Tag: Kryetarët e Komunave

  • Kryeministri Kurti bashkë më tre ministra të tij mbledhin kryetarët e komunave, këto tema do të diskutohen

    Kryeministri Kurti bashkë më tre ministra të tij mbledhin kryetarët e komunave, këto tema do të diskutohen

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nesër do të takojë kryetarët e komunave të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

    Në ftesën që ka siguruar Gazeta Blic thuhet se përveç Kurtit, të pranishëm në këtë takim, që do të zgjas më shumë se tre orë, do të jenë edhe tre ministra të Qeverisë së Kosovës, Hekuran Murati nga ministria e Financave, Artane Rizvanolli e Ekonomisë dhe Elbert Krasniqi nga Pushteti Lokal.

    Gjatë këtij takimi do të shqyrtohen temat si buxheti për këtë vit dhe investimet në sektorin e energjisë dhe përballja me krizën energjetike.

    “Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mes të Qeverisë dhe Komunave të Republikës së Kosovës, kemi nderin të ju ftojmë në takimin e radhës të përbashkët me Sh.T.Z. Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, si dhe Ministren e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli, me ç’rast do të diskutohen temat, si më poshtë:
    1 Buxheti për Komunat për vitin 2023;
    2 Investimet në sektorin e energjisë dhe përballja me krizën energjetike;
    3 Të ndryshme”, thuhet në ftesën e Qeverisë.

    Takimin për Gazeta Blic e ka konfirmuar edhe drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës,Sazan Ibrahimi.

    Njoftimi i plotë:

    AGJENDA
    nullDatë: 10.01.2023
    Vendi: Hotel Grand Prishtina, Salla Kongresi
    Bashkangjitur me Ftesën gjeni edhe Agjendën e takimit.
    Të nderuar/a,
    09.30 – 10.00
    10:00 – 10:20 10:20 – 10:30
    10:30 – 10:40 10:40 – 10:50
    12:30

  • Fillimi apo shtyrje e vitit të ri shkollor, LAJMI I FUNDIT nga MASHTI

    Fillimi i vitit të ri shkollor, drejtorët komunal të arsimit takohen me përfaqësues të MASHTI

    Kryetari i Asociacionit të komunave, Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se sot pritet të kenë takim me përfaqësues të MASHTI ku do të diskutohet në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor, raporton Gazeta Blic.

    Lajmin e ka konfirmuar Ibrahimi për “Gazeta Blic”.

    “Sot në ora 10.00 e kemi takimin e kolegjiumit të drejtorëve komunal të arsimit me përfaqësues të MASHTI ku do të diskutohet rreth fillimit të vitit të ri shkollor dhe skenaret për fillim të vitit të ri shkollor” tha Ibrahimi për “Gazeta Blic”.

    Viti i ri shkollor ishte paraparë të fillonte më 13 shtator, por për shkak të situatës me COVID-19 në vend, u pezullua deri më 26 shtator.