Tag: Konsulli i Kosovës

  • Osmani shfuqizon katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë

    Osmani shfuqizon katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë

    Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.

    Siç thuhet në komunikatën për media, sa i përket tri rasteve të para, bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada.

    “Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuaturë/pëlqim nga shteti pritës. Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, u.d. Presidentja Osmani ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti paraprak”, thuhet në njoftim.

    KOHA të martën ka raportuar për emërimin e Flakron Shalës, djalit të deputetit, Haxhi Shala, në pozitën e konsullit të përgjithshëm në Pragë.

  • Daut Haradinaj thirrje Ministres së Jashtme të publikojë emrat e të gjithë pjesëtarëve të shërbimit diplomatik dhe lidhjet e tyre partiake

    Daut Haradinaj thirrje Ministres së Jashtme të publikojë emrat e të gjithë pjesëtarëve të shërbimit diplomatik dhe lidhjet e tyre partiake

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, i ka bërë thirrje ministres së Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, që t’i bëjë publikë emrat e të gjithë pjesëtarëve të shërbimit diplomatik të Kosovës dhe lidhjet e tyre familjare e partiake.

    Kështu ka shkruar në shkrimin e tij në Facebook Haradinaj.

    Kjo thirrje e tij vjen pas kontastimit të madh që po bëhet me emrimin e djalit të deputetit Haxhi Shala si konsull në Pragë.

    Postimi i plotë:

  • Meliza Haradinaj përveç djalit të Haxhi Shalës “rehaton” edhe një bashkëpartiake

    Meliza Haradinaj përveç djalit të Haxhi Shalës “rehaton” edhe një bashkëpartiake

    Të martën, djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shalës, Flakron Shala u emëruar konsull në Pragë.

    Mirëpo ky nuk është i vetmi bashkëpartiak të cilin e para e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj- Stublla po tenton të rehatojë si konsull.

    Gazeta inFokus mëson se Haradinaj ka propozuar për konsulle edhe bashkëpartiaken e saj, Laura Kryeziun e cila ka qenë pjesë e kësaj partie që nga viti 2014.

    Kryeziu ka qenë edhe kandidate për deputete në listën e AKK-së në vitin 2014.

  • Qorrolli: Liria s’ka emër – ajo ka konsuj, tendera, pushtet e privilegje

    Qorrolli: Liria s’ka emër – ajo ka konsuj, tendera, pushtet e privilegje

    Edhe juristi Vigan Qorrolli, ka reaguar pas emërimit të djalit të deputetit të AAK-së Haxhi Shala, konsull në Ambasadën e Kosovës në Pragë.

    Ai ka thënë se liria nuk ka emër, por ka konsuj, tenderë e pushtet, përcjell Bota sot.

    Qorrolli e ka quajtur këtë formë të poshtërimit.

    Reagimi i tij në Facebook:

    Liria s’ka emër — ajo ka konsuj, tendera, pushtet e privilegje.

    Pa to, as Kosova nuk do stërkeqej në këtë formë briliante të poshtërimit.

  • Vjosa Osmani i’a shuan shpresat djalit të Haxhi Shalës – Pritet që ta shfuqizoj vendimin e emërimit të tij si Konsull

    Vjosa Osmani i’a shuan shpresat djalit të Haxhi Shalës – Pritet që ta shfuqizoj vendimin e emërimit të tij si Konsull

    U.D së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me publikimin e fundit që u bë lidhur me emërimin e Flakron Shalës djalit të deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, si konsull në Pragë të Çekisë.

    Postimi i plotë u saj:

    Emërimi i konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës. Përkundër kërkeses sime, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë.

    Konsullata e përgjithshme në Pragë dhe emërimi i konsullit të përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me cdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen konsullata të Pergjithshme në të njejtin qytet ku kemi edhe Ambasade. Fatkeqesisht, ky nuk eshte rasti i vetem. Eshte praktike e mbrapshte, te cilen duhet ta kthejme mbare. Prandaj ato dekrete do te shfuqizohen.