Tag: kuriozitete

  • Psikologët: Fëmijët me intelegjencë të lartë kanë këto karakteristika

    Psikologët: Fëmijët me intelegjencë të lartë kanë këto karakteristika

    Shumica e prindërve kanë dëshirë të mendojnë se fëmija i tyre është inteligjent.

    Por, çfarë thonë psikologët për fëmijët tuaj të talentuar? Hulumtimet tregojnë se fëmijët me inteligjencë të lartë zakonisht kanë disa karakteristika të përbashkëta dhe ato shfaqen që në moshe të vogël. Njihuni me to:

    1.Ka talent për ruajtjen e informacionit

    Fëmijët e talentuar kanë aftësi të jashtëzakonshme të kujtesës. Ata përvetësojnë më shumë informacione sesa fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë. Kjo nënkupton se fëmija mëson më shpejtë; kur ia prezantoni një fëmije gjeni një ide apo teori komplekse, ju duhet ta bëni këtë vetëm një herë sepse e kupton menjëherë.

    2.Aftësitë e shkrimit dhe leximit janë dukshëm më të mira sesa të fëmijëve të moshës së njëjtë

    Fëmijët me inteligjencë të lartë zakonisht mësojnë të lexojnë para moshës 4-vjeçare. Në krahasim me ta, shumica e fëmijëve nuk e kanë këtë aftësi deri në moshën 6 apo 7-vjeçare. Fëmijëve inteligjentë u pëlqen të lexojnë, pasi kjo u mundëson të zgjerojnë njohurit dhe të ndjekin interesat që kanë.

    3.Kanë sens të mirë humori

    Aftësia për të kuptuar dhe krijuar shakatë zakonisht kërkon një kuptim më të madh të gjuhës, ndërveprimit social, etj. Prandaj, fëmijët që shfaqin sens të mirë humori që në moshë të vogël zakonisht kanë inteligjencë shumë të lartë.

    4.Bëjnë shumë pyetje

    Shumica e fëmijëve janë kureshtarë për botën që i rrethon, por fëmijët e talentuar zakonisht janë të interesuar të bëjnë pyetje, përgjigjet e së cilave u mundësojnë atyre të eksplorojnë idetë e reja. Ata kanë ‘oreks’ të pashtershëm për të mësuar, si dhe i shijojnë diskutimet e gjata për konceptet e reja me të cilat ballafaqohen.

    5.Fëmijëve me inteligjencë të lartë u pëlqen të flasin më shumë me të rriturit sesa me fëmijët e tjerë

    Fëmija i talentuar shpeshherë frustrohet nga limitet e tjerëve në grupin e moshatarëve. Si rezultat i kësaj, preferon më shumë të flasë me njerëz më të rritur. Fëmijët me inteligjencë të lartë shpeshherë përshkruhen si të vetmuar nga mësuesit e tyre, por nga ana tjetër i shijojnë bisedat me njerëz që janë të aftë t’i kuptojnë ata.

    6.Kanë talent për muzikë

    Disa hulumtime shkencore sugjerojnë se ka një lidhje mes IQ-së dhe talentit muzikor. Veç kësaj, kurset muzikore i ndihmojnë ata të përmirësojnë funksionin njohës.

    Fëmijët e lindur gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19 kanë ulur ndjeshëm performancën verbale, motorike dhe aftësitë njohëse në krahasim me fëmijët e lindur më parë, sugjeron një studim amerikan. Vitet e para të jetës së një fëmije janë të rëndësishme për zhvillimin njohës dhe duke qenë se COVID-19 shkaktoi mbylljen e bizneseve, çerdheve, shkollave dhe këndeve të lojërave, jeta për foshnjat ndryshoi në mënyrë të konsiderueshme, ndërkohë që prindërit përpiqeshin të barazpeshonin punën dhe kujdesin ndaj fëmijëve.

  • E thotë studimi: Ky është muaji ku lindin njerëzit më të zgjuar

    E thotë studimi: Ky është muaji ku lindin njerëzit më të zgjuar

    Ju mendoni se jeni të zgjuar por a jeni më shumë sesa ata që kanë lindur në shtator?

    Të lindurit në këtë muaj, me sa duket, janë më të zgjuar se të tjerët.

    Një studim që u publikua në Byronë Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike zbuloi se ekziston një korrelacion midis muajit kur keni lindur dhe sa i zgjuar jeni.

