Tag: Ligji i Rimëkëmbjës Ekonomike

  • Qesharake: Mbi 100 mijë qytetarë nga Trusti mund t`i tërheqin vetëm 10 euro

    Qesharake: Mbi 100 mijë qytetarë nga Trusti mund t`i tërheqin vetëm 10 euro

    Vetëm 10 euro nga Trusti do të mund t’i tërheqin 104 mijë qytetarë. Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i këtij institucioni, Jeton Demi.

    “Për shkak të historikut që ende është i shkurtër prej që është themeluar në vitin 2001, kemi ende një bilanc mesatar të llogarive që është i ulët, e që është pesë mijë euro bilanci mesatar në institucion. I kemi nxjerrë disa llogari duke filluar nga 100 euro, ku bëjnë pjesë rreth 104 mijë kontribuues ose 13 për qind e totalit”.

    “Nga 100 deri në 1 000 euro me bilanc janë rreth 213 mijë kontribuues ose 33 për qind e gjithë kontribuuesve. 49 për qind i krejt kontribuuesve që kanë më pak se 1 000 euro, që i bie se do të marrin 100 euro nga kjo tërheqje”, tha Demi për EO.

    “Për shkak të pandemisë por edhe fluksit të madh që pritet të ketë për të aplikuar sipas rasteve që i kemi pasur më herët kur ka pasur deklarime që procesi do të jetë i shpejtë kemi pasur fluks të madh të kontribuuesve që na kanë vizituar, por duke pasur parasysh situatën që e kemi, mundësia pritet që tu jepet kontribuuesve që tu jepet që të aplikojnë përmes internetit. Nuk do të kenë nevojë që fizikisht të vijnë për të aplikuar në zyrat e Trustit”, tha Demi.

  • Qytetarët nuk shpresojnë shumë në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

    Qytetarët nuk shpresojnë shumë në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

    Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, përveç disa ndihmesave që parasheh për bizneset, përfshinë edhe mundësinë për tërheqje të 10 për qind të trustit pensional.

    Ky ligj është miratuar më në fund nga Kuvendi i Kosovës, gjatë seancës së djeshme, ku mori përkrahjen e 72 deputetëve. Jo të gjithë qytetarët po i gëzohen kësaj, meqë sipas tyre është e vonuar, dhe nuk do t’u ndihmojë sa duhet atyre.

    Xhavit Mustafa, i cili është pensionist thotë për KosovaPress se kjo pako nuk do të ndihmojë aspak qytetarët, meqë dyshon se do të keqpërdoren këto mjete.

    “Pako e rimëkëmbjes ekonomike nuk i ndihmon aspak qytetarët, e kanë menduar për disa biznese por bizneset në të shumtën e rasteve e keqpërdorin atë ndihmë. Dhe nuk do të shkojë për aty ku është dedikuar. Punëtori nuk do të ketë kurrfarë përfitimi nga ky rast. Shumë shtresa sociale fare nuk janë të ndihmuara në këtë periudhë”, thotë ai.

    Ai thotë se dy qeveritë që kanë udhëhequr gjatë kohës së pandemisë, nuk kanë bërë sa duhet për pensionistët. Këta të fundit i ka ftuar që të bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme.

    “Për pensionistët as qeveria e kaluar, as kjo qeveri nuk e ka folur asnjë fjalë, por faji është te pensionistët të cilët dalin dhe i votojnë në zgjedhje. Kisha sugjeruar që gjithë pensionistët në zgjedhjet e ardhshme që do të jenë sigurisht në pranverë, t’i bojkotojnë zgjedhjet plotësisht”, shton Mustafa.
    E për Mehdi Shalën kjo pako është e vonuar, meqë pasojat e pandemisë janë të mëdha.

    “Është e mirë, por është e vonuar, por pasoja ka, tash vonë kurrë nuk është. Por, shoqëria është ashtu që nuk e kupton, derisa u vetëdijesuan. Një herë për një herë nuk i kemi punët mirë. Këto mjete janë të dedikuara, por tash ndihmon, nuk mundet me dhënë konkludime që nuk është e qëlluara. Kur nuk ki hapësirë, manovrime të tjetra, duhet edhe këtë”, shprehet ai.

