime të rënda.

  • Ndërpritet koncerti, këngëtari i njohur shqiptar dërgohet me urgjencë në spital

    Ndërpritet koncerti, këngëtari i njohur shqiptar dërgohet me urgjencë në spital

    Këngëtari Aleksandër Gjoka ka braktisur skenën mbrëmjen e djeshme në një koncert në Berat pasi nuk është ndierë mirë teksa ka qenë duke kënduar.

    Gazetari i Report Tv Artan Diko bën me dije se këngëtari gjatë këndimit ka pasur luhatje të tensionit dhe është dërguar menjëherë në spital.

    Këngëtari mësohet se vuan nga diabeti dhe tensioni, kësisoj dhe problemi që ka pasur në skenë i është shkaktuar prej këtyre të fundit.null

    Pasi ka matur tensionin dhe pasi ka marrë mjekim, këngëtari është larguar për në shtëpi pasi gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

    Në këtë koncert ai ka qenë së bashku me dy këngëtarët e tjerë të mirënjohur, Redon Makashi dhe Elton Deda.

    Të dy e kanë shoqëruar në spital Gjokën në momentin që është ndjerë keq.

    Fatmirësisht Gjoka tani është në gjendje të mirë dhe problemi ka qenë i momentit.