    Studimi i Universitetit të Torontos, Floridës dhe Northwestern analizoi zhvillimin kognitiv të 1.2 milionë nxënësve në SHBA për të përcaktuar se cili muaj duket se prodhon njerëzit më të zgjuar.

    Studimi zbuloi se nxënësit të lindur në shtator kishin më shumë gjasa të kishin një mesatare notash më të lartë se të tjerët.

    Por gjithashtu, studimi zbuloi se të lindurit në shtator kishin më pak gjasa për të shkuar në burg. Pra, në fund të fundit mund të ketë diçka magjike në muajin e nëntë.

  • Parashikimet e frikshme që ka dhënë Nostradamus për vitin 2024

    Parashikimet e frikshme që ka dhënë Nostradamus për vitin 2024

    Nostradamus, një astrolog francez i shekullit të 16-të, thuhet se ka bërë parashikime për eventet që do të mund të ndodhin në vitin 2024 në librin e tij “Les Prophetis”.

    Megjithëse shkrimet e tij janë poetike dhe disi të paqarta, ai besohet se ka parashikuar ngjarje historike në dukje sikurse ngritjen e Adolf Hitlerit, vrasjen e John F.Kennedy, sulmet e 11 shtatorit dhe pandeminë e COVID-19.

    Parashikimet e tij për të ardhmen janë paraqitur në qindra vargje poetike të cilat zbërthehen nga ekspertët për eventet që mund të ndodhin në kohën e sotme, përfshirë edhe për vitin 2024.

    Në njërin prej pasazheve ai ka parashikuar se Mbreti Charles III do të rrëzohet nga froni dhe në vendin e tij do të vendoset Princi Harry, transmeton Telegrafi.

    Nostradamus parashikoi gjithashtu se Kina mund të nxisë një luftë të re (me shumë gjasa me Tajvanin), situata në planet për shkak të ndryshimeve klimatike do të përkeqësohet, dhe Papa Françesku do të zëvendësohet nga dikush tjetër.

  • Këtu mund ta shikoni sa persona në Kosovë e mbajnë emrin tuaj

    Këtu mund ta shikoni sa persona në Kosovë e mbajnë emrin tuaj

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), mundëson një mënyrë për të parë sesa persona në Kosovë e kanë emrin tuaj.

    Gjithashtu, është edhe e dhëna e saktë për secilën komunë veç e veç.

    Krejt çfarë duhet të bëni është të klikon në këtë link dhe ta shkruani emrin tuaj.

    Më pas do të publikohet numri i saktë, sipas ASK-së.

  • Në këtë datë ndryshon ora

    Në këtë datë ndryshon ora

    Prej të dielës do të fillojë llogaritja verore e kohës.

    Natën mes të shtunës dhe të dielës (26 mars), akrepat e orës do të lëvizin për një orë përpara, që do të thotë se ora 2, do të jetë ora 3.

    Llogaritja verore e kohës fillon fundjavën e fundit të marsit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të tetorit, kur fillon llogaritja e kohës dimërore.

    Këtë vit, llogaritja verore e kohës do të zgjasë deri më 29 tetor në orën 3 të mëngjesit.

    Ajo që është e mirë në llogaritjen e kohës verore është se dita zgjat më shumë. Tashmë mund të vërehet se errësohet rreth orës 18:00, që do të thotë se para fundit të muajit, mbrëmja do të vijë diku pas orës 19:00, ndërsa në muajt e verës, diell do të kemi edhe pas orës 20:00.

    Kalimi nga koha verore në atë dimërore për herë të parë është shënuar në vitin 1916 në vendet e veriut të Evropë.

  • A ju vijnë ide të shkëlqyera sa herë që bëni dush?

    A ju vijnë ide të shkëlqyera sa herë që bëni dush?

    Mendja mund të endet lirisht, pa ndonjë qëllim ose drejtim

    Ekspertët tashmë me vite debatojnë për të ashtuquajturin “efekt i dushit” dhe përse shfaqet.

    Eksperimentet e fundit të udhëhequra nga Zachary Irving, i cili ligjëron filozofinë e shkencës kognitive në Universitetin Virginia, sugjerojnë se përqendrimi i tepërt në një detyrë mund të jetë armiku i krijimtarisë, shkruan Science Alert, përcjell Telegrafi.

    Në vend që të mendoni për problemin derisa të zgjidhet, rezultatet e tij sugjerojnë që më mirë është të bëni një pauzë dhe të bëni diçka ndryshe që nuk kërkon ndonjë përqendrim të madh, siç është dushi. Kështu mendja mund të endet lirisht, pa ndonjë qëllim ose drejtim.