    Dukagjin Nimani, i cili ka ardhur për pushime nga Amerika, shprehet se kjo ndihmë nga Kosova nuk krahasohet me shtetet tjera, meqë të njëjtat kanë buxhet.

    “Çdo pako ekonomike është e mirë, mendoj që në njëfarë mënyre do të ndihmojë. Mendoj që Kosova nuk ka mjaft mjete të financojë gjithë personat që kanë nevojë për ndihmë. Aty besoj që është esenca. Shtetet e zhvilluara kanë mjete, munden me i nda, Kosova pak më rëndë i ka”, tha Nimani.

    Ky ligj, kishte gjithsej 18 amendamente, katër nga Partia Demokratike e Kosovës.
    Këto të fundit, parashikojnë që personave që tërheqin 10% nga Trusti Pensional, e të cilët kanë më pak se 10 mijë euro në këtë fond, shteti do t’ua rimbursojë shumën e tërhequr.

  • LAJMI I FUNDIT: Çika e Gani Gecit e tërheq nënshkrimin për seancën e jashtëzakonshme- shkak iniciativa e PDK-së

    LAJMI I FUNDIT: Çika e Gani Gecit e tërheq nënshkrimin për seancën e jashtëzakonshme- shkak iniciativa e PDK-së

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci e ka tërhequr nënshkrimin për seancën e jashtëzakonshme që pritet të mbahet nesër, e ku pritet miratimi i projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Burime të Gazeta Blic Brenda LDK-së bëjnë të ditur se tërheqjen e nënshkrimit çika e Gani Gecit e ka marrë bazuar në atë që iniciativa për seancën e jashtëzakonshme ka qenë e PDK-së, dhe jo e LDK-së.

    “Unë e kam nënshkruar listën e LDK-së për iniciativën e LDK-së për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike sikur herën e parë, e jo për nismën e PDK-së”, thuhet ndër të tjera në letrën që Geci ia ka dërguar kabinetit të kryetares së Kuvendit, merr vesh Gazeta Blic.

    Ajo ka arsyetuar këtë tërheqje të nënshkrimit me faktin që iniciativa nuk është e LDK-së, por e një grupi tjetër parlamentar.
    Prandaj, siç ka shkruar ajo, “tërheq nënshkrimin tim nga lista nënshkruese e LDK-së, që I është bashkangjitur PDK-së”.
    Ndryshe, dje me mbështetjen e PDK-së, ka kaluar në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Transfere projektligji për rimëkembje ekonomike, pasi koalicioni i ka pranuar kushtet e PDK-së.

    Ndërkohë, me iniciativën e PDK-së është ftuar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, me pikën e vetme të rendit të ditës, votimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

  • Nëse kalon Pakoja e Rimëkëmbjes, ja kur dalin mjetet e Trustit në llogaritë e qytetarëve

    Nëse kalon Pakoja e Rimëkëmbjes, ja kur dalin mjetet e Trustit në llogaritë e qytetarëve

    Teksa qytetarët janë në pritje që para deputetëve të jetë në rend dite Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, tërheqja e 10% nga Trusti, është pika që ka marr vëmendje më së shumti.

    Zëdhënësi i këtij institucioni, Jeton Demi, thotë se kurdo që ligji të aprovohet, ata janë gati për të mundësuar aplikimin.

    “Besojmë se ne jemi gati, sikurse e kemi deklaruar edhe disa herë, që sapo të jetë kjo e mundur ligjërisht, ne do të mundësojmë aplikimin për tërheqjen e 10 përqindëshin”, pati deklaruar për RTV Dukagjinin, Jeton Demi.

    Lajm i mirë është se pas aplikimit nga ana e qytetarëve, mjetet në një kohë të shkurtër do të dalin në llogaritë bankare të tyre.

    “Kalimi i mjeteve nga llogaria e Fondit Pensional në llogarinë bankare të përfituesit, është çështje e procedurave, por ne mendojmë se do të duhej të kryhej brenda disa ditëve, e në skenarin më të keq mund të jetë çështje javësh”, deklaroi më tej Jeton Demi.

