Tag: Konkurs

  • Shpallet konkurs për Kryeprokuror të Shtetit, Lumezit i skadon mandati në prill

    Këshilli Prokurorial i Kosovës në takimin e fundit të mbajtur ka marrë vendim për shpallje të kandidaturës për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

    Kryeprokurorit Lumezi i skadon mandati në prill të këtij viti.

    Konkursi për këtë pozitë do të jetë I hapur për 15 ditë, duke filluar nga data 17 janar.

    Në panel vlerësues për këtë pozitë do të jetë kryesuesi i KPK Jetish Maloku, anëtarët e KPK-së Ariana Shajkovci, Bedrije Syla- Alshiqi, Armend Zenelaj dhe Jovo Radoviq.

    Mandati i kryeprokurorit të shtetit është 7 vjeçar, pa mundësi riemërimi.

    Lumezi pozitën e tij si kryeprokuror e kishte marrë më 21 prill të vitit 2015, pas dekretimit të tij nga ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

  • Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetët e rinj

    Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetët e rinj

    Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkursin për rekrutimin e kadetëve të rinj për vitin akademik 2021/2022.

    Konkursi është shpallur për pranim të kadetëve në këto qendra ushtarake: Akademia e Mbrojtjes, Qendra për Studime Universitare e FSK-së dhe Universitetin Amerikan në Kosovë, Akademia Ushtarake e Forcave Tokësore në Republikën e Turqisë, Akademia Ushtarake në Republikën e Kroacisë -menaxhimi dhe udhëheqja ushtarake, Akademia Ushtarake në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

    Siç njofton ministria, konkursi do të jetë i hapur nga data 31 maj deri më 11 qershor 2021.

    Aplikimi bëhet online në uebfaqen e ministrisë, duke klikuar KËTU.