Tag: KQZ

  • “Vjosa Osmani përfundimisht do ta shkarkojë Valdete Dakën”

    “Vjosa Osmani përfundimisht do ta shkarkojë Valdete Dakën”

    Ushtruesja e detyrës së presidentit, kandidate për deputete në listën e Vetëvendosjes, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do të marr masa ndaj KQZ-së, në mënyrë që, siç thotë Osmani, ta mbrojë integritetin e këtij institucioni.

    “Para syve të të gjithë qytetarëve të Kosovës, në transmetim të drejtpërdrejt në televizion, dje u bë presion marramendës ndaj zyrës për regjistrimin e partive politike dhe certifikim, si dhe u tolerua dhe u ushtrua presion dhe kërcënime ndaj udhëheqësit të kësaj zyre e cila vepron si e pavarur politikisht dhe rekomandimet e së cilës i drejtohen KQZ-së për vendime kolegjiale……Ajo çfarë ka ngjarë dje e ka lënduar procesin zgjedhor dhe integritetin e KQZ-së, por e kemi detyrë që me çdokusht ta shpejtojmë këtë proces. Prandaj në asnjë moment dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë që të bimë në kurthet që ndërtohen me qëllim që ky proces zgjedhor të parandalohet e të stërzgjatet. Zgjedhjet duhet dhe do të mbahen më 14 shkurt dhe qytetarët duhet të lejohen të realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese e të votojnë për këdo që ata e përkrahin“, tha Osmani.

    “Në rast se ballafaqohemi sërish me situata të tilla si ajo e djeshmja, ku abuzohet me KQZ-në si institucion i pavarur për të shtyrë përpara agjenda partiake, si dhe forum ku ushtrohet presion mbi shërbyesit civil, do të detyrohem të ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së dhe të këtij procesi zgjedhor, ashtu siç e parasheh ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe ashtu siç më detyron Kushtetuta e vendit. Mbajtja e zgjedhjeve të lira është parakusht i funksionimit demokratik të një vendi, prandaj këtë test të demokracisë duhet ta kalojmë të gjithë së bashku me besim e maturi“, shtoi Vjosa Osmani.

    E sipas analistit politik, Faton Mehmeti, Vjosa Osmani përfundimisht do ta shkarkoj Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së.

    “Duket se Vjosa do të shkarkojë Valdetën, kështu la të kuptohet në adresimin e sotëm që dha. Vjosa i druhet komplikimeve që mund të sjell KQZ pas zgjedhjeve, duke qenë se qysh tani vetëm sa kanë filluar të shfaqën polarizimet e thella brenda KQZ, me zonjën Daka që po merr anë”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.

    Sipas tij, javën në vijim priten zhvillime dramatike dhe tensionim të situatës në KQZ.

    “Shoh si një situatë të tensionuar brenda KQZ edhe në ditët në vijim, dhe me komplikimet që mund të vijnë pastaj. Me këto përplasje brenda KQZ edhe procesi i zgjedhjeve mund të jetë e problem, dhe gjasat që të ketë edhe keqpërdorime të mëdha të votave mund të jetë i lartë. Pritet që këtë javë të ketë situatë dramtike në KQZ, e të cilat mund të shkaktojnë tensione nga edhe në krejt procesin zgjedhor. Besoj e Vjosa do e shkarkoj Valdete Dakën, dhe ky duket se është i pashmangshëm”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti

  • Valdete Daka me ndihmën e LDK-së dhe PDK-së e arrijnë qëllimin, nuk certifikojnë listën e Lëvizjes Vetëvendosjes, pëson AAK dhe Nismës

    Valdete Daka me ndihmën e LDK-së dhe PDK-së e arrijnë qëllimin, nuk certifikojnë listën e Lëvizjes Vetëvendosjes, pëson AAK dhe Nismës

    Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka filluar të shqyrtojë veç e veç listat e kandidatëve të subjekteve politike.