  • Kalon Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike me kushtet e PDK-së

    Kalon Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike me kushtet e PDK-së

    Në komisionin për Buxhet dhe Transfere, ka kaluar Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike me kushtet të cilat i ka vendosur Partia Demokratike e Kosovës.

    Kushtet e propozuara nga PDK-ja.

    “Pako për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSh-së për lëndën e parë dhe dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trusit për ata që kanë deri në 10 mijë euro”, janë kushtet e propozuara nga PDK-ja.

    Deputeti i PDK-së Bedri Hamza ka propozuar 4 amendamentet.

    Amemdamenti i parë është që mjetet e tërhequra nga pjesëmarrësit sipas këtij neni, e të cilët kanë kursime deri në 9.999 mijë euro kompensohen në formë rimburësimi, duke filluar nga viti 2023.

    Amendamenti i dytë, lënda e parë e cila prodhohet nga veprimtaritë biznesore të regjistruara dhe aktive në Republikën e Kosovës, pavarësisht se a eksportohet jashtë vendit apo jo, lirohet nga TVSH.

    Amendamenti i tretë, të gjitha bizneset të cilat kanë qenë të mbyllura apo kanë pasur probleme të funksionimit të rregullt gjatë kohës së pandemisë, por të cilët kanë qenë aktive të regjistruara në regjistër të biznesit para datës 29 shkurt 2020, mbështetën financiarisht nga ana e buxhetit të Kosovës me mjete monetare për ti mbuluar shpenzimet operative në shumën prej 200 milionë euro.

    Amendamenti i katërt, paguhen nga ana e buxhetit të Republikës së Kosovës, pagat e punonjësve në sektorin privat për periudhën tetor dhe dhjetor 2020 të cilët si pasojë e pandemisë COVID-19 janë larguar apo pezulluar nga puna e tyre për periudhën jo më të shkurtër se tre muaj pas datës 29 shkurt 2020 e deri më 30 dhjetor 2020. Shuma e pagesës për punëtorët është 300 euro për një muaj.

  • PDK e gatshme të votojë Ligjin për Rimëkëmbje, LDK premton se do të merren parasysh kërkesat e tyre

    PDK e gatshme të votojë Ligjin për Rimëkëmbje, LDK premton se do të merren parasysh kërkesat e tyre

    Në mungesë të kuorumit në vendimmarrje në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, votimi i projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2021 dhe raporti me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike kanë mbetur për një mbledhje tjetër.

    Megjithatë është parë një gatishmëri e Partisë Demokratike të Kosovës që të ulet me partitë në pushtet dhe të diskutojnë që Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike të kalojë, e kërkesë të vetme e ka që të përfshihen amendamentet e tyre.

    LDK premton se do të ulen të diskutojnë për këtë gjë dhe se do të përfshijnë gjithçka që është në harmoni me ligjin.

    Në këtë mbledhje të komisionit, në fillim të diskutimit për këto dy pika, ishte deputeti i LDK-së Shkëlzen Hajdini, që ka kërkuar që votimi për këto dy pika të shtyhet për një mbledhje tjetër, por nuk ka pasur kuorum për këtë votim.

    “Propozoj që dy projektligjet të mos hidhen në votim, të shtyhen për një mbledhje të radhës”, tha ai.
    Deputeti i PDK-së Kujtim Gashi, tha se si parti i bëjnë thirrje qeverisë që të merr parasysh rekomandimet e tyre, e nëse ato merren parasysh ai tha se do ta votojnë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

    “Jemi në një situatë shumë të pa lakmueshme ku ky ligj është bërë një problem ditor i gjithë qytetarëve të Kosovës, me theks të veçantë edhe i komunitetit të biznesit dhe shfrytëzoj këtë takim të Komisionit t’i bëj thirrje partive në pushtet, qeverisë, që pa humbur kohë të ulet bashkë me grupin tonë parlamentar dhe t’i merr parasysh vërejtjet, sugjerimet dhe rekomandimet e Grupit Parlamentar të PDK-së. Në momentin kur ato rekomandime merren parasysh PDK me 24 votat e saj do ta mbështesë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, tha ai.

