Tag: Kryeministri kroat

  • Kurti së bashku me kryeministrin kroat Plenkoviq vizitojnë të lënduarit në spitalin e Slavonski Brodit

    Kurti së bashku me kryeministrin kroat Plenkoviq vizitojnë të lënduarit në spitalin e Slavonski Brodit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Slavonski Brod.

    Ai u mirëpritur nga kryeministri kroat Andrej Plenkoviq. Së bashku, ata kanë vizituar spitalin e Slavonski Brodit, ku ishin vendosur të lënduarit në aksidentin e autobusit këtë mëngjes, përcjell Telegrafi.

    Kujtojmë se 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku sot në afërsi të Slavonski Brod të Kroacisë, kur një autobus nga Kosova doli nga rruga duke shkaktuar aksident.

    Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tragjik e kishte zënë gjumi.

    Autobusi po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë.

    Në autobus ishin 69 pasagjerë.

  • Kryeministri kroat tallet me serbët: Nikolla Tesla është aq serb sa Brus Lee

    Kryeministri kroat tallet me serbët: Nikolla Tesla është aq serb sa Brus Lee

    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, deklaroi, në lidhje me kritikat nga Serbia për shkak të Nikola Teslas në monedhën e ardhshme të euros, se Tesla kishte qëndruar shumë shkurtër në Serbi.

    “Nikola Tesla qëndroi më shkurtër në Serbi sesa unë tani në Oklaj”, tha Milanoviq pasi vizitoi Oklajn, një vend jo shumë larg Kninit.

    Ai kujtoi se propozimi që Tesla të ishte në monedhat e ardhshme të euros erdhi nga zyra e tij.

    Politikani kroat shtoi se “adoptimi i Teslas mund të mos jetë i drejtë nga Kroacia dhe aq më pak nga Serbia”.

    Ai vlerësoi se “Serbia mund të emërojë aeroportet me emrin Bruce Lee, sepse ajo ka të njëjtat lidhje me shtetin serb sikurse Tesla”.

    Kryeministri kroat deklaroi se Serbia “mund të ketë një pozicion” në lidhje me zgjedhjen e Nikola Tesla si një motiv në monedhat e ardhshme euro kroate, por që nuk ka asnjë ndikim në këtë.