Tag: Liqeni

  • NASA publikon pamje satelitore nga Ballkani: Liqeni i Ohrit dhe i Prespës, më të lashtit në botë

    NASA publikon pamje satelitore nga Ballkani: Liqeni i Ohrit dhe i Prespës, më të lashtit në botë

    NASA ka publikuar sot pamje satelitore nga liqeni i Ohrit dhe ai i Prespës, teksa i cilëson si dy nga liqenet më të lashta në botë, me karakteristika dhe veçori unike.

    Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, dy nga liqenet më të lashta në Evropë, shtrihen në një zonë malore përgjatë kufijve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë. Liqenet kanë ekzistuar për të paktën 1 milion vjet dhe ndoshta edhe më gjatë.

    Sumica e miliona liqeneve në botë janë më pak se 18,000 vjet të vjetra dhe u formuan kur akullnajat u shkrinë në fund të Epokës së fundit të Akullnajave.Ohri është më i madhi dhe më i thelli nga të dy, me një thellësi mesatare prej 155 metrash. Prespa ka një thellësi mesatare prej 14 metrash.

    Gjeologët klasifikojnë 30 liqene në botë si më të lashta, në këtë kategori bëjnë pjesë Ohri dhe Prespa.

    Gjeologët klasifikojnë 30 liqene në botë si më të lashta, në këtë kategori bëjnë pjesë Ohri dhe Prespa.

    Pjesa më e madhe e ujit të liqenit të Ohrit vjen nga burimet nënujore, shkruan NASA.

    Në një studim të fundit, bazuar në afro katër dekada të vëzhgimeve të Landsat, shkencëtarët raportuan se Liqeni i Prespës humbi 7 për qind të sipërfaqes dhe gjysmën e vëllimit të tij midis viteve 1984 dhe 2020, me shumë mundësi për shkak të rritjes së tërheqjes së ujit për bujqësinë.

    Në liqenin e Ohrit ndodhen 200 lloje speciesh që nuk gjenden askund tjetër, këtu bëjnë pjesë kërmijtë e pazakontë, rosat dhe trofta.

    Liqeni i Ohrit mbrohet nga UNESCO-s dhe në disa raste është quajtur “Galapagos Evropian” ose një muze i fosileve të gjalla për shkak të biodiversitetit të tij të jashtëzakonshëm.

    <blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”en” dir=”ltr”>Lake Ohrid and Lake Prespa, two of Europe’s oldest lakes, lie in mountains along the borders of North Macedonia, Albania, and Greece. The lakes have persisted for at least 1 million years, possibly longer. Ohrid has a mean depth of 155m to Prespa&#39;s 14m. <a href=”https://t.co/Cp95gCKVGv”>https://t.co/Cp95gCKVGv</a> <a href=”https://t.co/JsTkPVS3Hd”>pic.twitter.com/JsTkPVS3Hd</a></p>&mdash; NASA Earth (@NASAEarth) <a href=”https://twitter.com/NASAEarth/status/1571138661420306433?ref_src=twsrc%5Etfw”>September 17, 2022</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>

  • Liqeni misterioz që askush s’guxon ta vizitojë

    Liqeni misterioz që askush s’guxon ta vizitojë

    Është ndër ata liqene që fshihen në vendet përrallore, por është njëkohësisht dhe liqeni që merr jetë njerëzish.

    Liqeni Karachay, në Rusi është shpallur zyrtarisht si vendi më i ndotur në planet. Afër këtij liqeni ka funksionuar një central bërthamor i cili më 29 shtator të vitit 1957 është mbyllur dhe pas një defekti në sistemin e ftohjes kishte sjellë shpërthimin e tij, ndërsa ekzistenca e këtij centrali bërthamor kishte qenë sekret deri në vitet e ’90-ta.

    Bashkimi Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore, kishte mbetur prapa me zhvillimin e arsenalit bërthamor krahasuar me Shtetet e Bashkuara, dhe kështu centrali bërthamor në Ozersk, është ndërtuar me nxitim në mes të viteve 1945 dhe 1948.

    Problemet ekologjike nuk janë marrë parasysh në veçanti në këto faza të zhvillimeve të programeve bërthamore. Që të gjashtë reaktorët bërthamorë ishin ndërtuar pranë liqenit të cilët kishin përdorur sistem të hapur të ftohjes, duke e derdhur ujin e kontaminuar sërish në liqen.

    Fillimisht mbeturinat e radioaktivitetit janë hedhur në një lumë afër tij. Më vonë liqeni Karachay është përdorur si një depo e hapur.

    Mirëpo, pas shpërthimit fatal të centralit bërthamor, banorët e qytetit të Ozerskut i cili asokohe quhej Majak janë evakuuar, kurse rrezatimi i lëshuar ishte vdekjeprurës.

    E pavarësisht evakuimit, një numër i madh i banorëve nuk dëshironin të zhvendoseshin, dhe kështu edhe sot thithin pluhur dhe ajër të kontaminuar, edhe pse mundohen ta shmangin kontaktin me liqenin. Gazetarët dhe reporterët lejohen të vizitojnë këtë zonë, por për të gjitha këto vendos FSB-ja ruse. Liqeni Karachay sot është i varrosur nën beton me qëllim që të mbajnë të mbyllura mbetjet radioaktive.