    Deputeti i LDK-së Fatmir Rexhepi ka shprehur gatishmërinë që të ulen dhe të bisedojnë me partitë opozitare për të gjetur një zgjidhje sa i përket Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Ai ka kritikuar qasjen e kryeministrit Avdullah Hoti sa i përket votimit të këtij projektligji, për tha se është dashur të bisedojë edhe me anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Transfere.
    “Pajtohem që janë sekondat e fundit ku na bëhet thirrje bashkërisht, pajtohem plotësisht që edhe atë ditë kam biseduar me Bedriun që nuk është këtu dhe e kam lutur atë ditë çka mund të bëjmë që të mos i japim ngjyrim politik asaj pjese, por ta bëjmë veç pjesën e interesit ekonomik që ka brenda projektligji dhe ta bëjmë më mirë. Jam dakord se nëse organizohet ky takim dhe është mirë t’i jepet një shtysë kryeministrit. Ai është dashur të vijë te ne për bisedime”, tha ai.

    Edhe deputeti tjetër i LDK-së Shkëlzen Hajdini, ka premtuar se do të merren parasysh rekomandimet në harmoni me ligjet në fuqi.

    “Kjo është në harmoni me atë që kemi bërë ftesë vazhdimisht. Ne jemi të hapur. Unë premtoj se do të ulemi dhe krejt çka është në harmoni me ligjet në fuqi, çka nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, se do të merren parasysh dhe do të inkuadrohen në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, tha ai.

    Në përgjigjen e tij, deputeti i PDK-së Kujtim Gashi, tha se po kërkojnë që të mos jetë retorikë, por kryeministri të ulet edhe me opozitën që t’i merr parasysh amendamentet që i kanë propozuar.

    “Rekomandimet dhe amendamentet e propozuara nga PDK janë të thjeshta dhe e bëjnë një barazi tek ata që sot tërheqin mjetet nga Trusti, sepse ne mendojmë që jo të gjithë qytetarët kanë mjete, andaj nuk mund t’i diskriminojmë që dikush t’i tërheqë 35 euro e dikush 2 mijë e 500 euro. Pra, aty ka qenë qëllimi ta bëjmë një barazi dhe pas 5 ose 7 vjetësh një pjesë e atyre që kanë pasur më pak mjete t’i rimbursohet, sepse buxheti i Kosovës e mundëson këtë pas 4 ose 5 vjetësh. Jemi të gatshëm t’i vendosim prioritetet e propozuara nga PDK-ja dhe ta votojmë ligjin dhe t’i hapim rrugë, po kjo është çështje që duhet ta bëjë kryeministri”, tha ai.

    Këtë gatishmëri të Partisë Demokratike të Kosovës që të ulet dhe të diskutojë me Qeverinë, deputetja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lilal, po e sheh si një diskutim për pazar politik.

    “Më shumë sesa vetëm diskutim ose mundësi për të gjetur zgjidhje, kjo natyrisht se zbërthehet në një diskutim pazar politik se çka do të ndodhë të dielën në zgjedhjet lokale në Podujevë, me mundësitë e hyrjes apo mos hyrjes së PDK-së në qeveri. Prandaj, krejt kjo po iu kushton të gjithë qytetarëve. Më shumë se kaq është dashur të vihet me një plan. Unë e kuptoj Gashin kur e përmendi që duhet të vijë Hoti, por as një përpjekje më të voglën nuk e ka bërë për asnjë masë ndihme për qytetarët. Andaj, këtë e shoh më shumë me konotacion politik sesa për t’iu ndihmuar ata që janë në nevojë”, tha ajo.
    Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar deputetët Shkelzën Hajdini dhe Kujtim Gashi, duke thënë se kjo nuk është politikë që bëhet me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.
    Komisioni për Buxhet dhe Transfere sot ka votuar edhe raportin vjetor financiar të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut- KOSTT për 2018 dhe 2019.
    Deputetët anëtarë të këtij komisioni kanë pyetur menaxhmentin e KOSTT-it lidhur me atë se kush e bënë furnizimin me energji elektrike në pjesën veriore të vendit dhe se a paguhet ai shfrytëzim i energjisë.
    Kryeshefi ekzekutiv në KOSTT, Mustafë Hasani, tha se janë ata që e bëjnë furnizimin me energji elektrike në pjesën veriore të vendit, derisa tha se i mbulojnë edhe humbjet që brenda një muaji arrijnë 2.5 milionë euro në muaj.
    “Sa i përket pyetjes se sa para në muaj ne mbulojmë humbjet në veri, janë diku rreth 2 milionë e gjysmë. Ne kemi pasur një marrëveshje me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për alokim të mjeteve në vlerë 10 milionëve e cila është në proces dhe besoj se shumë shpejt prej thesarit do të alokohen mjetet dhe ne sigurohemi se mundësitë tona për t’i mbuluar këto humbje do të jenë deri në maj 2021, andaj këtu ngre shqetësim se në buxhetin 2021 s’kemi paraparë alokim të mjeteve për mbulimin e këtyre devijimeve”, tha ai.
    Komisioni ka votuar edhe raportin financiar vjetor të Zyrës Rregullative për Energji për vitin 2019, raportin vjetor financiar të Autoritetit Rregullativ për Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2019, si dhe raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2020.