    Hulumtuesit konsiderojnë që keni më shumë gjasa të zbuloni diçka të mençur derisa mendimet enden.

    Detyra plotësisht monotone, nga ana tjetër, duket që nuk i pengon mendimet që të gjenerojnë ide kreative.

    Nëse keni problem për të cilin nuk mund të gjeni zgjidhje, bëni diçka që do t’ju preokupojë si p.sh. shëtitja, puna në kopsht apo të bëni një dush.

    Të gjitha këto aktivitete janë angazhime të moderuara, përkatësisht nuk kërkojnë përpjekje të mëdha, , pra lëvizja e lirë e mendimeve lehtëson krijimin e ideve të reja.

    Historikisht, eksperimentet mbi efektin e dushit kanë prodhuar rezultate jokonsistente, por Irving mendon se kjo është për shkak të gabimeve në dizajnin eksperimental.

    Ekspertët thonë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të hetuar efektin e ‘efektit të dushit’, por këto rezultate të reja ofrojnë një pasqyrë sesi detyrat e lehta, të tilla si dushi, mund të ndihmojnë në gjenerimin e mendimeve krijuese në botën reale, shkruan ai.

  • Shkronja ‘M’ në pëllëmbë të dorës: Çfarë tregon?

    Shkronja ‘M’ në pëllëmbë të dorës: Çfarë tregon?

    Leximi i dorës është i lashtë sa vetë jeta.

    Njerëzit, gjithnjë janë intriguar të dinë çfarë fshihet pas atyre vijëzimeve në duart e tyre.

    Nuk mund ta themi me saktësi çfarë shohin fallxhoret kur kërkojnë të na “analizojnë” pëllëmbën e dorës, por ndryshon puna nëse në dorën tuaj formohet gërma “M”.

    Secili prej nesh ka një ndërthurje të veçantë të vijave në pëllëmbën e vet, të cilat formojnë forma të ndryshme tek çdo njeri, si tek shenjat e gishtërinjve.

    Vijat kryesore të pëllëmbës, që mendohet se përfaqësojnë zemrën, mendjen dhe vijën e jetës, janë më të rëndësishmet për lexuesit e dorës.

    Jon Saint-Germain, autori i ‘Karma në Pëllëmbë’, kur këto vija formojnë gërmën ‘M’, është një ndërthurje e rrallë.
    Duke u bazuar tek ‘Arti i të Lexuarit të Dorës’, një praktikë që ka rrënjë të lashta në Indi dhe Kinë, ky vijëzim i rrallë nënkupton një fat të mirë. Nëse një lexues dore e gjen këtë formë në vijat e dorës tuaj, ai do t’ju thotë se jeni ‘njeri pozitiv, i palodhur, i zellshëm’.

  • E dini sa duhet të zgjasë një puthje?

    E dini sa duhet të zgjasë një puthje?

    E keni pyetur ndonjëherë veten nëse puthja juaj zgjati mjaftueshëm?

    Me siguri nuk keni qenë duke matur kohën teksa putheshit, por ndoshta keni dashur të zgjaste edhe më shumë.

    Po sa duhet të zgjasë një puthje?

    Sipas ekspertëve, 6 sekonda është koha që mund të krijojë një lidhje më të ngushtë rreth teje dhe partnerit që po shkëmben puthjen. Në fakt, ai u rekomandon çifteve të puthen minimalisht 6 sekonda çdo ditë duke e quajtur këtë si “puthje me potencial”.

    Të ruash një lidhje intime përmes puthjeve dhe prekjeve me partnerin është pjesë shumë e rëndësishme e lidhjes. Përmes këtij lloj intimiteti ne arrimë t’i shohim më pozitivisht dhe fokusohemi më shumë tek cilësitë e tyre pozitive. Po çfarë avantazhesh të tjera kanë puthjet 6 sekondëshe çdo ditë?

    1. Jeni fizikisht më të lidhur me njëri-tjetrin.

    2. Eshtë një ftesë e hapur për më shumë afrimitet .

    3. Reduktoni stresin.

    4. E bëni lidhjen fizike prioritet .

    5. Vlen si një eksperiencë pozitive e shkëmbyer bashkë.

    6. Eshtë një mënyrë për të kaluar mirë.

    7. Të jep ndjesi kënaqësie të shpeshta .

    E mira është ta ktheni në “traditë” të lidhjes puthjen e përditshme prej 6 sekondash. Nëse harroni për një arsye a një tjetër, vendosni alarmin dhe tërhiqni pas vetes partnerin. Pastaj provoni sa gjatë mund të shkojë puthja juaj!

