Tag: Labinot Tahiri

  • Labinot Tahiri thotë se do të garojë për President të Kosovës! Ai tregon se kur do të ndodhë kjo

    Labinot Tahiri thotë se do të garojë për President të Kosovës! Ai tregon se kur do të ndodhë kjo

    Edhe pse është larguar nga skena politike, me humanitetin që po vazhdon të ketë, synon të bëhet edhe president i ardhshëm i vendit.

    Bëhet fjalë për këngëtarin Labinot Tahirin, i cili ka shpalosur të pathënat e deritanishme për qëllimet e tij në politikë.

    Shpresoj se do të vijë ajo ditë, edhe do të ndodhë! Sepse kjo është dëshmuar me qëllimet e mija të mira. Unë i kam shërbyer vendit me kontribut human. Në punën që e bëjë nuk i ndalë angazhimet për t’i ndihmuar njerëzve. Duhet të punojmë për qytetarët si familjen tonë. Shumë gjëra ndodhin të padrejta që qytetarët nuk i shikojnë. Ky vend ka nevojë për motiv politik. Qeveritë tona punojnë me inati. Unë i kam parë gjërat, ndryshe flitet e ndryshe janë. Albin Kurti më len përshtypje se nuk është I korruptuar por nuk e di se çfarë ka pas vetës,” –  tha Tahiri në “N’NEJË”. 

  • Labi nuk dorëzohet, ende nuk beson në pandemi: Pse nuk vdiq asnjë zyrtar i shtetit nga koronavirusi?

    Labi nuk dorëzohet, ende nuk beson në pandemi: Pse nuk vdiq asnjë zyrtar i shtetit nga koronavirusi?

    Këngëtari, Labinot Tahiri ende i qëndron prapa deklaratës së tij.

    Së fundi, ka reaguar me disa postime në rrjete sociale për fushatat e mbajtura nga politikanët në të cilat po shkaktohet një grumbullim i madh i njerëzve.

    Reagimi i tij ishte se përse nuk i lejojnë mbajtjen e dasmave dhe ahengjeve përderisa fushatat po lejohen, lidhur me këtë postim një ndjekës i ka shkruar një mesazh se policia i kanë dënuar vetëm se kanë qenë 10 persona duke festuar ditëlindjen.

    ““Po de po!! Na kem 10 veta tu festu ditëlindje u dënum ka 35 euro e kur i përmendem këta na qiten jasht policët haj ishalla”, ka shkruar ndjekësi, ndërsa Labi i ka kthyer përgjigje.

    “Mësohuni me luftu padrejtësinë që ua shkakton politika e mbrohuni nga vetvetja juaj gjithmonë me njëri-tjetrin. Dje me polici i varrosnin të dashurit e juaj pa fije mëshire , sot dalin nëpër fushata të njëjtit polic nepër dubime pa asnjë fije mëshire! O njerëz, sot ndoshta ju dukem jo i drejtë por nesër do ta shihni vetë se si do ju trajtojnë . Pa dyshim se një lloj sëmundje ishte që infektonte njerëzit por pse nuk vdiq asnjë njeri shtetëror as në perëndim as tek ne Zoti ju bekoftë Labi”, ka shkruar ai.

  • Labinot Tahiri: Dy të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj kanë dalur nga koma

    Labinot Tahiri: Dy të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj kanë dalur nga koma

    Këngëtari kosovar, Labinot Tahiri, ka treguar se dy personat e lënduar nga shpërthimi në Ferizaj, Fidan Gashi dhe Enver Xhokli kanë dalë nga gjendja e koma-s dhe se tashmë janë me vetëdije të plotë.

    Tahiri i cili ishte angazhuar me fondacionin e tij për mbledhjen e fondeve thotë se lajmin ia kanë dhënë familjarët e të dyve.

    Njoftimi i plotë:

    Lajm i mirë!

    E dashur diasporë dhe ju shqiptarë nga do që jeni , dhe që keni kontribur aq shumë për Fidan Gashin dhe Enver Xhoklin, po ua tregoj lajmin e mirë për gjendjen e tyre shêndetsore!

    Sapo u informova nga familjet e tyre, ku këta dy shpirta janë zgjuar nga koma dhe janë me vetëdie të plotë, po ashtu po trajtohen shumë mirë.null

    Zoti i madh bëri edhe një mrekulli!
    Uroj që edhe 4 personat e tjerë të cilët po trajtohen në Turqi, të janë shêndosh e mirë.

    Vazhdojmë me misione të mdha në kujdesin 100% ndaj qytetarëve dhe vendit të shejtë Kosovë e Shqipërisë.

    LABI🤝❤️🤝