    KQZ nuk ka certifikuar listat e Nismës dhe LVV-së për shkak se kanë pasur kandidatë që Këshilli Gjyqësorë i Kosovës ka konstatuar se kanë dënime në tri vitet e fundit.

    Daka ka thënë se LVV ka pesë kandidatë që nuk i ka zëvendësua në listë.

    Vetëm pesë anëtarë të KQZ-së kanë votuar pro për të certifikuar listën e LVV-së.

    “Pesë vota për, nuk cerfitikohet lista”, ka thënë Valdete Daka.

    Ndërkohë janë certifikuar listat e subjekteve politike LDK, PDK, Lista serbe, Lista “Romani Iniciativa”, JGP, PREBK, SDU, Partia Balliste, IRDK, KDTP, PAI, NDS, VAKAT, FJALA e disa parti dhe lista tjera.

    Lista e LDK-së është certifikuar me 10 vota për. daka ka njoftuar se kjo parti ka zavendësuar një kandidat që ishte i dënuar.

    Edhe lista e PDK-së është certifikuar me 10 vota për. PDK kishte zëvendësuar një kandidat që kishte qenë i dënuar.null

    KQZ-ja ka certifikuar edhe Listën Serbeme 10 vota pro.

    Daka ka njoftuar se partive që nuk iu kanë certifikuar listat kanë të drejtë ankese në PZAP brenda 24 orëve.

    Anëtari i LVV-së në KQZ ka thënë se edhe listat e partive tjera janë paralizuar por sipas tij qëllimi ka qenë që të mos certifikohet lista e LVV-së.

  • Forca të shtuara të Policisë para objektit të KQZ-së

    Forca të shtuara të Policisë para objektit të KQZ-së

    Përderisa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar mbledhjen ku po diskutohet për certifikimin e kandidatëve për deputet, që kanë probleme me ligjin, para objektit të KQZ-së janë parë forca të shtuara të Policisë së Kosovës.

    Kjo nuk ka ndodhur në mbledhjet e mëhershme, ndërsa nuk dihet nëse këto masa të sigurisë, kanë të bëjnë më deklaratën e fundit të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, e cila ka thënë se po ndjehet e kërcënuar pas deklaratë së anëtarit të LVV-së, Glauk Konjufca, ku ky i fundit ka thënë se Daka po dëshiron “eliminimin politik të Kurtit”, transmeton Telegrafi

    Ndërkohë, mbledhja e KQZ-së është duke u shoqëruar me mospajtime të shumta, pasi që zyra për regjistrimin e partive politike, rekomandoi KQZ-së që të certifikojë listën e plotë të kandidatëve për deputetë, të cilët thuhet se disa prej tyre kanë problem me ligjin.

  • Rekomandohet certifikimi i Albin Kurtit, Daka nuk pranon, kërkon dokumente shtesë

    Rekomandohet certifikimi i Albin Kurtit, Daka nuk pranon, kërkon dokumente shtesë

    Drejtori i Zyrës për Certifikimin e Partive Politike, Yll Buleshkaj, ka rekomanduar që të certifikohen të gjithë kandidatët, duke përfshirë edhe ata që sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës kanë probleme me ligjin.

    “Ka qenë një proces i gjatë duke i shqyrtu aplikacionet e partive, i kemi pas 1081 nga 25 subjekte politike, finalja është 1075 të gjitha subjektet politike i kanë plotësu kriteret minimale”, tha ai.Ai përmendi tha që për shkak të konfuzitetit me pikën q të certifikohen të gjithë kandidatët.“Kemi kërkuar shkresa nga institucionet e ndryshme për të na ndihmuar në vendimmarrje, disa na kanë ndihmu disa na kanë konfuzu, ajo çka vlen të theksohet është që zyra nuk ka arrit me zbatu plotësisht në bazë të shkronjës q të nenit 29 për shkak të interpretimeve të ndryshme, ne rekomandojnë certifikimin, pastaj palët mund ti drejtohen institucioneve për ankesa”, shtoi ai.Valdete Daka, kryesuese e KQZ-së pyeti nëse i plotësojnë të gjitha subjektet politike kriteret për certifikim.Buleshkaj tha se “për zyrën gjitha i kanë plotësu kushtet. Te q-ja nuk e kemi të qartë”.