    Burimi: Psychology Today

  • “The Simpsons” do të tregojnë në sezonin e ri se si arrijnë t’i parashikojnë ngjarjet e së ardhmes

    “The Simpsons” do të tregojnë në sezonin e ri se si arrijnë t’i parashikojnë ngjarjet e së ardhmes

    Gjatë gjithë ecurisë së tij 33-sezonale në kanalin Fox, “The Simpsons” janë bërë mjaft të njohur për aftësinë e tyre të çuditshme për të parashikuar të ardhmen, me sezonin e ardhshëm të 34-të që do të ofrojë disa njohuri për mënyrën se si ata arrijnë ta bëjnë këtë.

    Shfaqja ka parashikuar gjëra të tilla si kandidimin e Donald Trumpit për president, madje edhe pandeminë COVID-19 gjatë gjithë viteve, shkruan DailyMail.

    Skenaristi i serialit ikonik, Matt Selman ngacmoi shikuesit në një intervistë për “Deadline” ku tha se do të ketë një episod në sezonin e 34-të që ofron disi një shpjegim se si ata mund të parashikojnë të ardhmen me kaq saktësi.

    “Ne kemi një tjetër episod konceptual të çmendur që shpjegon se si ‘The Simpsons’ e dinë të ardhmen”, shpjegoi Selman.

    “Është një episod konceptual me shumë gjëra të çmendura në të, por bën një shpjegim se si ‘The Simpsons’ mund të parashikojnë të ardhmen”, shtoi ai.

    Selman, i cili iu bashkua stafit të shkrimit të skenarit të “The Simpsons” në vitin 1997, tha gjithashtu me shaka: “Ndoshta sezoni i 34-të më i mirë i çdo shfaqjeje që keni parë ndonjëherë”.

    The Simpsons” ka vazhduar të shënojë rekorde si seriali më i gjatë në transmetim direkt me 728 episode deri më sot, megjithëse ky sezon do të jetë unik në disa mënyra.

    “Kemi dy episode të Halloweenit këtë vit, dy episode të ‘Treehouse of Horror’. Njëra është tri histori të frikshme si ne gjithmonë, por shumë e frikshme dhe e çuditshme”, tha Selman.

    Ai shtoi se një pjesë e ‘Treehouse of Horror’ është, “një parodi e Death Note”, seriali me ndikim japonez i shkruar nga Tsugumi Ohba dhe e ilustruar nga Takeshi Obata, për të cilën Selman tha: “Jam shumë i emocionuar”.

    Fox njoftoi në qershor se premiera e sezonit të 34-të do të transmetohet të dielën, më 25 shtator, me Selmanin duke ngacmuar detaje të reja rreth episodit.

    “Ne kemi premierën tonë të sezonit ku Homeri futet në një kabale konspirative ndërsa gjuan një breshkë të zhdukur”, tha ai.

    Aktorja Melissa McCarthy do të jetë gjithashtu e ftuar si një “fëmijë që është rivali i Homerit për dashurinë nga gjyshi”.

    Ajo luan një lloj fëmije të çuditshëm që ka dashurinë e gjyshit dhe atë të Homerit.

  • Studim- A kanë nevojë për gjumë më shumë burrat apo gratë?

    Studim- A kanë nevojë për gjumë më shumë burrat apo gratë?

    Sipas një studimi të fundit, i cili mori në shqyrtim 210 burra dhe gra të moshës së mesme, gratë zyrtarisht kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat dhe se mungesa e gjumit çon në probleme më të mëdha shëndetësore tek gratë sesa tek burrat.

    Profesor Jim Horne, drejtor i ‘Sleep Research Center’ në Universitetin e Loughborough-it: “Ne kemi gjetur se për gratë, një gjumë i dobët është i lidhur fort me nivele të larta të shqetësimit psikologjik dhe ndjenja më të mëdha të armiqësisë, depresionit dhe zemërimit”.

    Duke shpjeguar se pse gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat, ai shtoi: “Kjo vjen për shkak se truri i grave është i ndryshëm nga ai i meshkujve dhe është më kompleks, kështu që nevoja e tyre për gjumë do të jetë mesatarisht 20 minuta më shumë…”.