Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës sonte kanë ndërmarrë aksion të inspektimit dhe bastisjes së depos kryesore të zinxhirit të marketeve “Viva Fresh Store” në Çagllavicë.
Aksioni është zhvilluar për shkak të dyshimeve të mashtrimit me çmimin e vajit dhe fshehjen e këtij produkti nga raftet e marketeve, me arsyetimin se mungon.Depoja e “Viva Fresh Store” në Çagllavicë është mbyllur për afat të pacaktuar dhe lënda ka shkuar në gjykatë.
“E kanë mbyllur në afat të pacaktuar depon e ‘Viva Fresh Store’. Në vendin e ngjarjes ka qenë kryeinspektorja e tregut në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Lebibe Haliti”, kanë thënë këto burime për Demokracia.com.Tutje bëhet e ditur se gjatë inspektimit në këtë depo janë gjetur stoqe pa mbulueshmëri me dokumente dhe çmime në shpërputhje me rregullat e tregut.“Në stoqet e depos së Viva Fresh Store janë gjetur 100 mijë litra vaj, të cilat dyshohet se janë fshehur qëllimisht dhe nuk janë hedhur në treg”, thonë tutje burimet policore.
Aksioni është zhvilluar nga ora 18:00 deri në orën 21:45.Demokracia.com do t’ju mbajë të informuar edhe në vazhdim lidhur për këtë aksion./Demokracia.com
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorit të Shtetit, njoftojnë se Prokuroria së bashku me Departamentin Special të Policisë së Kosovës për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, kanë filluar përgatitjet për realizmin e aksionit policor, cak i të cilit do të jenë disa zyrtarë publikë, të përfshirë në veprën penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe jo vetëm.
Ky aksion përfshin bastisje në hapësirat zyrtare të komunës (emër i njohur për redaksinë), drejtoritë respektive, si dhe në disa shtëpi e banesa private të personave të dyshuar, për të cilët tashmë është urdhëruar arrestimi dhe ndalimi i tyre, shkruan Sinjali.
Prokurori kompetent tashmë ka vënë në dispozicion të policisë një listë të gjerë të provave dhe pajisjeve elektronike, që duhet të jenë subjekt i sekuestrimit me rastin e bastisjeve, prova këto që do të përdoren në procedurat e mëtutjeshme hetimore kundër të dyshuarve.
Këto burime konfirmojnë se fokusi i hetimit të realizuar deri më tani nga Prokurori i Shtetit ka të bëjë me çështje që lidhen me drejtorinë e urbanizimit dhe të inspektimit, me theks të veçantë ka në fokus papërshtatshmërinë ligjore të disa lejeve të ndërtimit, si dhe dështimin e inspektorëve për të penguar ndërtimet në shkelje të ligjit. Mirëpo, ky nuk do të jetë fokusi i vetëm i këtij hetimi, për shkak se tashmë janë dhënë instruksione nga Prokurori i Shtetit edhe për vepra tjera penale dhe persona jashtë institucionit të komunës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se subjekt i hetimit janë edhe disa operatorë ekonomikë, që operojnë në fushën e ndërtimit, në veçanti nga viti 2018 e këndej.
Në këtë aksion do të marrin pjesë dhjetëra hetues policorë, të asistuar nga Njësia Speciale, ndërsa aksioni do të mbikëqyret drejtpërdrejt nga Prokurori i Shtetit L.V.
Pas përfundimit të aksionit, Sinjali mëson se në selinë e Prokurorit të Shtetit në Prishtinë do të ketë edhe konferencë për media, ku do të jepen detaje lidhur me ecurinë e aksionit, historikun e hetimit, numrin e personave të arrestuar, provat e konfiskuara, dëmin e pretenduar si dhe përfitimet e kundërligjshme që dyshohet se janë realizuar nga zyrtarët e përfshirë në hetim.
Gazeta Sinjali posedon edhe detaje tjera të rëndësishme lidhur me këtë aksion, mirëpo, si çdo herë, për shkak të ndjeshmërisë së hetimit dhe me qëllim që lajmi të mos ketë ndikim negativ në mbarëvajtjen e këtij aksioni, tani për tani nuk do të publikojë më shumë detaje./Gazeta Sinjali/
Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka arrestuar dy ish-drejtorë të Telekomit nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, merr vesh Gazeta Express.
Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se bëhet fjalë për ish-drejtorin e Marketingut në Telekom, T.M (emër i njohur për redaksinë) dhe A.O,. ish-drejtor i Financave.
Gjithashtu janë prangosur edhe dy të tjerë, K.M., dhe D.S, ky i fundit i nacionalitetit turk.
K.M., dyshohet se ka ndihmuar në falsifikimin e dokumenteve, me qëllim arsyetimin e dhënies së telefonave për firmat që kanë pasur kontratë marketingu.