    Sipas kryesueses Valdete Daka, sot nga ky rekomandim nuk e kanë të qartë se cilët kandidatë i plotësojnë kushtet e cilët jo.“Kërkesat janë dërgu në institucionet relevante. Është kërku nga subjektet të zëvendësohen anëtarët qe nuk i përmbushin kriteret. Ne nuk e kemi të qartë se kush i përmbushë kërkesat e kush jo. Zyra është ajo që i pranon dokumentet i verifikon klasifikon dhe bënë rekomandim duke respektuar dispozitat e nenit 9”, tha ajo.“Unë kisha dashtë të na sillen gjitha dokumentet sepse nuk i kemi. E kemi një rekomandim që thotë që të certifikohen gjithë kandidatët”, shtoi ajo.

  • Daka propozon shtyrjen e mbledhjes për certifikim të kandidatëve për deputet

    Daka propozon shtyrjen e mbledhjes për certifikim të kandidatëve për deputet

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen ku do të vendoset përfundimisht nëse do të lejohet kandidimi i personave të dënuar në tri vitet e fundit me vendim të formës së prerë.

    Zyrja ligjore e KQZ-ës, ka bërë një rekomandim, ku lejohet kandidimi i të gjithë kandidatëve nga subjektet politike, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ndalon kandidimi për deputet të gjithë personave që kanë dënim të formës së prerë në tri vitet e fundit.

    Kryetarja e KQZ-ës, Valdete Daka, është deklaruar se vendimi për të votuar mbi rekomandim e ZRP-ës, duhet të shtyhet të paktën për dy orë.

    “Propozoj shtyrjen e mbledhjes për dy orë, në mënyrë që t’i shohim dokumentet në bazë të cilave zyrja ligjore ka bërë këtë rekomandim” – u shpreh ajo.

  • Nga këta numra duhet ta pritni thirrjen e KQZ-së për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës

    Nga këta numra duhet ta pritni thirrjen e KQZ-së për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e verifikimit të atyre që duan të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit nga jashtë Kosovës.

    Për këtë proces, KQZ-ja ka njoftuar se i ka hapur 25 linja telefonike, duke publikuar numrat e telefonit përmes të cilëve i realizojnë thirrjet.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me procesin e verifikimit të aplikuesve për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Me qëllim të zbatimit të Vendimit dhe Udhëzimit të KQZ-së për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim, KQZ ka funksionalizuar qendrën e thirrjeve. Për këtë proces janë hapur 25 linja telefonike”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

    Numrat e telefonit prej nga zyrtarët e angazhuar të KQZ-së i realizojnë thirrjet janë si në vijim:

    +38338211045

    +38338211146

    +38338211154

    +38338211210

    +38338211213

    +38338211219

    +38338211220

    +38338211227

    +38338211251

    +38338211259

    +38338211273

    +38338211374

    +38338211375

    +38338211383

    +38338211385

    +38338211392

    +38338211393

    +38338211414

    +38338211416

    +38338211429

    +38338211462

    +38338211468

    +38338211488

    +38338211517

    +38338211522

  • Ekskluzive/ KQZ me rregulla të reja për Diasporën: Secili mërgimtar që nuk përgjigjet në telefon, nuk i lejohet votimi

    Ekskluzive/ KQZ me rregulla të reja për Diasporën: Secili mërgimtar që nuk përgjigjet në telefon, nuk i lejohet votimi

    Komisioni Qendror Zgjedhor, ka marrë vendim për verifikimin e të gjithë votuesve nga Diaspora, që aplikojnë për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë, shkruan Gazeta Blic.