  • Tash e 6 muaj nuk ka arritur ta kaloj Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, Hoti premton pako të të re të rimëkëmbjes prej 182 milionë euro

    Tash e 6 muaj nuk ka arritur ta kaloj Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, Hoti premton pako të të re të rimëkëmbjes prej 182 milionë euro

    Edhe pse tash e 6 muaj Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti nuk ka arritur ta kalojë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, shefi i ekzekuvivit ka premtuar pako të re të rimëkëmbjes, raporton Gazeta Blic.

    Sipas një njoftimi të lëshuar për media, thuhet se pako e re do të jetë në vlerë prek 182 milionë euro.

    Njoftimi i plotë i Qeverisë:

    Kryeministri Hoti paralajmëron pako të re prej 182 milionë eurove për rimëkëmbje ekonomike
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka zhvilluar takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e Qeverisë dhe adreson sfidat e sektorit privat.
     

    Ai ka theksuar se përkundër situatës sfiduese në kohën që po përballemi me pandeminë Covid-19,  Qeveria megjithatë ka siguruar funksionimin e shumicës së bizneseve.

    Kryeministri Hoti ka rikujtuar se gjatë muajit tetor janë ndarë 87 milionë Euro, prej të cilave 60 milionë u janë ndarë komunitetit të biznesit, duke u ndihmuar atyre që të qëndrojnë në treg.

    Në këtë takim, Kryeministri Hoti ka kërkuar që anëtarët e këtij Këshilli të dakordohen për pakon e re për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumë prej 182 milionë euro, si dhe për një listë të reformave për një pako të re fiskale, të cilat pritet të finalizohen në fillim të vitit të ardhshëm.

  • Gashi i LDK’së tregon kur do të mbahet seanca për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike

    Gashi i LDK’së tregon kur do të mbahet seanca për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka deklaruar se seanca për votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, mund të mbahet gjatë javës së ardhshme

    Gashi ka thënë se tashmë është thirrur seanca e jashtëzakonshme për votimin e Ligjit.

    “Seanca e jashtëzakonshme është e thirrur, por besoj që do të aktivizohet gjatë javës së ardhshme. Nëse do të jemi në rregull, pasi ka disa deputetë që janë me COVID-19 dhe ka përpjekje që ta mundësojnë me thirr seancën”, ka thënë Gashi për gazetën Blic.

    Se duhet të votohet ky ligj për t’u ringjallur ekonomia e vendit pas dëmeve nga pandemia COVID-19, e kanë thënë edhe ambasadorë të huaj, e po ashtu edhe ekspertë të ekonomisë.

    Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ende s’është finalizuar në Kuvendin e Kosovës, përkundër që në lexim të parë ka kaluar.

    Ky projektligj është votuar në një seancë të jashtëzakonshme, me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. I njëjti kap vlerën e 385 milionë eurove.

    Në po të njëjtin, është paraparë edhe ai për tërheqje e 10 për qind të kursimeve pensionale në Trust. Por, ky Ligj nuk ka arritur ende të miratohet në lexim të dytë.