    Në vendimin e KQZ-së, që ekskluzivisht e ka siguruar Gazeta Blic, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të kontaktojë prej telefonit të gjithë mërgimtarët që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues.

    Secili mërgimtar që nuk lajmërohet në telefon, atëherë ai nuk do të ketë të drejtë që të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Ky është vendimi i plotë KQZ-së:

  • A mund të kandidojë Albin Kurti për deputet?- Flasin nga KQZ

    A mund të kandidojë Albin Kurti për deputet?- Flasin nga KQZ

    Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së në VV, ka sqaruar rreth interpretimit se Albin Kurti dhe disa deputetë të tjerë, s’mund të kandidojnë për deputet në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen pas shpalljes së vendimit të Kushtetueses, e cila hodhi poshtë votën e deputetit Etem Arifi.

    Ai tha se ky është një interpretim i gabuar.

    “Intepretim i gabueshëm, i pashë disa publikime të tilla, z.Kurti dhe të tjerët janë të dënuar me kusht, në bazë të kodit penal, dënimi me kusht nuk ka efekte dhe pasoja juridike, s’ka dënim plotësues.

    Po ashtu aktgjykimi i Kushtetueses e ka qartësuar nenin 21 të Ligjit për Zgjedhje, me ndërlidhje me nenin 70 pika e 6-të, që nënkupton se personat e dënuar me një vit e më shumë burg me vendim të formës së prerë, nuk mund të jenë kandidat dhe deputet.

    Kjo situatë është e qartë dhe është një keqkuptim në rastin më të mirë”, tha ai ne Dukagjin.

  • Vjosa Osmani ia indërpret mandatin anëtarit të Listës Serbe në KQZ

    Vjosa Osmani ia indërpret mandatin anëtarit të Listës Serbe në KQZ

    Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ia ka ndërprerë mandatin në Komisionin Qendror Zgjedhor, përfaqësuesit të Listës Serbe, Nenad Rikalo.

    Sipas komunikatës së ZPRK’së, vendimi është është marrë pasi që Rikalo, ditë më parë nga Qeveria e Serbisë ka marrë pozitë të lartë në të ashtuquajturën “Zyre për Kosovën”.

    “Në mbështetje të nenit 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L – 094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47, 25 janar 2009), nenit 61 (paragrafi 5, pikat a dhe d) të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (GZ, Nr. 31, 15 qershor 2008), nenit 3 (paragrafi 4) të Rregullores (P) Nr. 02/2016 për strukturën organizative të Presidencës (08.09.2016), si dhe duke marrë parasysh shkresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të pranuar në Zyrën e Presidentit më 20.11.2020 (Nr. Prot.: 1240)” nxjerr: Vendim: 1. Z. Nenad Rikalo, i ndërpritet mandati si Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit“, thuhet në vendim.

    Komunikata e plotë:

    U.d. Presidentja e Kosovës, dr.Vjosa Osmani, duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sot ka marrë vendim t`ia ndërpresë mandatin në Komisionin Qendror Zgjedhor, përfaqësuesit të Listës Serbe, z.Nenad Rikalo.

    Ky vendim është marrë pasi që z.Rikalo, ditë më parë nga Qeveria e Serbisë ka marrë pozitë të lartë në të ashtuquajturën “Zyre për Kosovën”.

    “Në mbështetje të nenit 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L – 094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47, 25 janar 2009), nenit 61 (paragrafi 5, pikat a dhe d) të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (GZ, Nr. 31, 15 qershor 2008), nenit 3 (paragrafi 4) të Rregullores (P) Nr. 02/2016 për strukturën organizative të Presidencës (08.09.2016), si dhe duke marrë parasysh shkresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të pranuar në Zyrën e Presidentit më 20.11.2020 (Nr. Prot.: 1240)” nxjerr: Vendim: 1. Z. Nenad Rikalo, i ndërpritet mandati si Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit“, thuhet në vendimin e u.d. Presidentes Osmani.